Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Analiza»Udhëzime për të lexuarit e letërsisë
Analiza

Udhëzime për të lexuarit e letërsisë

PrinderimiBy PrinderimiJanuary 5, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deri tani, në këtë libër, keni lexuar materiale faktike. Ka disa ndryshime të rëndësishme mes të lexuarit të letërsisë, e cila është tekst i imagjinatës, dhe materialeve faktike Kur të lexoni letërsi mbani mend këto udhëzime:

DUHET TA LEXONI DISA HERË SECILËN PJESË QË JU ËSHTË CAKTUAR. Leximi i parë duhet bërë thjesht për kënaqësi. Një vepër e mirë letrare meriton disa lexime. Leximi i parë duhet bërë thjesht për kënaqësi, pa analizë të detajuar. Gjatë këtij leximi paraprak, gjykoni ndikimin emocional të pjesës tek ju dhe si i prek ajo disa nga bindjet dhe përvojat tuaja. Vlerësoni reagimin tuaj ndaj pjesës dhe arsyet e këtij reagimi. Pastaj jeni gati për një shikim më në thellësi. Pas leximeve të njëpasnjëshme, synimi juaj është të kuptoni më mirë disa nga tiparet kryesore të veprës si subjekti, tema, karakteret dhe motivimet e tyre dhe aftësinë e autorit, duke përfshirë dhe mënyrën si i ka përdorur ai mjetet letrare dhe stilistike.

PËR NJË ÇAST, DUHET TË BESONI QË NGJARJET QË NDODHIN NË VEPËR, PO NDODHIN ME TË VËRTETË. Do ta keni më të lehtë të lidheni me letërsinë n.q.s. hyni edhe vetë në botën që është përpjekur të krijojë autori. Për të arritur këtë, duhet të përpiqeni të identifikoheni me një personazh të veçantë, mbase me një nga motivet, nevojat, shqetësimet ose përvojat e të cilit janë të ngjashme me tuajat. Mund të përdorni fragmente përshkruese për të përfytyruar më mirë skenat. Lidhjet personale që krijoni do t’ju ndihmojnë të lexoni në mënyrë aktive, të ndiqni linjën e tregimit dhe të ideve dhe të ndjeni karakteret ose rrëfyesin.

KËRKONI NJË TEMË QË LIDH SË BASHKU DETAJET E VEPRËS. Shembuj temash të tilla janë plakja, mizoria e njerëzve ndaj njëri tjetrit, e mira që triumfon ndaj së keqes dhe fuqia e dashurisë. Mund t’ju vijnë ndërmend tituj romanesh ose dramash që ngjajnë me këto tema. Tema është struktura brenda së cilës përfshihen shumë vepra letrare, duke përfshirë edhe pjesë të shkruara në gjini të ndryshme. E veçanta e një vepre letrare, shpesh, vjen si rezultat i strategjisë që ndjek shkrimtari për zhvillimin e kësaj teme dhe këndvështrimi i tij individual ndaj saj.

IDENTIFIKONI KONFLIKTIN E VEPRËS QË NË HAPAT E PARA TË LEXIMIT. Aftësia për të zbuluar në fillim konfliktin dhe pastaj zgjidhjen e tij, është e rëndësishme për të kuptuar letërsinë. Tensioni i krijuar nga konflikti para se ai të zgjidhet, është ai që e mban të mbërthyer lexuesin para romanit, tregimit apo dramës. Për më tepër, konflikti që formon bazën e subjektit dhe mënyrën në të cilën zgjidhet, pasqyrojnë qëllimin e autorit. Gjithashtu, ato përçojnë pozicionin që mban autori apo pyetjet që bën ai ndaj çështjeve të caktuara sociale dhe morale. Personazhet ju tregojnë se si mendon autori se sillen njerëzit kur ndodhin konflikte të tilla. Gjithashtu, ato sugjerojnë pikëpamjet e autorit rreth psikologjisë njerëzore.

DIALOGU MES PERSONAZHEVE DO T’JU NDIHMOJË TË PËRCAKTONI PIKËPAMJET E AUTORIT. Një lexues kritik i letërsisë do nxirrte përfundime nga dialogu dhe veprimet e personazheve. Personazhet ndaj të cilëve njerëzit ndiejnë simpati kanë shumë gjasa të personifikojnë sistemin e besimit të vetë autorit.

