Inkurajimi është ushqim i shpirtit
Njerëzit e kanë si dobësi nevojën për inkurajim nga të tjerët, për respektin dhe vlerësimin e tyre. Kur kjo i nevojitet një të moshuari shtatëdhjetë vjeçar, atëherë sa ka nevojë për të një djalë pesëmbë- dhjetë vjeçar? Ne e duam shumë inkurajimin dhe komplimentet e të tjerëve, meqë nuk jemi të sigurt sa mirë kemi vepruar, sa i ndritshëm është suksesi ynë dhe sa mirë po veprojmë në sytë e të tjerëve përreth. Për të gjithë këtë, një element efikas në ndërveprimin me adoleshentët është inkurajimi i tyre, dhënia e komplimenteve për të arriturat e tyre dhe shfaqja e interesimit të vërtetë në çdo arritje të tyre. Ky është një element shumë i rëndësishëm në komunikimin e suksesshëm. Le t’i shtoj disa detaje për këtë çështje:
– Disa njerëz ngurrojnë të inkurajojnë dhe lavdërojnë sepse thonë se lavdërimi i adoleshentëve mund të shpie në ngadalësimin e hapit të tyre dhe në dështimin e tyre për të bërë më të mirën. Disa kanë përshtypje se lavdërimi i adoleshentëve mund të shpie në ndjenjën e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit. Këtyre u themi: ajo që ju brengos është legjitime dhe e arsyeshme, mirëpo do të shtoj edhe këtë se rezultatet negative që disa u druhen do të ndodhin nëse jemi të shpejtë në lavdërim me ose pa arsye. Sikur me çdo gjë tjetër, ne duhet të jemi mesatar në lavdërim dhe inkurajim. Gjithashtu, ne i japim komplimente adoleshentit për një të arritur të tij të saj dhe jo për një cilësi të lindur. Jo për dukjen e tij të saj, inteligjencën ose forcën fizike. Ne shmangim lavdërimin për një cilësi që u është dhënë, sepse lavdërimi nuk do të bëjë ndonjë përmirësim aty.
Çdo e arritur meriton kompliment dhe inkurajim, madje edhe kur të jetë më e vogël sesa është pritur. Arsyeja është se rrethanat e një adoleshenti dhe aftësitë e tij të saj janë mjaft të ndryshme nga ato të një adoleshenti tjetër. Një adoleshent i caktuar e shpreh këtë ankesë:
“Dita kur i mora rezultatet e provimit të maturës dhe dita kur e mora diplomën e shkollës së lartë ishte një ditë e pikëllueshme për mua. Familja ime priste të arrija pikët e mjaftueshme për t’u regjis- truar në fakultetin e mjekësisë, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse kam qenë i sëmurë natën para provimit të matematikës. Mora pak pikë në atë provim dhe u detyrova të regjistrohesha në fakultetin e inxhi- nierisë, jo në atë të mjekësisë. Familja ime nuk më uroi dhe isha i dëshpëruar për një javë. Ndryshe ishte situata e një fqinji tim, i cili nuk e kaloi testin e maturës vitin e kaluar, pastaj këtë vit e kaloi por me më pak pikë se unë. Mirëpo familja e tij e festoi suksesin e tij dhe i tha një dhuratë të shtrenjtë. Vërtet ndihem keq, i frustruar dhe me zemër të thyer.”
Kur të japim lëvdata dhe komplimente, inkurajimi ynë duhet të ndihet, të jetë i vërtetë dhe të mos përmbajë fjalë si: “Ajo që e ke bërë është e madhe, por sikur të dëgjonit këshillën time do të arrinit më shumël” ose: “Po, është e shkëlqyeshme ajo që e keni bërë, edhe pse sfida e vërtetë po vjen. Pasi ta kapërcesh atë, do të meritosh urimet e mëdha.”
Inkurajimi i adoleshentëve dhe dhënia e komplimenteve për ta do të jetë shumë e çmuar në sytë e tyre dhe kanë shumë nevojë për të sepse shpesh kanë brenda vetes beteja të vështira, të cilat mund të mos vërehen prej familjes. Ata shpesh kanë një moral shumë të ulët dhe janë në dyshim nëse janë të pajisur për të kapërcyer me sukses sfidat e jetës. Disa dridhen nga presioni i mësimeve, ose presioni i lëndëve të caktuara. Disa adoleshentë ndjejnë dhimbje të madhe sepse anashkalohen ose tallen nga shokët. Në të gjitha këto raste, adoleshenti ka shumë nevojë për mbështetjen e familjes.
– Inkurajimi nuk duhet të kufizohet vetëm në fjalë lavdëruese. Duhet t’u japim edhe ndonjë dhuratë të përshtatshme kur paraqitet rasti. Kontakti fizik gjithashtu është i domosdoshëm, si përqafimi, mbajtja e dorës, rrahja e supeve, përkëdhelja e kokës, buzëqeshja etj. Gjuha e trupit është shumë efektive në transmetimin e ndjenjave tona për adoleshentët, sidomos kur vijnë në vizitë të afërmit ose miqtë.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)