Udhëzues për prindërit përreth filmit:
Killers of the Flower Moon
Mosha: 16+
Epikë mjeshtërore amerikane me temë lakminë, dhunën dhe racizmin. Një epope moderne që tregon përrallën e saj ashtu siç duhet të tregohet.
Vlerësimi nga: Jeffrey Anderson, recensues pranë Common Sense Media
Klasifikimi i Common Sense Media: Lojë për adoleshentë.
Formati: Film | R, 2023 | 206 Minuta
Rreziqet: Filmi ka përdorim të fortë të gjuhës, pirje të rregullt të duhanit dhe alkolit. Në këtë dramë të fuqishme epiko-kriminale do të hasni në shumë vrasje, lakmi, racizëm dhe dhunë.
Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë film.
Mesazhe pozitive
Filmi tregon shumë për lakminë dhe racizmin në mënyrën se si portretizohen personazhet e ‘’bardhë’’ (the white people), për dallim nga amerikanët vendas (ose siç quhen indianë). Në thelb është një histori komplekse me dhunë dhe manipulime, që tregon pak konsideratë për njerëzimin apo dhembshurinë në përgjithësi.
Modele të roleve pozitive
Vështirë është të dalësh nga ana tjetër e kësaj historie komplekse duke treguar ndjeshmëri për dikë, përveçse për viktimat. Ernesti bie pre e sugjerimeve të të tjerëve dhe bën vepra të liga, ndërsa Mollie (personazh tjetër) është kryesisht viktimë.
Përfaqësime të ndryshme
Megjithëse i shkruar dhe drejtuar nga ‘’burrat e bardhë’’ dhe i treguar nga këndvështrimi i tyre, filmi kritikon fuqishëm personazhet kryesorë lakmitarë, pikërisht të bardhët, të cilët gënjejnë, grabisin dhe vrasin personazhet e kombit Osage, për të vetmen arsye: – për të vjedhur pasurinë e tyre. Simpata e shikuesve janë indianët e kombit Osage, të cilët janë portretizuar me të meta njerëzore (por, ka edhe një paraqitje të saktë sesi flasin, pra të gjuhës së tyre) dhe luhen kryesisht në mënyrë autentike nga aktorë që identifikohen si indianë, duke përfshirë aktorët: Tantoo Cardinal, Cara, Jade Myers, Janae Colins dhe shumë të tjerë. Nga ta, ylli Lily Gladstone edhe u rrit në një Rezervë Indiane ‘Blackfeet’. Ka raste të herëpashershme që dëgjohen dialogje raciste kundër amerikanëve vendas, por që të cilat nuk lejohen nga udhëheqësit e filmit. Anëtarët e Ku-Klux-Klan shihen duke u shfaqur gjatë një parade, ka gra që portretizohen kryesisht prapa dyerve të mbyllura, në rolet e bashkëshorteve, shtëpiakeve ose nënave ndërsa gra të tjera që vdesin shumë shpejt si role. Personazhet përgjithësisht tregohen të zgjuar dhe të vetëdijshëm, duke diskutuar për dëshirat, nevojat dhe fatet e tyre. Personazhi i Gladstone, i quajtur Mollie, portretizohet njëanëshmërisht si viktimë.
Dhuna dhe frika
Filmi përmbanë shumë armë dhe të shtëna, vdekje të dhunshme dhe vdekje nga sëmundjet. Trupat e pajetë në gjendje të rëndë shihen të mbuluar me gërvishtje, mavijosje dhe plagë tjera. Ka pamje të tilla kur, trupi i pajetë i një gruaje ngrihet ndërsa pjesa e pasme e kokës së saj shihet së është hapur. Një nëne shihet që është qëlluar për vdekje dhe ka gjakderdhje nëpër fustanin e saj ndërsa foshnjën e saj ia kindapojnë. Ka persona tjerë të qëlluar nga pjesa e pasme e kokës, gishta të prerë, autopsi të frikshme, shtëpi të hedhur në erë me eksploziv dhe njerëz që vdesin brenda tyre e dritare që thyhen nga shpërthimi. Personazhet janë rrahur brutalisht, janë rrëmbyer, mbajtur me dhunë e grabitur, janë tërhequr mbi kokat e tyre gjësende dhe goditen me grushte egërsisht. Përplasjet janë të shumta me makina, zjarret në ferma poashtu, kasaforta të hedhura në erë, qenë të ngordhur në trotuare dhe grabitës varresh që gërmojnë për të vjedhur sende me vlerë. Tutje në film mund të shihni edhe racizëm të theksuar, diskutime për vetëvrasje e vdekje, kërcenime seksuale dhe mjekë që me vetëdije përshkruajnë ilaçe helmuese për indianët.
