Një pjesë e nevojave janë të lindura. Këto janë nevojat “bazë” që shfaqen që në çastin kur foshnja vjen në jetë. Janë identike tek çdo foshnje dhe janë të natyrshme. Këto nevoja përbëjnë bazën e rrugëtimit të foshnjës drejt rritjes. Mospërmbushja e nevojave të natyrshme do të thotë se foshnja nuk mund të vazhdojë të jetojë; kjo gjë rezulton me vdekje.
Disa nevoja të tjera nuk janë të lindura, por shfaqen më vonë gjatë jetës. Këto janë “nevoja zhvillimore”. Ndonëse nevojat zhvillimore mund të shfaqen në kohë të ndryshme sipas natyrës së çdo fëmije, ekzistenca e tyre si nevoja është pjesë e natyrës njerëzore.
Një pjesë e nevojave nuk përbëjnë domosdoshmëri, por krijohen si të tilla si pasojë e zakoneve gjatë pe- riudhave të ndryshme te jetës. Këto i quajmë “nevoja të shtuara” ose “zakone të shndërruara në nevojë”. Për të dhënë një shembull nisur nga kjo e fundit: Duhani nuk është nevojë. Por, nëse personi e përdorë për njëfarë kohe, ai bëhet “zakon i shndërruar . në nevojë”. Megjithëse në fillim nuk ishte nevojë, me vazhdimin e zakonit tek personi, kthehet në një nevojë që u shtohet nevojave të tjera.
Këtë listë mund ta zgjerojmë… Dhuna nuk është nevojë për njeriun, por për një fëmijë që është mësuar të rrëmbejë lodrat e vëllait apo të motrës në këtë mënyrë, tashmë është kthyer në nevojë.
Po kështu, të parit televizor, vozitja në internet apo përdorimi i kompjuterit, nuk janë nevoja, por kur fëmija merret dendur me këto mjete teknologjike, pas njëfarë kohe kjo gjë për të kthehet në nevojë.
Të çfarëdo lloji qofshin nevojat, kur ato nuk përmbushen krijojnë “tendosje emocionale” tek nje- riu dhe kjo tendosje herë-herë kthehet në agresivi- tet ose dhunë. Parë nga kjo pikëpamje, një pjesë e madhe e sjelljeve agresive janë sjellje të pafajshme që synojnë heqjen e pengesave drejt përmbushjes së nevojave.
Për shembull, për një fëmijë që e ka bërë zakon të shohë televizor, kjo gjë pas njëfarë kohe kthehet në nevojë. Kjo nevojë e lindur pasi nuk ekzistonte më parë, tashmë është bërë pjesë e personalitetit të fëmijës. Nëse kjo nevojë që është bërë pjesë e per sonalitetit nuk përmbushet, kjo gjë krijon tendosje tek personi dhe kjo tendosje e shtyn atë në sjellje agresive për ta hequr atë çka e pengon të shohë te- levizor. Nëse nëna e fëmijës që i është bërë zakon të shohë televizor, ia fik këtë të fundit duke i thënë “Mjaft pe televizor!”, fëmija reagon duke shfaqur sjellje agresive. Në fakt, kjo sjellje e fëmijës është tejet e pafajshme, sepse sinjalet, tingujt dhe efektet televizive që fëmija ka marrë për njëfarë kohë, janë shndërruar në nevojë për të dhe fëmija përpiqet ta përmbushë këtë nevojë.
Këtë rregull të përgjithshëm mund ta vëmë re në të gjitha sjelljet e fëmijëve. Për këtë arsye, kur i ofrojnë një mundësi fëmijës, prindërit duhet të marrin parasysh nëse kjo mundësi i nevojitet apo jo fëmijës për zhvillimin e tij.
Një prind që fillon t’i blejë patatina fëmijës për të mos ia prishur, edhe pse patatinat nuk përbëjnë nevojë për fëmijën, kur të dojë ta ndërpresë këtë nevojë të bërë zakon, do të përballet me reagimin e dhunshëm të fëmijës.
Shembujt e mësipërm të dhënë për të bërë të qartë çështjen, janë nevoja negative, por ka edhe sjellje që mund të shndërrohen në nevoja pozitive.
Për shembull, në fillim fëmija nuk e ndjen nevojën për pastërti. Por, tek fëmijët të cilët pastërtinë dhe rregullin e fitojnë me ndjenjën e përkatësisë bren- da familjes, pastërtia, rregulli dhe edukata mund të shndërrohen në nevojë. Një fëmijë i tillë, nëse i ka duart të papastra kur ulet për të ngrënë, bezdiset ngaqë nuk e ka përmbushur nevojën e pastërtisë. Po ashtu, bezdiset edhe kur dhoma e tij nuk është në rregull. Madje, nëse dikush e pengon rregullimin e dhomës, reagon ndaj tij dhe përpiqet ta vazhdojë rregullin.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”