Eksperti i Psikologjisë nga Stanford: Kjo është aftësia parësore që prindërit duhet t’i mësojnë fëmijëve të tyre – por shumica nuk e bëjnë.
Si prindër, ne të gjithë duam të rrisim fëmijë që janë të zgjuar dhe të përqëndruar, veçanërisht në një botë ku shpërqëndrimi dixhital duket të jetë i pashmangshëm.
Pse? Sepse në të ardhmen, do të ketë dy lloje njerëzish në botë:
Ata që lejojnë vëmendjen dhe jetën e tyre të kontrollohet dhe të udhëhiqet nga të tjerët, dhe ata që me krenari e quajnë veten të “pashpërqëndruar.”
Të bërit i/e pashpërqëndruar është aftësia më e rëndësishme për shekullin 21 – dhe një aftësi që shumë prindër nuk arrijnë t’ua mësojnë fëmijëve të tyre. Pas shumë vitesh studimesh të ndërthurjes së psikologjisë, teknologjisë dhe se si ne ndërveprojmë me të, një nga gabimet më të mëdha që prindërit duket se bëjnë është që nuk fuqizojnë fëmijët e tyre me autonominë për të kontrolluar kohën e tyre.
Të lejuarit fëmijët për të bërë këtë gjë është një dhuratë e paçmueshme; edhe nëse ata dështojnë herë pas here, dështimi është pjesë e procesit së të mësuarit. Prindërit duhet të kuptojnë që është në rregull të lejojne fëmijët te marrin vendime, sepse vetëm kur ata mësojnë të ushtrojnë monitorimin e sjelljes së tyre do të arrijnë të mësojnë të menaxhojnë kohën dhe vëmendjen e tyre.
- Mësojini në një moshë të re
Kur fëmija është 5 vjeç dhe tashmë insiston për të kaluar kohë në iPad duke protestuar ne menyre të palodhur, prindërit duhet të kenë parasysh se si mund të reagojnë.
Pasi jeni qetësuar, bëni më të mirën tuaj për të respektuar nevojat e fëmijës duke i shpjeguar, sa më thjeshtë të jetë e mundur, që të kaluarit kohë të tepërt në ekran vjen me disa çmime.
Kur fëmija ka mësuar të tregoje kohën, mund t’i shpjegoni se do ketë kohë të caktuar për të bërë gjithë gjërat që i ka qejf. Të kaluarit shumë kohë me aplikacione dhe video do të thotë më pak kohë për të luajtur me shokë në park, për të dalë për shëtitje, apo për të kaluar kohë me mamin dhe babin.
-Skepticizmi i konsumatorit është i shëndetshëm
Ju gjithashtu mund të shpjegoni që aplikacionet dhe videot në iPad janë ndërtuar nga disa njerëz shumë të zgjuar dhe janë krijuar qëllimisht për të të mbajtur të lidhur në ekran derisa ky zakon të kthehet në ves.
Të kuptuarit që kompanitë janë të motivuara për të mbajtur fëmijët te mberthyer pas ekranit, duke luajtuar apo thjesht pare gjithe kohen video, është një pjesë e rëndësishme per te mesuarin e përdorimit te vetëdijshëm dhe kritik të mediave.
Është e rëndësishme që fëmijët tanë të kuptojnë motivet e kompanive të video-lojërave dhe rrjeteve sociale: Përderisa këto produkte na shesin kënaqësi dhe lidhje shoqerore, ato gjithashtu përfitojnë nga koha dhe vëmendja jonë.
Kjo mund të duket si e tepërt për t’ia mësuar një 5-vjeçari, por është një nevojë e fortë për të pajisur fëmijën tënd me aftësinë për të marrë vendime për përdorimin e tij/saj të ekranit dhe për përforcimin e rregullave të veta.