Seks, romancë dhe lakuriqësi
Personazhet shihen duke u puthur me pasion dhe ka dialog që lidhet me seksin.
Gjuha
Përdorimet e fjalëve të ulëta si: “q**”, “k***”, “m***”, “dreqin”, “k***ë”, “bir k***”, “dreq”, ” zezak” (versioni zhargon i fjalës “N**” në anglisht) dhe “trap”, janë të shpeshta. Indianët quhen “të kuqtë” nga personazhet e ‘’bardhë’’, si dhe ka objektivizim të grave indiane.
Produkte dhe blerje
Në radion e inskenuar brenda filmit promovohet shumë ‘’Lucky Strike’’.
Pirja, droga dhe duhani
Personazhet pinë shpesh dhe ndonjëherë shihen edhe të dehur. Një grua dëgjohet teksa thotë: “Unë jam ende e dehur nga nata e kaluar!” Ka pirje të rregullt të duhanit, duke filluar nga personazhi kryesor që pi nga balkoni dhe duke vazhduar me personazhet dytësorë që quhen si ‘vrapuesit e dritës së hënës’. Ata pijnë ‘dritën e hënës’, referencë kjo për shitjen e kokainës.
Prindërit shqiptarë duhet të dinë se Killers of the Flower Moon është një dramë e fuqishme epiko-kriminale e realizuar nga regjisori i famshëm Martin Scorsese, me aktorët e njohur Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro. Drama bazohet në historinë e vërtetë të banorëve të kombit Osage, të cilët bëhen të pasur pasi zbulojnë naftën dhe ‘’të bardhët e paskrupullt’’ që përpiqen t’ua marrin atë dhunshëm. Dhuna është e shpeshtë dhe intensive, prandaj përgjatë filmit do të dëgjoni armë, të shtëna, shumë vdekje (si dhunshme ashtu edhe nga sëmundjet), trupa të vdekur, spërkatje gjaku, shpërthime, rrëmbime, rrahje, kërcënime seksuale dhe më shumë. Ka gjithashtu shumë sjellje raciste nga personazhet, duke përfshirë këtu mjekët e bardhë që u japin helm personazheve vendas amerikanë, nën maskën e të qenurit mjek. Ka pije të shpeshta (uiski), pirje e rregullt cigaresh, referencime për përdorim kokaine, puthje pasionante dhe dialog të lidhur me seksin. Gjuha e përdorur përfshin edhe fjali të ulëta si: “q**”,”m**”, “bushtër” dhe “zezak” (një version i fjalës “N***”, në gjuhën angleze).
Cili është tregimi?
Tregohet për fillimin e shekullit të XX-të në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit e kombit Osage, zbulojnë naftë në tokën e tyre. Ata menjëherë bëhen jashtëzakonisht të pasur dhe kjo i shtynë njerëzit ‘’e bardhë të paskrupull’’ të fillojnë të kurdisin plane e mënyra për t’ua vjedhur paratë për veten e tyre (duke përfshirë edhe martesën me familjet e Osage-s si opsion). Ernest Burkhart (Leonardo DiCaprio) kthehet në shtëpi nga lufta dhe shkon të punojë si shofer për xhaxhain e tij William “King” Hale (Robert De Niro), një pasanik ky që merret me blegtori. Ai takon Mollie-n (Lily Gladstone) në një udhëtim, një grua nga kombi Osage dhe menjëherë tërhiqet pas saj dhe dashurohet. Ata përfundimisht martohen si dy të dashuruar, por King sheh një mundësi tjetër nga kjo martesë. Mundësia është kjo, nëse disa anëtarë të familjes së Mollie do të vdisnin, atëherë të drejtat e naftës do t’i jepeshin Ernestit lehtësisht që ti posedonte. Kështu fillojnë edhe vdekjet e dhunshme, të pasuara nga vdekje tjera për t’i mbuluar vdekjet e mëparshme, derisa Mollie e zhgenjyer, udhëton në Uashington, për t’ia dërguar këtë çështje vet presidentit.
