Ndonjëherë ndodh që nëna, para problemeve që i shkaktojnë fëmijët, përdor metodën e kërcënimit, për t’iu dhënë fund problemeve. Ajo mund të përdorë një shprehje të tillë, e cila në atë moment mund të japë rezultatin që kërkon nëna, duke bërë që të ndalojnë rrëmujat në shtëpi. Por, në të njëjtën kohë, ajo ka ngulitur te fëmijët gjëra tjera negative, të cilat e vonojnë shfaqjen e gjenialitetit të fëmijës si një yll.
Prej tyre përmendim:
a. Bie autoriteti i nënës tek fëmija.
b. Nëna humbet mundësinë për t’i mësuar fëmijës metodën e bindjes.
c. Mbjell tek fëmija frikën nga ndëshkimi.
ç. I mëson atij metodën e kërcënimit, të cilën mund ta përdorë më vonë në jetën e tij.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”