Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Fëmijë»Tregimi para gjumit
Fëmijë

Tregimi para gjumit

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 20, 2024No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tregimi para gjumit

Angazhimet e të rriturve dhe fëmijëve janë shtuar shumë në kohën tonë. Në të kaluarën anëtarët e familjes qëndronin shumë kohë së bashku. Meqenëse nuk kishte media dhe nuk gjendeshin shumë gjëra që i shpërqendronin, ata argëtoheshin me përralla dhe tregime të gjata. Natyrisht se fëmijët e kishin hisen e tyre në këtë. Tregimi para gjumit mund të konsiderohet si një pjesë e trashëgimisë së pasur arabe. Në shumë shtëpi gjendeshin nëna dhe gjyshe, të cilat ishin të shkathëta në rrëfimin e tregimit para gjumit, si treguese profesionale të tregimeve. Për këtë arsye fëmijët prisnin me padurimi ardhjen e kohës së gjumit. Ata ishin të sigurt se do të dëgjonin një tregim të mahnitshëm. Në paragrafët vijues do të flasim për rëndësinë e tregimit para gjumit.

Sot shohim se shumë nëna polemizojnë me fëmijët për të shkuar me kohë në gjumë dhe u merr deri një orë ose më tepër që ti bindin ata. Sigurisht se e kemi parë sesa e bezdisshme është kjo polemikë.

“Pse të mos e shndërrojmë këtë orë në një orë të këndshme, në të cilën do të krijohet një afërsi e vërtetë midis prindërve ose njërit prej tyre dhe fëmijëve.”

Kjo kohë unike çmohet nga disa prindër, të cilët e kuptojnë rëndësinë e tregimit para gjumit dhe nuk e neglizhojnë atë.

Gjatë ditës, nëna jep shumë urdhra, të cilat mund të mos përfillen në tërësi. Fëmijët mund të bëjnë gjëra që e bezdisin nënën dhe ajo mund t’i ndëshkojë disi. Andaj është gjë e bukur të mbarohet dita me një vepër të lumtur, kur të vegjlit ulen rreth nënës dhe ajo ndien mëshirë për ta dhe përpiqet t’u dhuroj kënaqësi. Në këtë kontekst tregimi para gjumit është një mundësi për t’i qetësuar nervat dhe për të disponuar shpirtrat. Ai është një mundësi për të sjellë unifikim dhe ndërveprim në mesin e të gjithë anëtarëve të familjes.

Një nënë e arsimuar nuk lëshon asnjëherë rastin pa u treguar fëmijëve tregimin para gjumit. Një studiues e përmend se si kjo nënë gjermane e ka marrë shumë seriozisht tregimin para gjumit. Ajo ndal çdo punë që është duke e bërë për të shkuar me kohë te fëmijët për tregimin para gjumit. Disa kanale televizive kanë programe të veçanta çdo ditë për tregimet para gjumi. Megjithatë, kjo nuk është më e mirë se tregimet e nënës, mirëpo është më mirë se asgjë. Nëse prindërit për ndonjë arsye nuk mund të ulen me fëmijët për tregimin para gjumit, atëherë ata mund ta incizojnë veten dhe t’ua lëshojnë në kohën e gjumit, mirëpo kjo le të jetë përjashtim.

– Kur njeriu të flejë, mendja e tij rri aktive. Elemente të caktuara të asaj që ka ndodhur më herët sillen nëpër mend. Për rrjedhim, është e domosdoshme që fëmija të përjetojë diçka të këndshme dhe të kënaqshme përpara gjumit.

Le të shohim përvojën e një të riu, i cili tregon: “Falënderoj Zotin për kreativitetin që më ka dhënë dhe për shpirtin e optimizmit, i cili kurrë nuk më ka braktisur, as edhe në rrethanat më të vështira. I jam mirënjohës babait për këtë shpirt, sepse ai e kishte natyrë të tij optimizmin, ambicien dhe gëzimin. Përderisa nëna ishte analfabete, babai ishte i shkolluar, kështu ai çdo natë ulej me mua për një çerek ore që të më lexonte tregime. Tregimet e tij i pëlqeja shumë. Ato më ngjallnin imagjinatën dhe m’i hapnin shtigjet për realizimin e aspiratave të mia në të ardhmen. Natyrisht se tërë kjo zhvillohej në nënvetëdijen time.

Mirëpo, më vonë e kam kuptuar që babai kujdesej që në tregimet e tij të paraqitej triumfi i të mirës ndaj të keqes dhe i drejtësisë ndaj padrejtësisë. Ai ishte i kujdesshëm të më tregonte për njerëzit e rëndomtë, të cilët arritën sukses nëpërmjet këmbënguljes dhe arritën të realizonin gjëra mjaft interesante. Përveç tregimeve që m’i rrëfente, ai theksonte gjenialitetin tim. Ai për shembull më thoshte: “Kur ishe tre vjeçar, ti i shqiptoje rrjedhshëm dhe qartë të gjitha fjalët.” Ai gjithashtu më kujtonte sjelljen time të mirë ndaj fqinjëve dhe vizitorëve dhe shquarjen time në mësimet e shkollës. Më kujtohet se kam qenë një fëmijë shumë kureshtar, sepse zgjoja interesim të dija të vërtetën e çdo gjëje. E pyesja babanë për domethënien e fjalëve që nuk i kuptoja.

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Fëmija lexon”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleA t’ua rrëfejmë një tregim nga kujtesa apo t’ua lexojmë atë?
Next Article Çka e përbën një tregim të mirë para gjumi?
Prinderimi

Related Posts

Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.