A është i mirë?
Filmi mjeshtëror i Martin Scorsese është një epikë fataliste-amerikane e lakmisë dhe dhunës, një histori brutale e krimit të vërtetë pa asnjë idealizëm të rremë. Në filmin e fundit të Skorses, The Irishman, mjeshtri kishte shfaqur një humor më reflektues, ndërsa tek ‘’Killers of the Flower Moon’’ që ka gjerësinë dhe thellësinë e Kumbarës – ‘’The Godfather’’ për nga përgatitja filmike, e gjen atë me luftra, pa humor. Ai ka marrë dy aktorët e tij të preferuar në film (të cilët, së bashku, janë shfaqur në 15 nga 26 filmat artistikë të Skorses), De Niro dhe DiCaprio të cilët nxjerrin në pah më të mirën (apo më të keqen?) tek njëri-tjetri zhyten në personazhet e tyre jo shumë të këndshëm. Skorses kalon nëpër skenën komplekse (marrë nga libri i David Grann-it) si një plumb, duke ndërtuar postblloqe dhe duke ngritur aksionet aq mjeshtërisht dhe me zgjuarsi sa që 3 orë e gjysmë të filmit nuk ndihen kurrë të tepërta. Për më shumë, ‘’Killers of the Flower Moon’’ është si një ri-vlerësim i “Dances With Wolves” të autorit Kevin Costner, i cili kërkonte që një hero fisnik ‘’i bardhë’’, të tregonte historinë e tij pozitive me amerikanët vendas – indianët. Filmi i Skorses përshkruan njerëzit e bardhë si lakmitarë, të pamëshirshëm dhe racistë, ndërsa indianët e kombit Osage janë kryesisht të pafajshëm, nëse jo saktësisht të përsosur. Kjo është një epope moderne që tregon përrallën e saj ashtu siç duhet të tregohet.
Flisni me fëmijët tuaj rreth…
- Familjet mund të flasin për dhunën e Killers of the Flower Moon. Si ju bëri të ndiheni? A ishte emocionuese? Tronditëse? Çfarë tregoi filmi për të arritur këtë efekt? Pse është kjo e rëndësishme?
- Si e përshkruan filmi racizmin? Cilët janë disa shembuj të dukshëm dhe cilët janë ata më delikat? A portretizohen personazhet në mënyrë tre-dimensionale, apo janë thjeshtë stereotipe?
- Si u ndjeve përreth personazhit të Ernestit? A është vërtet i dashuruar me gruan e tij? A është ai një person i keq? Pse i bën gjërat asisoji?
- Si paraqiten alkooli dhe cigaret? A janë personazhet të magjepsur? A ka pasoja? Pse ka rëndësi kjo?
Detajet e filmit
Në kinema: 20 Tetor 2023
Luajnë: Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone;
Regjisori: Martin Scorsese;
Informacioni i përfshirjes: Aktoret femra, aktorët indigjenë;
Studiot: Apple TV+, Paramount Pictures;
Zhanri: Dramë;
Temat: Histori;
Kohëzgjatja: 206 Minuta;
Vlerësimi MPAA: R;
Shpjegimi MPAA: Dhunë, disa imazhe të frikshme dhe gjuhë e ashpër;
Përditësimi i fundit: 20 Tetor 2023
Solli në shqip: Prinderimi.com