Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Ushqimi»Ushqime të pasura me proteina për fëmijë (Udhëzime dhe tabela grafiku)
Ushqimi

Ushqime të pasura me proteina për fëmijë (Udhëzime dhe tabela grafiku)

PrinderimiBy PrinderimiSeptember 25, 2024No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Proteina është një lëndë ushqyese thelbësore për fëmijët. Mësoni sa proteina u nevojiten atyre çdo ditë dhe si të përzgjidhni ushqimet e pasura me proteina që fëmijët tuaj do t’i shijojnë.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
    • Burime të mira të proteinave për fëmijët:
    • Proteina në një dietë të balancuar
  • Burime të mira të proteinave për fëmijët

Burime të mira të proteinave për fëmijët:

  • Pse është e rëndësishme proteina për fëmijët?
  • Sa proteina duhet të konsumojnë fëmijët?
  • Cilat janë ushqimet e pasura me proteina për fëmijë?

Proteina në një dietë të balancuar

Sigurimi që fëmijët tuaj konsumojnë një dietë të ekuilibruar është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Një nga komponentët kryesorë të kësaj diete është proteina, e cila shpesh ngre pyetje nëse fëmija juaj po merr mjaftueshëm prej saj.

Së pari, është e rëndësishme të dini se mungesa e proteinave është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Shumica e prindërve nuk kanë arsye të shqetësohen për sasinë e proteinave që konsumojnë fëmijët e tyre, pasi një analizë e vitit 2018 tregoi se pjesa më e madhe e popullsisë arrin ose tejkalon kërkesat e rekomanduara për proteina. Megjithatë, gratë adoleshente (14-18 vjeç) kanë tendencë të kenë nivele më të ulëta të konsumit të proteinave.

Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që proteinat luajnë në organizëm, ky është një lajm i mirë. Përfshirja e një shumëllojshmërie burimesh proteinash cilësore në dietën e fëmijës tuaj, veçanërisht nëse ai është një ngrënës i kujdesshëm, do të ndihmojë trupin e tij të marrë energjinë e nevojshme, të sigurojë rritje të shëndetshme dhe të forcojë sistemin imunitar.

Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së proteinave për fëmijët dhe si të siguroheni që ata po konsumojnë sasinë e mjaftueshme.

Burime të mira të proteinave për fëmijët

Ka shumë ushqime të shijshme dhe ushqyese që në brendësi kanë shumë proteina. Ofroni këto ushqime fëmijëve tuaj për t’u siguruar që ata marrin proteina në dietën e tyre:

  • Fasule
  • Vezë
  • Peshk
  • Arra
  • Mish pa dhjamë
  • Bizele
  • Mishi i shpendëve
  • Qumësht me bazë bimore
  • Farërat

Pse është e rëndësishme proteina për fëmijët?

Proteina është një pjesë thelbësore e dietës për shkak të funksioneve të saj kritike në organizëm. Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm që muskujt përbëhen nga proteina, por një fakt më pak i njohur është se aminoacidet, blloqet ndërtuese të proteinave janë të pranishme pothuajse në çdo qelizë të trupit.

Përveç kësaj, proteinat transportojnë molekula të ndryshme nëpër trup dhe veprojnë si antitrupa, duke ndihmuar në luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Ato gjithashtu funksionojnë si lajmëtarë në shumë procese biologjike.

Nga këndvështrimi ushqimor, proteina është e rëndësishme sepse tretet më ngadalë se karbohidratet, gjë që ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak gjatë një vakti të përzier me proteina dhe karbohidrate, duke ju bërë të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohe pas ngrënies.

Sa proteina kanë nevojë fëmijët?

Kërkesat për proteina varen nga mosha dhe pesha e fëmijës. Deri në moshën 14 vjeçare, rekomandimet për proteinat janë të njëjta për të dy gjinitë. Në fazën e adoleshencës (14-19 vjeç), këto kërkesa rriten disi për ata që kalojnë pubertetin maskulinizues (meshkujt), pasi pritet që të zhvillojnë më shumë masë muskulore dhe të kenë një peshë më të lartë sesa ata që përjetojnë pubertet feminizues (femrat).

