Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Zhvillimi i të folurit dhe gjuhës: Fazat e zhvillimit dhe roli i logopedisë
Aktualitete

Zhvillimi i të folurit dhe gjuhës: Fazat e zhvillimit dhe roli i logopedisë

PrinderimiBy PrinderimiNovember 7, 2025No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Gjuha është një nga arritjet më të ndërlikuara dhe më mbresëlënëse të zhvillimit njerëzor. Ajo ndërtohet përmes ndërveprimit të pjekurisë biologjike, zhvillimit kognitiv dhe ndikimit të mjedisit/Zyla Musliu

Zhvillimi gjuhësor përfshin një proces të ndjeshëm, që nis në periudhën para lindjes dhe vazhdon gjatë gjithë fëmijërisë, duke kaluar nëpër disa faza thelbësore. Të dhënat nga National Institute on Deafness and Other Communication Disorders (NIDCD) tregojnë se tre vitet e para të jetës janë periudha më intensive për përvetësimin e të folu­rit dhe gjuhës.

Hapesire-reklamuese

Fazat e zhvillimit të gjuhës dhe të të folurit

Periudha para-gjuhësore (0–12 muaj): vendosja e themeleve

Edhe pse fëmija ende nuk përdor fjalë, kjo fazë është thelbësore për ndërtimin e bazës së mëvonshme të gjuhës. Zhvillimi fillon me vokalizime refleksive, si të qarat, kollitjet apo lemzat, që janë reagime fiziologjike ndaj nevojave bazike. Edhe në këtë periudhë të hershme, foshnja tregon ndjeshmëri ndaj zërit të njeriut, veçanërisht ndaj zërit të nënës, duke krijuar themelet për përvetësimin e mëvonshëm të gjuhës. Për shembull, në moshë 0-3 muajsh bebëzat reagojnë ndaj zërit dhe fillojnë të bëjnë vokalizime të thjeshta.

Nga muaji i dytë deri në të katërtin, shfaqet gugatja – prodhimi i tingujve zanorë si “a”, “oo”, “ee”, që shpesh ndodhin gjatë ndërveprimit shoqëror me prindërit. Kjo është faza e parë e vetëdijshme e komunikimit, ku fëmija reagon dhe pret përgjigje.

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Në muajt pasues, rreth moshës 4–6 muajsh, fëmija hyn në fazën e belbëzimit kanonik, duke përsëritur rrokje të thjeshta si “ba”, “da”, “ma”. Kjo tregon kontroll më të mirë mbi aparatin e të folurit dhe përgatit terrenin për të folurën e vërtetë. Studiime logopedike tregojnë se prodhimi i tingujve dhe organizimi fonetiko-fonologjik tek foshnjat është një proces kompleks motorik dhe perceptiv.

Nga 6 deri në 12 muaj, belbëzimi bëhet më i pasur dhe i ndryshueshëm. Shfaqet “zhargoni”, një mënyrë komunikimi që imiton ritmin dhe intonacionin e të rriturve. Në fund të kësaj periudhe, fëmija fillon të kuptojë fjalë të thjeshta dhe urdhra bazikë, duke vendosur themelet e kuptimit gjuhësor.

Fjalët e para (10–18 muaj): shfaqja e kuptimit

Në këtë fazë, fëmija fillon të artikulojë fjalët e para me kuptim, zakonisht të lidhura me mjedisin e tij të afërt (“mama”, “baba”, “topi”). Këto fjalë shpesh funksionojnë si holofraza, që mbartin kuptime të plota, p.sh. fjala “ujë” mund të nënkuptojë “dua ujë” ose “ku është uji?”.

Në këtë periudhë ndodh edhe zgjerimi dhe kufizimi semantik, ku fëmija mund të përdorë një fjalë për shumë objekte (“qen” për të gjitha kafshët me katër këmbë) ose ta kufizojë vetëm për një (vetëm qeni i shtëpisë). Këto janë faza normale të ndërtimit të kuptimit gjuhësor.

Sipas literaturës, fëmijët zakonisht arrijnë rreth 50 fjalë të njohura në moshën 18-24 muajsh dhe fillojnë të formojnë fraza të dy-fjalëve.

