1. Trupi yt të takon ty!
Ti je i rëndesishëm, dhe trupi yt është unikat dhe i çmuar. Mund të jesh krenar me të. Mbi trupin tënd vendosë vetëm ti vetë, dhe ti ke të drejtë të vendosësh, si, kur, ku dhe prej kujt dëshiron të prekesh.
2. Ekzistojnë prekje të këndshme dhe të pakëndshme!
Ka prekje prej të cilave ndihesh mirë. Këto prekje janë të rëndësishme për të gjithë njerzit. Por ka edhe të t`jerë të cilat janë të çuditshme, që shkaktojnë frikë dhe dhimbje. Këto prekje guxon ti refuzosh. Ka njerëz që dëshirojnë të preken prej teje, që ti nuk dëshiron, P.sh në organet gjenitale. Askush nuk e ka të drejtë që të bindë apo që të detyron që ti ta prekësh nëse nuk dëshiron, edhe nëse i njeh këta njerëz apo edhe i do.
3. Ti ke të drejtë të thuash „JO“!
Ti ke të drejtë të thuash „jo„. Nëse ty të prekin, fëmijët, të rinjët apo të rriturit pa dëshirën tënde apo kërkojnë prej teje gjëra që ti nuk dëshiron, atëheër mund të thuash jo dhe të mbrohesh.
4. Ndjenjat e tua janë me rëndesi!
Ti mundesh të ju besosh ndjenjave tua. Ka ndjenja të këndshme, që ti ndihesh mirë. Por ka edhe që janë të pakëndshme. Ti ke të drejtë, që këto ndjenja të çuditshme dhe të pakëndshme, ti kesh dhe ti besosh atyre. Ato të tregojnë ty se diçka nuk është në rregull dhe nuk të bëjn mirë. Ti guxon ti shprehesh ndjenjat tua dhe të flasësh me ne për ato, edhe nëse ato janë ndjenja të vështira dhe ti mendon, që ato ndjenja nuk i përkasin një vajze apo një djali.
5. Besimi është i mirë, por edhe dyshimi i shëndoshë gjithashtu!
Shumë njerzë sillen në mënyrë shumë të shkathët nëse duan ti keqëpërdorin vajzat dhe djemt. Ata përpiqen ti fshehin synimet e tyre të vërteta. Tri pyetjet në vijim duhet të përgjigjesh me po, para se të dalësh ose para se të takohesh me një person:
1. Kam një ndjenjë të mirë?
2. E dinë prindërit e mi, apo personat e besueshëm ku jamë unë?
3. A mund të gjej ndihmë nëse më nevojitet?
6. Ekzistojnë sekrete të mira dhe të këqija!
Ka sekrete të mira të cilat na gëzojn dhe janë interesante. Por ka edhe sekrete të cilat të ngjallin frikë dhe të japin një ndjenjë të keqe. Këto sekrete, të cilat të japin një ndjenjë të keqe, duhet patjetër që të tregohen tutje, edhe nëse ke premtu, që nuk do të tregosh. Kjo nuk ka të bëj me padi.
7. Ti ke të drejtë të kërkosh ndihmë!
Nëse ty të rëndon një sekret i keq apo ti ke përjetu diçka të pakëndshme, të lutem që të më tregosh mua apo një personi tjetër të cilit i beson. Atëherë do të mund të ndihmojmë. Të lutem mos pusho së treguari gjerë sa të beson dikush. Na lejo që së bashku të mendojmë, se me cilët njerëz mund të flasësh për gjëra të „vështira“.
Përgatiti: Prinderimi.com
Burime: Elternbildung CH, www.elternbildung.ch