Udhëzimet dietike janë një pikënisje e mirë, por nevojat ushqimore dhe sasia e proteinave duhet të vlerësohen individualisht. Sipas rekomandimeve të MyPlate, sasia ditore e proteinave për fëmijët ndryshon në varësi të moshës dhe aktivitetit:

 Mosha Ekuivalenti i ushqimit
2-3 vjeç  2 deri në 4 ons
4-8 vjeç  3 deri në 5,5 ons
9-13 vjeç  5 deri në 7 ons
Femra pubertet 14-18 vjeç  5 deri në 7 ons
Mask. pubertet 14-18 vjeç  5,5 deri në 7 ons

Shënim: Një ons është i barabartë me rreth 28.35 gram. Në kontekstin e ushqimit, një ons përdoret shpesh për të matur sasinë e ushqimeve, sidomos për përbërës të tillë si mishi, peshku, arrat dhe drithërat.

Ushqime të pasura me proteina për fëmijë

Aminoacidet që përbëjnë proteinat ndahen në dy kategori kryesore:

  • Aminoacidet esenciale: Këto nuk prodhohen nga organizmi dhe duhet të sigurohen përmes dietës.
  • Aminoacidet joesenciale: Trupi mund t’i prodhojë vetë.

Ndërkohë që proteinat me bazë shtazore ofrojnë shumicën e aminoacideve esenciale të nevojshme për rritje dhe zhvillim, një dietë e ekuilibruar me bazë bimore mund të sigurojë gjithashtu proteina me cilësi të lartë. Fëmijët që ndjekin dieta vegjetariane ose vegane kanë mundësi të shumta për të zgjedhur, duke përfshirë drithërat, qumështin e fortifikuar me bazë bimore, fasule, bizele dhe tofu (Tofu është një produkt ushqimor i përgatitur nga qumështi i sojës dhe përdoret shpesh si një burim i rëndësishëm proteinash).

Nëse dieta e fëmijës tuaj përfshin ushqime si vezë, mish pa yndyrë ose peshk dhe produkte qumështi si djath dhe kos (çdo ditë), ka shumë gjasa që të përmbushë nevojat e përditshme për proteina. Gjithashtu, ushqime si soja, fasulet, thjerrëzat, bizelet, arrat, farat dhe drithërat si amaranti dhe quinoa janë burime të shkëlqyera proteinash me bazë bimore (Amaranti dhe quinoa janë drithëra të cilësuara si superushqime për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë ushqyese, veçanërisht proteinave, fibrave dhe mineraleve. Në Kosovë përdoren shumë pak ose fare për shkak të vështirësisë për t’i hasur në dyqane)

Madhësia e porcionit

Një ons (rreth 28 gramë) ushqim i pasur me proteina siguron rreth 7 gram proteina. Një ons përkthehet në:

  • 1 ons mish, shpendë ose peshk
  • 1 vezë e madhe
  • 1/4 filxhan tofu
  • 1/4 filxhan fasule ose thjerrëza të gatuara
  • 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku

Grafiku më poshtë tregon se sa proteina ofron një porcion i secilit ushqim dhe si krahasohet kjo sasi me kërkesat ditore për proteina të fëmijës tuaj:

Ushqimi Për të servyer: Proteina (gram) Mosha 4 deri në 8 Mosha 9 deri ne 13
Pulë, mish ose peshk 3 ons 21 111% 62%
Thjerrëzat ose fasulet, të gatuara 1/2 filxhan 9 47% 27%
Qumësht ose qumësht soje 1 filxhan 8 42% 24%
Tofu 1/4 filxhan 7 37% 21%
Djathë 1 ons/fetë 7 37% 21%
Hummus 1/3 filxhan 7 37% 21%
Gjalpë kikiriku 2 lugë gjelle 7 37% 21%
Vezët 1 i madh 6 32% 18%
Arra 1/4 filxhan 6 32% 18%
Bukë integrale 2 feta 6 32% 18%
Kos 1 (6 ons) enë 5 26% 15%
Kuinoa, e gatuar 1/3 filxhan 3 16% 9%
Oriz ose makarona, të gatuara 1/3 filxhan 3 16% 9%

