Fëmija që reagon me vonesë
Ajo që ndien: Në fillim thotë se “këtu qenka shumë mirë për mua; qenka një vend argëtues”. Por, pas disa di- tësh apo javësh nis të pyesë: “Ku e kam mamin?”
Si duhet t’i qasemi?
Në fillim tregojini se sa bukur është argëtuar. Porositeni mësuesin/mësuesen që të merret pak më tepër me të. I thoni që t’i hapë rrugën e krijimit të lidhjeve me disa fëmijë me përvojë në atë grup ku bën pjesë.
Shënim
Mos e braktisni çerdhen me kërkesën apo reaksionin e parë të fëmijës. Nëse bëni durim, do të përshtatet. Kur ta lini në çerdhe, mos u largoni pa marrë aprovimin e tij. Pris- ni pak, se do t’ju thotë vetë që të ikni. Fëmija juaj adaptohet paksa me vonesë mbajeni mend këtë, se kështu do të sillet çdoherë kur të hyjë në mjedise të reja.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)