ËSHTË E RËNDËSISHME TË BËNI PARASHIKIME NDËRSA LEXONI. Ndërsa lexoni, mendoni se si prisni të shtjellohen ngjarjet. Si do të zgjidhet konflikti? Parashikimet tuaja duhet të bazohen mbi mënyrën si i keni kuptuar personazhet. Çfarë i motivon ata? Çfarë të metash kanë ata? Përgjigjet ndaj pyetjeve tuaja ka mundësi të ndryshojnë ndërsa vazhdoni leximin. Kur të përfundoni leximin, duhet

të pyesni veten nëse përfundimi i veprës i ngjante parashikimit tuaj. DISA MARRËVESHJE TË VEÇANTA APO TIPARE STILISTIKE TË TË SHKRUARIT,

GJENDEN POTHUAJSE GJITHMONË NË GJINI TË CAKTUARA. P.sh., romanet kanë gjithmonë kapituj, dramat ndahen në akte, poemat e gjata zakonisht ndahen në strofa. Mendohuni pse këto ndarje janë pikërisht aty ku janë në një vepër. Shikoni edhe për harmoninë dhe lidhjet logjike. Pra, vëreni se si çdo pjesë e veçantë e veprës kontribuon në të tërë efektin e veprës.

Përpiquni të përcaktoni kontributin që jep secila pjesë NDËRSA LEXONI LETËRSI, MUND TË PËRQËNDROHENI NË KËNDVËSHTRIMIN HISTORIK. Kur studioni letërsinë nga një këndvështrim historik, mund të lexoni një sërë veprash të shkruara të tëra gjatë së njëjtës periudhë historike, si p.sh, shkrimet në kohën e kolonizimit të Amerikës apo ato të Rilindjes. Konvencione apo stile të caktuara të të shkruarit mund të jenë tipike për një periudhë të caktuar. Subjektet që japin këto grupe veprash mund të jenë ato me më interes në periudhën në studim. Kur bëni këtë lloj analize, vëmendja juaj duhet të drejtohet tek nxjerrja në dukje e karakteristikave që e lejojnë letërsinë të klasifikohet, sipas përkatësisë në një periudhë të caktuar.

Një trajtim tjetër historik, analizon përmbajtjen e veprës për të parë nëse morali, konflikti, gjuha, sjellja e personazheve dhe mjedisi sociokulturor pasqyrojnë një periudhë të caktuar, si p.sh., një roman që krijon një tublo të Anglisë së shekullit të 18-të.

Ju mund ta zhvilloni ndjeshmërinë tuaj ndaj periudhës që i përket vepra, n.q.s. plotesoni leximin me fakte. Kjo krijon një sfond që ju ndihmon në të kuptuar. Tekstet fakmale mund të sqarojnë ndikimet letrare të autorit, të tillë si shkrimtarët e rëndësishëm të kohës Ato mund të shpjegojnë edhe përshtatjet e të shkruarit në atë kohë, korrespondencën ndërmjet letërsisë dhe zhvillimeve të shkencës, filozofisë dhe politikës së kohës, si dhe shpjegimet sociale apo politike që mund të kishte bërë autori. Pas leximit të historisë së periudhës, ju mund të bëni lidhjet tuaja midis autorëve dhe influencave në shkrimet e tyre.

SHPESH, LETËRSIA STUDIOHET SI NJË LLOJ ARTI. Në këto raste, analiza juaj mund të përqëndrohet në subjektin, organizimin e autorit, stilin, karakterizimin, dialogun dhe përdorimin e simbolikës. Vëmendja juaj drejtohet në cilësinë e të shkruarit dhe në përdorimin efektiv të figurave letrare. Në këtë studim mund të përfshihen vepra të ndryshme të të njëjtit autor ose shembuj të ndryshëm nga e njëjta gjini.

NEVE, SHPESH, NA PËLQEN DHE E VLERËSOJMË LETËRSINË PASI AJO NA KUJTON DIÇKA NGA VETJA JONË. Pasi të lexoni veprën, gjykoni rëndësinë e saj: sa ju ndihmon kjo pjesë e letërsisë të kuptoni botën tuaj? Gjithmonë letërsia e mirë është e rëndësishme për njerëzit. Ju tregon diçka nga ajo që jeni.

Autor: Jill Lewis, “Studimi akademik”
Përgatiti: Prinderimi.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleBazat e mbajtjes së shënimeve
Next Article Natyra e pyetjeve te fëmijët
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,943

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,168

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,943

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,168

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.