Pyeteni veten nëse sjelljet tuaja i krijojnë mundësi fëmijës tuaj për ta zhvilluar aftësinë e të shijuarit të pranisë së të tjerëve.
Unë…
- A i përkrah të gjitha ato që e ndihmojnë tim bir të jetojë lidhje të rëndësishme dhe të qëndrueshme?
- A bëj të mundur që im bir të hyjë në kontakt me sa më shumë njerëz të ndryshëm?
- A e ndihmoj jetën e tij shoqërore?
- A kaloj kohë me tim bir?
- A e përfshij ndonjëherë tim bir edhe në jetën time shoqërore?
- A flas pozitivisht në lidhje me jetën time shoqërore?
- A ndërtoj lidhje të ngushta me tim bir?
- A organizoj rituale familjare, që e forcojnë lidhjen me fëmijët e mi?
- A i jap hapësirën e duhur secilit prej fëmijëve të mi?
- A e trajtoj secilin prej fëmijëve të mi si një njeri unik dhe të ndryshëm nga të tjerët?
- A përcaktoj rregulla të qarta për t’i ndihmuar marrëdhëniet mes vëllezërve e motrave?
- A ua shpërblej harmoninë mes tyre?
- A e pranoj që im bir mund të jetë egoist?
- A i pranoj dhe ndihmoj sjelljet shoqërore që përkojnë me fazën e zhvillimit që po kalon fëmija im?
- A e ndihmoj t’i zhvillojë edhe më tej aftësitë e të folurit, sjelljes shoqërore dhe marrëdhënieve me të tjerët?
- A e ndihmoj t’i dallojë emocionet që përjeton?
- A e ndihmoj të zbulojë se ç’provojnë të tjerët, duke e vendosur në vendin e tjetrit?
- A e ndihmoj t’i bëjë vend vetes?
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”