Ndjenja për unin
Ai fëmijë që e percepton veten si një zgjatim apo organ të nënës, rreth muajit të tretë nis ta ndiejë veten si një qenie ndryshe. Nga muaji i gjashtë, dalëngadalë nis të kuptojë se mund të ndikojë te sendet përreth, dhe në këtë mënyrë nis t’i drejtojë ato. Deri në muajin e nëntë nuk di për “vazhdi- mësinë e materies”. Kjo do të thotë se gjëja që nuk shohim është zhdukur tërësisht. Për këtë arsye, është shumë e dobi- shme që deri në këta muaj nëna të luajë lojën “Xee”. Deri në këtë periudhë nëna nuk duhet të largohet prej syve të fëmijës, domethënë duhet të rrijë me të sa më shumë që të jetë e mundur. Një nga shkaqet kryesore se pse fëmija i prek vazhdimisht gjërat apo sendet është testimi i vazhdi- mësisë së materies. Nëse doni që fëmija juaj të mos e humbë merakun për të mësuar dhe që të formojë ndjenjën e unit, ndërmerrni masat e duhura të sigurisë dhe lejoni që t’i për- ziejë sendet që ka përreth.
Lëreni të vishet e të zhvishet vetë. Ndoshta zgjedhja e ngjyrave do t’ju duket e çuditshme, por ani, s’ka gjë, sepse kjo e ndihmon në formimin e unit. Jini tolerantë nganjëherë ndaj “jo”-ve të tij/saj në mënyrë që t’i formohet uni.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që pas moshës dy- vjeçare të ketë një dhomë të veçantë. Akte si bërtitja, rrahja, detyrimi dhe dënimi në këta muaj kur formohet mirëbesimi elementar përbëjnë një goditje të fuqishme kundër sensit për unin dhe bazamentin e ngacmimeve.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)