Mobbing nuk është situatë por gjendje e rritjes së gabimeve dhe armiqësisë ndaj një personi dhe bëhet për një kohështrirje të gjatë kohore (muaj deri në vite). Mobbing është një formë specifike e përjashtimit shoqëror.
Mobbingu shkollor është veprim i llojit negativ, i cili bëhet prej një personi apo shumë personave ndaj një nxënësi , apo kundër një mësuesi, drejtori të shkollës apo prinderve – ose në të kundërtën. “Mobbing“ ka marrëdhënie, por shprehja përdoret shpeshherë gabimisht. Me këtë ekziston rreziku, që mobbingu i vërtetë me konsekuencat e veta të vështira dhe nuk mirret mjaft seriozisht.
Gjatë një grindje mes nxënësve, që zgjatë disa javë, nuk mundet të flitet për mobbing, sikurse nëse një fëmijë ka vështirësi të gjejë shoqëri, por që lihet në qetësi prej kolegeve.
Disa lloje të mobbingut zbulohen kështu:
• Mobbingu përmes dhunës fizike si: rrahjet, dëmtimet materiale, ngacmimet seksuale etj.
• Mobbingu verbal: Nxënesit për shkak të sjelljes së tyre, pamjes së tyre modës (nëse nuk e përcjellin), rezltateve në shkollë etj. më shumë fajalë tallëse sulmohen.
• Mobbingu i heshtur: përbuzje e pashprehur me fjalë, i lënë anash, në klasë është mjaft normale.
Karakteristikat e mobbingut:
• Mobbingu mund të ndodh prej një personi apo prej një grupi
• Mobbingu shquhet përmes një procedure sistematike, strategjike.
• Mobbingu bëhet për një kohë të gjatë.
• Mobbingu mund të ndodh direkt por edhe indirekt (përmes agresionit të hapur ose përmes intrigave ‘mbas shpine’, fizike dhe psiqike).
• Viktimat e mobbingut ndihen të nënshtruar dhe shikojnë fajin tek vetëvetja.
• Viktimat e mobbingut ndihen të diskriminuar dhe të izoluar nga shoqëria.
Secili në përditshmërinë shkollore mund të jetë “viktima“ apo edhe “vepruesi“. Gjinia, intelegjenca apo shtresa shoqërore nuk luajnë ndonjë rol vendimtar.
Mobbingu ka pasoja për të atakuarit dhe duhen të mirren seriozisht.
Përgatiti: Prinderimi.com
Burime: Elternbildung CH, www.elternbildung.ch