Buseja
Kur Buseja kaloi në klasën e tretë, edhe për nënën nisën ditë të sikleteve. Zgjimi i saj në mëngjes dhe veshja përbë- nin një punë shumë e rëndë. Çdo mëngjes kishte dhembje barku, ndaj dhe nuk e hante sillën. Në shkollë shkonte pa dëshirë, s’i dëgjonte fare mësimet. Kishte ardhur koha për t’u këshilluar me një ekspert. Si për inat të mëngjesit të mjegullt të Stambollit, erdhi një fëmijë që e ndriçoi dhomën me të qeshurën e tij. Buseja ishte shumë e lumtur, ngaqë atë ditë nuk kish vajtur në shkollë.
Nëna ishte e mendimit se Buseja nuk arrinte sukses ngaqë nuk përqendrohej te mësi- mi, se kishte probleme me detyrat, dhe për këtë arsye nuk donte të shkonte në shkollë. Me Busenë bëmë një punë shu- më të lezetshme dhe të frytshme. Nuk vuante nga shpër- qendrimi apo vëmendja, por nga diçka tjetër. Në fakt, Buse- ja nuk kishte probleme me shkollën dhe mësimin. Ajo për- ballej me problemin e “lidhjes”, gjë që i jepte ankthsa herë që hapeshin shkollat.
Po si lindi ky problem? Kur ajo mbushi katër vjeç, nëna e çoi në çerdhe. Ditën e parë ajo nuk u ndie mirë, gjë që është e natyrshme. Buseja donte të rrinte pranë nënës, ndërsa mësuesja e kundërshtonte. Nëna be- sonte se qëndrimi i Busesë në shkollë do ta vështirësonte përshtatjen e saj. Por, s’kishte çfarë të bënte, pasi i duhej të kthehej në shtëpi.
Ja si e përshkruan nëna e Busesë atë çast: “Profesor, zëri i saj dëgjohej deri në oborr!”
– Po të nesërmen çfarë ndodhi? – Nuk donte të shkonte, isha e detyruar ta çoja dhe e çova. Prapë qau, por më thanë se do përshtatet. – Sa zgjati kjo gjendje? – Rreth dy-tre muaj.- A ishte nevrike gjatë mbrëmjeve? – Po, u bë pak ag- resive, bënte shumë naze. – A përjetuat frikëra natën apo mendime se mund të ndodhte diçka e keqe? – Po. Në kushte normale flinte në dhomën e vet, por ato ditë m’u desh ta merrja në dhomën time. Për njëfarë kohe më fliste shpesh për vdekjen, por e lidhëm me gjyshen e sëmurë, duke men- duar se kjo gjendje lidhej me të. – Tani besoj e kuptoni më mirë se pse ka reaguar në këtë mënyrë? – Po, profesor, tani gurët kanë rënë në vendin e vet. E kuptoj shumë mirë. – Po t’ju ndodhte tani, a do ta kishit lënë vetëm? – Asnjëherë…
Deri në moshën 6-vjeçare, të gjithë përjetimet regjistro- hen në nënvetëdije. Çdo dije e regjistruar në nënvetëdije lë gjurmë në trup. Çdo ngjarje, gjendje, vend, pamje, zë, madje edhe çdo aromë ngjall ndjenja dhe reaksione të njëjta trupore. Mos thoni kurrë”aman”, “fjalë kot”.
Si do të reagonit në këtë moshë nëse do kalonte një mi nën këmbët tuaja? Ja, ky reaksion nga ana juaj është përsëritje e një sjelljeje kur keni qenë pesë vjeç, edhe nëse jeni katërdhjetë-vjeçar/e.
Buseja, që e lanë në çerdhe në moshën katër-vjeçare, ka menduar se nëna po e braktis, po heq dorë prej saj. Këtë ajo e ka përjetuar një muaj. Atëbotë i ishte lëkundur besimi te nëna, si rrjedhojë edhe vetëbesimi. Rrethi vicioz pat vijuar deri në këtë moshë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)