Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025

Pse është e rëndësishme që të gjithë të jenë të informuar për depresionin

May 29, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Filma»Udhëzues për prindërit përreth filmit ”The Batman”
Filma

Udhëzues për prindërit përreth filmit ”The Batman”

PrinderimiBy PrinderimiDecember 6, 2023No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëzues për prindërit përreth filmit
The Batman

Mosha 14+
Batman bën një rinisje të sigurt, të matur por mbushur me dhunë dhe errësirë.
Vler
ësimi nga: Jeffrey Anderson, recensues pranë Common Sense Media
Formati: Film | 2022 | 175 Minuta
Rreziqet
: Filmi përmbanë gjuhë sporadike vulgare, vrasje  dhe pamje të kufomave. Mund të hasni shpesh në të shtëna, armë dhe luftime. Pirja e alkolit bëhet në masë të vogël dhe një pjesë e komplotit sillet rreth një biznesi fiktiv droge e cila vendoset si pika në sytë e njerëzve.

Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë film.

Mesazhe pozitive

Filmi flet për natyrën dhe koston e hakmarrjes dhe çfarë do të thotë të ndihmosh me të vërtetë njerëzit (d.m.th., “A  po e bëj këtë për veten time apo për të tjerët?”). Gjithashtu ai prek faktin se si mediat sociale mund të përhapin dezinformata (dhe, më pas, dhunë), me idenë se pushteti korrupton. Në fund ngritet pyetja, çfarë duhet bërë për të mbetur një person i mirë?

Modele të roleve pozitive

Batman është një personazh që përdorë dhunën për të zgjidhur problemet, por përdorë edhe mendjen e tij duke mësuar dallimin midis hakmarrjes dhe përpjekjes për të bërë mirë përreth botës. Lt. Gordon është gjithashtu një personazh i mrekullueshëm, i denjë dhe që i bindet ligjit brenda një sistemi thellësisht të korruptuar.

Përfaqësime të ndryshme

Disa personazhe ikonë të filmit The Batman, përfshijnë aktorë si: Selina Kyle, Toger Gordon-i dhe një grua e quajtur Bella Reál, e cila kandidon për kryetare bashkie të Gotham-it. Kjo lë të kuptohet se Selina është në një lidhje romantike me një grua (ajo e quan “bebe”). Selina puth edhe Batmanin. Njerëz të tjerë me ngjyrë shihen në role të vogla ose tërësisht në sfond.

Dhuna dhe frika

Shpërthime e vrasje personazhesh, shihen edhe kufomat e tyre. Armë dhe të shtëna gjithkund. Rrahje brutale me mjete metalike dhe personazhe në kurthe të vdekjes. Grushte të rënda, shkelma, luftime me arte marciale. Një grua është goditur dhe është mbytur e në anën tjetër ka edhe goditje me shkop bejsbolli e gishta të prerë. Ndjekje makinash me përplasje të shumta. Dëgjohet edhe zëri i një gruaje duke u vrarë në një regjistrim (ulëritës). Do të hasni edhe në përmbytje të mëdha, spërkatje të vogla gjaku, gërvishtje, mbajtja e dyqanit me dhunë, ndërtesa të djegura e foto nga skena e krimit. Një fëmijë mësohet se ka gjetur trupin e pajetë të babait të tij dhe ka dialog për jetimët 12-vjeçarë që bëhen “kokë-pika”, me minjtë që përtypin gishtat, foshnjat që vdesin nga të ftohtit, etj.

Seks, romancë dhe lakuriqësi

Skena duke u puthur dhe një grua që shihet me të brendshme e saj, teksa vishet. Dialog i shkurtër në lidhje me seksin.

Gjuha

Përdorimi sporadik i fjalëve “m**”, “b**”, “gomar”, “k**”, “p***”, “dreqin”, “bir k***”, “oh Zoti im “,” “plaç” dhe “i çmendur”. “Krishti” dhe “Jezusi” përdoren si pasthirrma.

