Në krye të pengesave më të mëdha të shfrytëzimit të mendjes dhe të vëmendjes qëndrojnë sheqerërat ushqimorë, ose sheqeri i thjeshtë. Në këtë kategori bëjnë pjesë sheqeri për gatim, ëmbëlsirat në përgjithësi dhe pijet me sheqer.
Puna komplikohet më keq nëse fëmija ka probleme me mungesën e vëmendjes. Nëse në kushtet e ndjeshmërisë së kortekstit frontal konsumohen ushqime me sheqer dhe me karbohidrate, gjendja shkon duke u përkeqësuar.
Humbja e vëmendjes sjell probleme në vendimmarrje, nervozizëm si pasojë e dështimit, tendosje në marrëdhëniet me të tjerët, mosrehati dhe lodhje të tepërt.
Sheqeri i parë është prodhuar para 5 shekujsh, nga kallami; kurse sheqeri i pastër (i rafinuar) përdoret që prej 2 shekujsh. Për sa i takon përhapjes masive të tij, daton qysh nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore. Përbërja humane e ka zhvilluar sistemin e tretjes falë ushqimeve që janë pjesë e natyrës prej mijëra vitesh.
Prindërit tanë e kanë përmbushur këtë nevojë përmes pemëve dhe perimeve. Sheqeri është një produkt artificial, jo i natyrshëm, që nuk përmban ato vitamina dhe minerale që gjejmë te ushqimet natyrore.
Përbërja e njeriut është e huaj përballë sheqerit, dhe ende nuk ka fituar një veti tretëse për të. Kjo strukturë, e cila ka mijëra vite që i ka fituar veçoritë për tretjen e proteinave, të karbohidrateve dhe yndyrërave bimore, të njëjtën gjë shfrytëzon edhe për sheqerërat e thjeshtë, dhe kjo rrjedhojë e pa- përshtatshme po i hap rrugën sëmundjeve të ndryshme gjithnjë e më shumë.
Sheqeri ose glukoza janë burimi kryesor i energjisë së trurit dhe niveli i sheqerit në gjak ndikon si në gjendjen shpirtërore, ashtu dhe te vëmendja e njeriut. Nëse niveli i sheqerit bie, ne ndihemi të përgjumur, të prirë për t’u bërë nevrikë dhe mund të kemi probleme në përqendrim. Kur sheqeri në gjak është i lartë, vëmendja humbet shumë lehtë.
Studimet kanë treguar se fëmijët shfaqin përqendrim dhe performancë më të larta në të mësuar nëse hanë një mëngjes të mirë. Edhe ata të rritur që hanë një mëngjes të shëndetshëm u kujtohen më shpejt gjërat dhe kanë aftësi më të mira memorizimi krahasuar me ata që hanë keq në mëngjes.
Te cilat ushqime ndodhen sheqerërat më të mirë dhe më të shëndetshëm për trurin e njeriut?
Te rrushi i zi (i thatë), që duhet të përdoret me gjithë farërat që përmban. Ky është ushqimi që tretet më shpejt nga truri i njeriut. Edhe kajsia dhe fiku i thatë janë jashtëzakonisht të shëndetshëm. Nga pemët e njoma, bananja ëshë shumë e dobish- me, por me kushtin që të mos konsumohet shumë.
Në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme për trurin bëjnë pjesë edhe vezët, mishi, kefiri, arrat dhe peshku, sepse, veç të tjerash, përmbajnë omega 3.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)