Faza e dy fjalëve (18–24 muaj): fillimet e gramatikës

Në këtë periudhë, fëmija fillon të kombinojë dy fjalë në fraza të thjeshta. Këto quhen shprehje telegrafike, sepse përmbajnë vetëm fjalët përmbajtjesore (emra dhe folje), duke lënë jashtë fjalët funksionale. Megjithatë, rendi i fjalëve dhe mënyra e kombinimit tregojnë fillimin e ndërtimit sintaksor dhe kuptimin e marrëdhënieve gjuhësore.

Faza e shumë fjalëve (24+ muaj): zgjerimi i horizonteve gjuhësore

Pas moshës dyvjeçare, zhvillimi gjuhësor përshpejtohet. Fëmijët përjetojnë një “shpërthim të fjalorit”, duke mësuar shumë fjalë të reja çdo javë. Aftësia për të ndërtuar fjali më të gjata dhe më të ndërlikuara përmirësohet paralelisht me zhvillimin kognitiv dhe shoqëror.

Ata fillojnë të zotërojnë rregullat bazë të gramatikës, si rendi i fjalëve, përdorimi i shumësit apo i kohëve. Gabimet gramatikore që shfaqen në këtë fazë janë normale dhe tregojnë procesin aktiv të mësimit.

Në të njëjtën kohë zhvillohen aftësitë narrative. Fëmija fillon të tregojë ngjarje, të përshkruajë përvoja dhe të ndërtojë rrëfime të thjeshta, duke përforcuar aftësitë logjike dhe kujtesën.

Zhvillimi i mëvonshëm gjuhësor (3+ vjet): përsosje dhe zgjerim

Pas moshës trevjeçare, gjuha bëhet gjithnjë e më e pasur dhe e strukturuar. Fëmijët përmirësojnë gramatikën, rrisin fjalorin dhe përshtatin mënyrën e të folurit sipas situatave.

Ata zhvillojnë aftësitë pragmatike, duke mësuar të përshtatin tonin, mënyrën e komunikimit dhe radhën në biseda. Fëmijët mësojnë të kuptojnë humorin, mirësjelljen dhe nënkuptimet shoqërore.

Zhvillohet gjithashtu ndërgjegjësimi metagjuhësor – aftësia për të reflektuar mbi gjuhën, për të kuptuar rimat, lojërat me fjalë dhe rregullat gramatikore, çka shërben si bazë për zhvillimin e leximit dhe shkrimit. Sipas një burimi të specializuar, fëmijët në këtë fazë fillojnë të përdorin strukturat narrative dhe të kuptojnë marrëdhënie shkak-pasojë në rrëfimet e tyre.

Teoritë mbi përvetësimin e gjuhës

  1. Teoria nativiste (Chomsky) – njeriu lind me një mekanizëm të lindur për përvetësimin e gjuhës (LAD), që i mundëson të mësojë gjuhën në mënyrë natyrale dhe universale.
  2. Teoria bihevioriste (Skinner) – gjuha mësohet përmes imitimit dhe përforcimit; fëmija shpërblehet për përdorimin e saktë të fjalëve.
  3. Teoria e ndërveprimit shoqëror (Vygotsky, Bruner) – thekson rëndësinë e ndërveprimeve me të rriturit si faktor kryesor në zhvillimin gjuhësor.
  4. Teoria kognitive (Piaget) – lidh zhvillimin e gjuhës me zhvillimin e të menduarit; sa më të përparuara aftësitë mendore, aq më i pasur shprehet fëmija në gjuhë.

Logopedët japin alarmin: Teknologjia po dëmton fëmijët e vegjël

Këto teori mbështesin qasjet logopedike që përdoren në praktikë për të planifikuar intervenime të bazuara dhe individuale.

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e gjuhës

  • Gjenetika: përbërësi biologjik ndikon në aftësinë për të mësuar gjuhën.
  • Mjedisi: ekspozimi ndaj një mjedisi të pasur gjuhësor, leximi dhe komunikimi i përditshëm janë thelbësorë. Sipas NIDCD-së, fëmijët zhvillojnë më mirë gjuhën në një ambient me stimuj të shpeshtë dhe përditshëm.
  • Faktorët socioekonomikë: mund të ndikojnë përmes qasjes në libra, materiale edukative dhe cilësinë e ndërveprimit.
  • Neurologjia: dëmtimet në zonat e Brokës apo Wernicke-s shkaktojnë vështirësi në prodhimin ose kuptimin e të folurit.
  • Dëgjimi: humbja e dëgjimit ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e të folurit; ndërhyrja e hershme është vendimtare.
  • Aftësitë kognitive dhe sociale: kujtesa, vëmendja dhe zhvillimi emocional ndikojnë në ritmin e përvetësimit gjuhësor.