Produkte dhe blerje

Pjesë e një ekskluziviteti të gjatë dhe masiv të superheronjve. Cookies Oreo përmenden në titullin fundor, por nuk shfaqen dukshëm në film. (Oreo po lëshon një edicion të kufizuar biskotash Batman.)

Pirja, droga dhe duhani

Një pjesë e komplotit sillet rreth një biznesi fiktiv droge. Droga përbëhet nga pika të vendosura në sytë e njerëzve. Tregohen personat e varur, të quajtur “koka”. Pirja është në masë të vogël.

Prindërit shqiptarë duhet të dinë se filmi The Batman është një version i rindërtuar i një superheroi ikonik. Ky Batman (Robert Pattinson) është konfliktual dhe i dhunshëm, por gjithashtu përdorë kokën dhe meson shumë derisa shkon tutje. Dhuna aksionale e filmit është intensive, me vrasje dhe trupa të vdekur, armë dhe të shtëna, shpërthime dhe përplasje me shumë përleshje (goditje me grushte, shkelma, goditje me sende, mbytje, etj.), gishta të prerë, dhunë ndaj grave, përshkrime shqetësuese, ngjarje dhe më shumë. Gjuha nuk është konstante, por përfshinë disa përdorime të fjalëve “m**”, “bir k***”, “dreqin” dhe më shumë. Personazhet puthen mes vete, ka dialog lidhur me seksin dhe një grua shihet me të brendshme teksa vishet. Një pjesë e komplotit sillet rreth një biznesi fiktiv droge e droga përbëhet nga pika të vendosura në sy (të varurit quhen “pikë pika”). Filmi është më i larmishëm se filmi i mëparshëm Dark Knight. Merret me kujdes me natyrën dhe koston e hakmarrjes, prek se si mediat sociale mund të përhapin dezinformata dhe me një kohëzgjatje prej 175 minutash, është një nga filmat më të mirë të Batman.

Cili është tregimi?

Në filmin The Batman, është nata e Halloween-it dhe kryebashkiaku i Gotham City vritet brutalisht. Vrasësi lë pas një të dhënë për Batman-in (Robert Pattinson), i cili është ende në vitet e para të ‘’karrierës së tij’’ si superhero. E dhëna është një gjëegjëzë, që zbulon faktin se kryebashkiaku kishte një dashnore të fshehtë. Batman zbulon se kjo grua është nën mbrojtjen e Selina Kyle, e njohur si Catwoman (Zoë Kravitz), por ajo rrëmbehet gjithsesi edhe pse është nën mbrojtje. Për t’u përpjekur për ta gjetur, Selina e ndihmon Batmanin të depërtojë në një klub nate ku argëtohen politikanët dhe kriminelët. Atje, Selina tërheq vëmendjen e prokurorit të rrethit (Peter Sarsgaard). Pastaj vrasësi i kryetarit të bashkisë, i njohur si Riddler (Paul Dano), godet përsëri, duke vrarë D.A. dhe duke lënë më shumë të dhëna për Batman-in dhe Toger Gordon (Jeffrey Wright). Ata mësojnë se duhet të gjejnë “miun” – d.m.th., dikë që ka nxjerrë informacione të ndjeshme. Por, edhe kur ky mister zgjidhet, bie dyshimi se, a mund t’i besohet Riddler-it?

A është i mirë?

Kjo pamje tërheqëse e Batman-it është, në mënyrë freskuese, më shumë një histori detektivi sesa një spektakël aksioni – megjithëse ofron edhe atë element. Ka personazhe komplekse dhe tema përkatëse të trajtuara. Me regji të Matt Reeves, The Batman bën rregullime të mençura pothuajse në çdo aspekt, duke gjetur një zgjidhje për ofrimin e linjës rënduese të rënkimit/pëshpëritjes së Christian Bale (Pattinson flet me zë të ulët, por ai kurrë nuk sforcohet) dhe për skemën e pashpirt, gri të Zack Snyder. Filmi i Reeves është i errët (dhe shpesh me shi), por ai i ka ‘larë’ imazhet me një ton më të ngrohtë ngjyrëkafe, me thekse portokalli dhe të verdhë, duke sjellë një lodhje dhe një dëshpërim në pamje/proces. Në film ka shumë zuzar dhe ndryshe nga vazhdimet e viteve 1990, nuk ndihet kurrë ‘i rrëmujshëm’. Riddler, Catwoman, Pinguin (një Colin Farrell plotësisht i maskuar), etj., secili zë hapësirën e vet në histori.

