Shpërqendrimi është një metodë e përdorur nga prindërit për të devijuar vëmendjen e fëmijëve nga çfarëdolloj ndjenje që ata mund të jenë duke përjetuar. Është një zakon i përdorur shpesh, por rrallëherë i përshtatshëm. Shpërqendrimi është një mashtrim dhe me fjalë të tjera, manipulimi që i bëhet fëmijës suaj, nuk ndihmon në zhvillimin e aftësisë së tij për të ndërtuar lumturinë.
Shikoni në sytë e një foshnje dhe nuk do të gjeni asgjë tjetër veç sinqeritetit. Unë besoj se fëmijët tanë, në çfarëdolloj moshe qofshin, nuk dëshirojnë asgjë më shumë sesa të njëjtën gjë nga ne. Kur i shpërqendron, prindi nuk tregon sinqeritet, por mashtrim. Gjithashtu, një fëmijë, mund ta përceptojë shpërqendrimin si fyerje të inteligjencës së tij.
Çfarë mesazhi transmeton shpërqendrimi? Parafytyroni sikur rrëzoheni në rrugë dhe lëndoheni keq në gju. Si do të ndiheshit nëse në vend që partneri juaj të tregojë interes dhe të përqendrohet te dhimbja që ndieni, te gjaku që ju rrjedh apo te sikleti që po provoni, të përpiqet t’jua largojë mendjen nga situata duke ju shpër qendruar apo duke ju premtuar që do t’ju lejojë të luani lojën tuaj të parapëlqyer në video-lojëra?
Nuk po them që shpërqendrimi duhet shmangur tërësisht, por nuk duhet përdorur si taktikë për manipulim. Për shembull, nëse fëmija juaj duhet të përmbushë një procedurë mjekësore, mund të rezultojë një metodë e mirë që t’i thuash atij se do ta ndiejë më pak dhimbjen nëse nuk përqendrohet te procesi i injektimit të gjilpërës, por te ndjesia që i japin gishtërinjtë e tu ndërsa përkëdhelin ballin e tij.
Në këtë shembull, ju nuk po përpiqeni që ta mash- troni atë, sepse ata janë të vetëdijshëm mbi atë që do të ndodhë, por ju jeni duke ia ofruar shpërqendrimin si një ngushëllim.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”