Rruga drejt suksesit – Imagjinata
Ka njerëz që i shohin gjërat siç janë dhe pyesin ‘pse’… Kurse unë imagjinoj gjërat që nuk kanë ndodhur dhe them ‘pse jo’ – George Bernard Shaw
Arritjet dhe sukseset e së sotmes janë imagjinatat dhe ëndrrat e së djeshmes…
Nëse e mendon pak këtë dhe shikon rreth teje, do të vëresh ndërtesat e larta, anijet madhështore dhe avionët… Pastaj, kur shikon gjërat që të rrethojnë si telefoni, televizori, aparatet fotografike, radioja, celulari, kompjuteri, gjen se të gjitha këto, një ditë ishin ëndrra dhe imagjinata të personave të tjerë… Ëndrrat janë pikënisja e çdo suksesi. Ato janë faktori kryesor për çdo arritje. Gjëja më e bukur e imagjinatës dhe e ëndrrave tona, është se ato janë të pakufishme.
George Bernard Shaw thoshte: “Imagjinata është pikënisja e inovacionit.”
Albert Ajnshtajn ka thënë: “Imagjinata është më e rëndësishme se njohuria.”
Ndërsa Fransis Bacon ka thënë: “Imagjinata i jep formë botës.”
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”