– Fëmijët kanë nevojë për sasi të bollshme të autonomisë
Pastaj ju mund të pyesni fëmijën se sa kohë në ditë mendon se është e duhur për ta kaluar në ekran. Në fillim, mund ta provoni t’i jepni autonominë për ta marrë këtë vendim vetë.
Ne varesi te përgjigjes, ju mund të negocioni duke përdorur logjikën me të cilën tashmë e keni pajisur fëmijën tuaj. Më pas, arrini një marrëveshje se çfarë do të përdorni për të matur kohën që vendosni dhe njoftoni fëmijën që nëse nuk do i përmbahet kësaj kohe, atëherë do i riktheheni diskutimit.
-Parandaloni shpërqëndrimet me “pakte për perpjekjen”
Duke i dhënë fëmijës tuaj autonominë për të caktuar rregullat e tij/saj, ju i jepni përgjegjësinë për t’i përforcuar ato. Pastaj, kur mbaron koha, nuk jeni ju “i keqi” që duhet t’i tregojë që ta largojë iPad-in, por është alarmi që e bën këtë gjë për ju.
Pa e kuptuar, fëmija tani ka hyrë në një “pakt me përpjekjen”, një tip përkushtimi që përfshin të rriturit e sasisë së perpjekjes që nevojitet për të performuar një veprim të padëshiruar.
“Mos e nënvlerëso aftësinë e fëmijës tënd për t’iu përmbajtur planit.”
Ky lloj përkushtimi mund të na ndihmojë të bëhemi të pashpërqëndruar. Shumë prindër duan të dinë nëse ka një sasi të duhur kohe që fëmijët janë të lejuar ta kalojnë në ekranet e tyre, duke përfshirë nevojat specifike të fëmijës, çfarë fëmija është duke bërë online dhe aktivitetet që është duke zëvëndesuar me kohën që kalon në ekran.
-Diskutimet dhe mos-marrëveshjet e respektueshme janë të shëndetshme
Gjëja më e rëndësishme është ta përfshini fëmijën në bisedë dhe ta ndihmoni të caktojë rregullat e veta. Kur prindërit imponojnë kufizime pa marrë parasysh çfarë ka për të thënë fëmija, ata janë duke e përgatitur atë t’i mbajë mëri dhe duke i dhënë shtysë për ta mashtruar sistemin.
Këto strategji nuk garantojnë harmoninë familjare prindër-fëmijë. Në fakt, ne duhet të presim që do ketë diskutime të nxehta për rolin që teknologjia luan në shtëpitë tona dhe në jetën e fëmijëve tonë, ashtu si shumë familje kanë debate të zjarrta për t’ua dhënë apo jo çelësat adoleshentëve të tyre në një mbrëmje të shtuneje. Diskutimet dhe, ndonjëherë, mos-marrëveshjet e respektueshme janë shenjë e një familje të shëndetshme.
“Vetëm kur fëmijët mund të monitorojnë sjelljen e tyre , ata mund te mësojnë aftësitë që ju duhen për të qenë të pashpërqëndruar – edhe kur prindërit e tyre nuk janë afër”.
Nëse ka një mësim që duhet të merrni, është që shpërqëndrimi është një problem si gjithë të tjerët. Qoftë në një kompani të madhe ose në një familje të vogël, kur ne diskutojmë problemet tona hapur dhe në një mjedis ku ndihemi të sigurt dhe të mbështetur, atëherë mund t’i zgjidhim ato së bashku.
Një gjë është e sigurt: Teknologjia është duke u bërë më e përhapur dhe më bindëse/joshëse cdo dite e me shume. Për kete arsye është e rëndësishme që fëmijët tanë janë të vetëdijshëm që produktet janë krijuar për të qenë shumë tërheqës, por gjithashtu ne na duhet të përforcojmë besimin e femijeve tane në fuqinë që kanë ata për të tejkaluar shpërqëndrimin qe shkakton teknologjia. Është përgjegjësia e tyre – si dhe e drejta e tyre – ta përdorin kohën që kanë në mënyrë të mençur.