PIRJA E DUHANI NGA VAJZAT
Fatkeqësisht edhe në klasën tonë, vajzat po e pijnë duhanin, zakonisht ato që nuk mësojnë dhe nuk sillen mirë. E vendi i tyre i preferuar përveç klasës, është edhe në banjo. Sa e çuditshmel Marrin leje për të shkuar në banjo, por këtë e shfrytëzojnë për qëllime tjera.
Ja një ditë si ndodhi gjatë një ore të mësimit. Dy shoqe të klasës i kërkuan leje profës, që të shkonin në banjo. Ai u dha leje i habitur se paska banjo në shkollë! Pasi u kthyen, profa i kritikoi për vonesë. I qortoi edhe pse u vinte era e duhanit. Ato u stepen gjoja se të habitura dhe nuk e pranonin gabimin. Në mesin e nxënësve filluan pëshpëritjet. Fjalet i shprehnin me mimika të ndryshme.
Atëherë u kuptua që vërtet kishin pirë duhan. Njëra nuk e pranoi, po tjetra foli me kokën lart Nuk është bërë nami, kishte thënë. Se pirjen e duhanit e kishte të lejuar nga prindërit. Profa mbeti pa koment dhe më vonë u bisedonte me kujdestarin. Por, asaj as syri vër tha të nuk i bëri. Nuk iu tremb syri, sepse e dinte që askush nuk merr masa për këtë gjë.
Vërtet ashtu edhe ndodhi. Rregullat e shkollës u thyen, por ajo nuk u ndëshkua. Edhe në mësime ishte e dobët. Mbeti në provim, dhe falë intervencave të forta, sërish është në klasën tonë. D.m.th. nuk po merret asgjë konkrete për gjestet jo të mira që ndodhin në shkollë, e ato po vazhdojnë rrugën e vet. Prandaj me të drejtë pyes ku po shkon shoqëria jonë sot, me këto dukuri të shëmtuara? Vallë, do t’i dënojë koha ata, që nuk i pengojnë, apo ndoshta po ndikojnë indierkt në përhapjen e dukurive te tilla!?
Prof. Xhevahire Morina