Që të kesh një të nesërme më të mirë, nxito që sot për të blerë CD që përmbajnë programe, dhe lëri ato të qëndrojnë gjithmonë në makinën tënde, me qëllim që të përfitosh sa më shumë nga ato shtatëqind orë që të humbasin çdo vit… Përveç kësaj, lexo të paktën njëzet minuta çdo ditë!…
Një fjalë e urtë kineze thotë: “Leximi për mendjen konsiderohet si sporti për trupin.”
Fransis Bacon thoshte: “Leximi e bën të plotë njeriun”
Një njeri që nuk lexon, nuk ka nivel më të lartë se ai që nuk di të lexojë fare… Mëso gjithçka që ka të bëjë me fushën e punës sate, që të bëhesh i veçantë në çdo gjë që ti bën. Duhet të marrësh pjesë në trajnime, seminare dhe ligjërata, të shikosh programe edukuese, të dëgjosh CD edukative dhe të lexosh sa më shumë…
Do të zbulosh se ti do të krijosh gjithmonë ide të reja dhe do të arrish të kesh informacione të shumta. Mëso një gjuhë të re… Unë personalisht kam mësuar të flas, të lexoj dhe të shkruaj në tri gjuhë, lexoj pesë libra në javë dhe dëgjoj të paktën dhjetë audio libra në javë… E gjitha kjo bën që të jem në kontakt me njerëz të mëdhenj, të cilët e kanë kaluar jetën duke shkruar libra.
Një filozof japonez thoshte: “Të ulesh nën dritën e qiriut, me një libër të hapur përpara teje, duke biseduar me persona nga breza që ti nuk i ke përjetuar, është një kënaqësi që nuk ka të krahasuar.”
Pas pesë vjetësh që tani, ti do të jesh i njëjti person, por e vetmja gjë që do të ndryshojë do të jenë librat që do të lexosh, njerëzit që do të takosh ose koha që do të pakësohet nga jeta jote.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”