Çrregullimet e gjuhës

Çrregullimi specifik i gjuhës (SLI): vështirësi në gramatikë, fjalor dhe fonologji, pavarësisht inteligjencës normale.
  • Çrregullimi i spektrit autik (ASD): ndikon në komunikim dhe ndërveprim social, me vështirësi pragmatike dhe shprehëse.
  • Apraksia e të folurit (CAS): çrregullim motorik që prek planifikimin e lëvizjeve të nevojshme për të folur.
  • Çrregullimet fonologjike: vështirësi në shqiptimin e saktë të tingujve dhe modeleve zanore.
    Për shembull, sipas dokumenteve të specializuara në logopedi, vonesa në belbëzim kanonik ose mungesa e tij mund të jetë parashikues i vonesave në zhvillim gjuhësor.

Vlerësimi dhe ndërhyrja logopedike

Zhvillimi i të folurit dhe gjuhës është një proces i ndërlikuar dhe i mahnitshëm, që nis me të qarat e para dhe përfundon me aftësinë për të komunikuar në mënyrë të sofistikuar. Njohja e fazave, faktorëve dhe çrregullimeve gjuhësore është thelbësore për ndërhyrje të hershme dhe efikase. Roli i logopedisë mbetet qendror: vlerësimi, parandalimi dhe trajtimi i vonesave gjuhësore sigurojnë zhvillim të shëndetshëm komunikues dhe social për çdo fëmijë

Vlerësimi logopedik përfshin përdorimin e testeve të standardizuara, analizën e mostrave të gjuhës, pyetësorët për prindërit dhe vëzhgimin e ndërveprimeve të fëmijës. Qëllimi është identifikimi i vonesave, çrregullimeve dhe përcaktimi i planit terapeutik të personalizuar. Burimet klinike sugjerojnë se është e rëndësishme të bëhet vlerësimi brenda periudhës kritike (mosha 0-3 vjet) për efekt maksimal.

Ndërhyrjet logopedike përfshijnë:

  1. Terapinë e drejtpërdrejtë të të folurit dhe të gjuhës;
  2. Ushtrime për përmirësimin e kuptimit dhe përdorimit gjuhësor;
  3. Edukimin e prindërve për strategjitë mbështetëse në shtëpi;
  4. Përdorimin e mjeteve alternative (AAC) për komunikim – veçanërisht në raste me vështirësi të rënda ose motorike. Këshillat e logopedëve nënvizojnë se “sa më herët, aq më mirë” në rastin e ndërhyrjeve gjuhësore.

Pse lidhen vonesa në të folur me shpërthimet nervozizmi?

Dygjuhësia dhe ndërhyrja e hershme

Dygjuhësia nuk shkakton vonesa gjuhësore. Fëmijët që mësojnë dy gjuhë kanë shpesh fjalor më të vogël në secilën, por aftësi të përgjithshme të barabarta me njëgjuhëshit. Për më tepër, dygjuhësia ndikon pozitivisht në fleksibilitetin kognitiv dhe ndërgjegjësimin metagjuhësor. Burimet tregojnë që fëmijët dygjuhësh përfitojnë nga praktikat logopedike që senzibilizojnë për dy sisteme gjuhësore dhe protektorë të zhvillimit gjuhësor.

Ndërhyrja e hershme është thelbësore për fëmijët me vonesa ose çrregullime gjuhësore, pasi truri është më i pranueshëm ndaj terapisë në vitet e para. Ajo ndihmon në arritjen e potencialit të plotë komunikues, në zhvillimin emocional dhe në përgatitjen për sukses në shkollë. /Telegrafi/

Fëmijët Fjalët Fjalët e para Gugatja logopedia Para-gjuhësia Zhvillimi zhvillimi gjuhësor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse ka rëndësi të madhe mirësia dhe bujaria?
Next Article Si ta bëni fëmijën tuaj të ndihet i sigurt dhe i lumtur çdo ditë?
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,270

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,118

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,270

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,118

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.