Mos harroni se madhësitë e porcioneve nuk bazohen në nevojat individuale. Për shembull, tabela e mësipërme nuk sugjeron që një fëmijë midis moshës 4 dhe 8 vjeç duhet të konsumojë saktësisht 3 ons pulë ose 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku në një vakt. Këto janë thjesht masa referuese për të kuptuar se sa proteina ofrojnë këto ushqime.

Është e rëndësishme të theksohet se, përveç rasteve specifike të kushteve shëndetësore, nuk ka nevojë të gjurmoni me saktësi se sa gram proteina konsumon fëmija juaj çdo ditë. Në vend të kësaj, njihni ushqimet e pasura me proteina dhe sigurohuni që t’i ofroni ato gjatë gjithë ditës, së bashku me karbohidratet dhe yndyrat.

Proteina në një dietë të ekuilibruar

Mos harroni se vetëm 10% deri në 30% e energjisë që marrin fëmijët duhet të vijë nga proteinat, ndërsa pjesa tjetër duhet të sigurohet nga karbohidratet dhe yndyrat. Ofrimi i një shumëllojshmërie ushqimesh gjatë javës ndihmon në ndërtimin e një diete të pasur me lëndë ushqyese. Një dietë e shëndetshme për fëmijët duhet të përfshijë gjithashtu ushqime të pasura me kalcium dhe hekur, të cilat janë thelbësore për rritjen e muskujve dhe forcimin e kockave.

Marrja e lëndëve ushqyese të fëmijës duhet të vlerësohet gjatë një ose dy javësh, jo në një ditë të vetme. Nuk ka nevojë për të numëruar apo mbajtur shënim saktësisht gjithçka që hanë. Fokusohuni në ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me ushqimin, ndërsa e ekspozoni fëmijën ndaj një shumëllojshmërie ushqimesh.

Këshilla për ushqyerjen e fëmijëve

Kur ushqeni fëmijët, lejojini ata të vendosin vetë se sa dëshirojnë të hanë, pa u detyruar të përfundojnë vaktet. Fëmijët kanë një aftësi të natyrshme për të vetërregulluar sasinë e ushqimit që konsumojnë. Është normale që oreksi dhe preferencat e tyre të ndryshojnë nga vakti në vakt. Sa më shumë që të rriturit të ndihmojnë fëmijët të dëgjojnë dhe respektojnë sinjalet e trupit të tyre, aq më mirë do të zhvillojnë një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

Autor: Dr. Vincent Lannelli, pediatër
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj 

Burimet
  1. Tendencat e marrjes së proteinave dhe konformiteti me marrjen e referencës dietike në Shtetet e Bashkuara: Analiza e anketës kombëtare të ekzaminimit të shëndetit dhe të ushqyerit, 2001–2014. Gazeta Amerikane e Ushqyerjes Klinike. 2018.
  2. Zgjedhje të ushqimit të shëndetshëm për familjen tuaj . Akademia Amerikane e Pediatrisë . 2021.
  3. Proteina në dietë . Medline Plus . Prill 2023.
  4. Ushqimet me proteina MyPlate . Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore . 2020.
Dietë e balancuar Fëmijët Grafik Proteina Tabela Udhëzime Ushqime të pasura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article6 shqetësime të zakonshme që kanë prindërit kur lënë fëmijën gjatë natës
Next Article Si t’i menaxhoni ethet dhe temperaturën e fëmijës tuaj gjatë natës?
Prinderimi

Related Posts

Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Aftësi jetësore

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,152

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

PrindërimiMay 22, 2025
Aftësi jetësore

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

EditorMay 21, 2025
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

PrindërimiMay 20, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,152

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Të zgjedhura

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.