Nuk gjendet një sistem i vetëm ushqyerjeje që u përshtatet gjithë njerëzve, prandaj duhet që ti ta shpikësh vetë sistemin tënd të ekuilibruar e të veçantë që të përshtatet, dhe i cili t’i përmbajë të gjitha lëndët, ushqyese.
Në këtë drejtim, shiko udhëzimet e mëposhtme:
- Filloje ditën duke ngrënë ndonjë frut!
- Shmangi vaktet e rënda apo të yndyrshme!
- Bëje ngrënien e frutave dhe të perimeve, burim të shuarjes së urisë sate mes vakteve!
d) Shmangia e dehidratimit:
- Gotën me ujë lëre pranë vetes dhe pi herë pas here!
- Pi ujë para se të arrish në gradën e etjes, sepse etja është shenjë treguese e dehidratimit.
- Pi lëng frutash të freskëta!
- Ha lloje ushqimesh që përmbajnë sasi të mëdha uji, si perimet dhe frutat!
e) Konfirmimet: Përsëriti konfirmimet tua disa herë gjatë ditës dhe thuaji vetes sate:
- Unë gëzoj shëndet të mirë dhe kjo më bën të ndihem mirë.
- Unë jam i fortë dhe kam besim në vete.
- Unë e vlerësoj veten time dhe jam i kënaqur prej saj.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”