Është mësuesi që vlerëson nxënësit, por kësaj here është radha e nxënësve për t’i vlerësuar mësimdhënësit e tyre që këta të fundit të ripërtërijnë licencën e karrierës.
Ata do t’i përgjigjen një pyetësori kur mësimdhënësi do t’i përgjigjet një pyetësori të brendshëm të performancës.
Haxhi Metaj, drejtor i shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë një gjë të tillë e vlerëson të rëndësishme.
“Ne shumicën e nxënësve i kemi të mirë dhe vlerësimin e bëjnë shumë real”, ka thënë ai për T7, shkruan Albanianeducation.net.
Nga SBASHK-ut tregogen skeptik.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, thotë se nxënësi mund të hidhërohet me mësuesin që është i ashpër te nota dhe mund të ndikojë te vlerësimi.
“Por le të jetë edhe kjo mundësi”, thotë ai.
Vlerësimi i nxënësve për mësimdhënësit e tyre do të ndikojë 10% në pikët e fituara që mësimdhënësit për të vazhduar licencën e punës, vlerësimi nga drejtori është 40%, vetvlerësimi nga mësimdhënësit 25% dhe vlerësimi nga kolegët 25%.