Për më tepër, Batman është më njerëzor dhe më i pambrojtur këtu, duke “ikur” nga ndikimi i goditjeve dhe herë pas here duke ‘u fryrë’. I bekuar me performancën e Pattinson, i plagosur dhe blinduar, ky është padyshim karakteri më interesant që kemi parë në një film Batman. Në fillim, ai e sheh veten si një engjëll hakmarrës, por kur historia vazhdon, ai mëson se gjërat nuk janë aq të thjeshta, se ka edhe zona gri, pra ka pasoja. Në kulmin e aktit të tretë preken rreziqet e dezinformatave dhe mediave sociale, duke paralelizuar disa ngjarje të tmerrshme të jetës reale. Reeves-it i nevojitej shumë kohë për të shtruar të gjitha këto, si dhe disa kohë joproduktive shumë të nevojshme për të ndërtuar personazhe dhe marrëdhënie të ndërsjellta . Rezultati është se Batman është 2 orë e 55 minuta i gjatë. Por, sinqerisht nuk ndihet kurrë kaq i gjatë. Është padyshim filmi më i mirë dhe më i pjekur i Batman deri më sot dhe një nga më të mirët përgjithësisht.

Flisni me fëmijët tuaj rreth…

  • Familjet mund të flasin për dhunën e Batman-it. Si ju bënë të ndiheni? Ishte emocionuese? Tronditëse? Çfarë tregoi apo jo filmi për të arritur këtë efekt? Pse është kjo e rëndësishme?
  • Si përshkruhen drogat? Çfarë duket se bëjnë pikat? A janë magjepsur? A fokusohet filmi më shumë në efektet e drogës apo në biznesin rreth tij?
  • Çfarë mëson Bruce/Batman gjatë rrjedhës së filmit për hakmarrjen?
  • Riddler është në gjendje të thërrasë një ushtri përmes postimeve të tij në mediat sociale. Si e pasqyron kjo jetën reale? Çfarë mund të bëhet për të shmangur efektet e mundshme negative të mediave sociale?
  • A keni vënë re paraqitje të ndryshme në film? A e konsideroni ndonjë nga personazhet model?

Detajet e filmit

Në kinema: 4 Mars 2022;
Në DVD ose transmetim: 24 Maj 2022;
Luajnë: Robert Pattinson, Zoe Kravitz, Peter Sarsgaard, Paul Dano;
Regjisori: Matt Reeves;
Informacioni për përfshirjen: Aktorët me ngjyrë;
Studio: Warner Bros;
Zhanri: Aksion/Aventurë;
Temat: Superheronj;
Kohëzgjatja: 175 minuta;
Vlerësimi MPAA: PG-13;
Shpjegimi MPAA: Përmbajtje e fortë e dhunshme dhe shqetësuese, përmbajtje droge, gjuhë e fortë dhe disa materiale sugjeruese;
Përditësimi i fundit: 7 Tetor 2023;

Solli në shqip: Prinderimi.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article6 pyetje, 1 përgjigje!
Next Article Analizë mbi veprën ‘’Verorja’’ nga Rexhep Hoxha
Prinderimi

Related Posts

Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Pse është e rëndësishme që të gjithë të jenë të informuar për depresionin

May 29, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,958

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,210

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,689
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

ModeratoriMay 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

ModeratoriMay 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Pse është e rëndësishme që të gjithë të jenë të informuar për depresionin

ModeratoriMay 29, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,958

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,210

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,689
Të zgjedhura

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025

Pse është e rëndësishme që të gjithë të jenë të informuar për depresionin

May 29, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.