Menaxhimi i kohës, angazhimet e familjes dhe shpenzimet janë stresuesit kryesorë. Pas verës së gjatë relaksuese dhe (së paku pjesërisht), kthimi në banka shkollore mund të godasë prindërit sikur një kove me ujë të ftohtë.
Nje sondazh i ri nga Life360 anketoi 1000 prindër të fëmijëve të moshave shkollore, për të marrë vesh më shumë për rutinat e kthimit në bankat shkollore dhe stresuesit kryesor. Rezultatet? Shumica prej nesh po kemi vështirësi.
Koha dhe logjistika janë qështjet kryesore për shumë familje të anketuara. Duke marrë parasysh transportin, aktivitetet pas-shkollore, ligat sportive, koha për detyrat e shtëpisë, është shumë e lehtë të shihet se si angazhimi familjar mund të dalë jashtë kontrollit, gjë që është problem i madh për prindërit që poashtu mundohen të ia dalin me përgjegjësitë shtëpiake dhe gjithashtu duhet tentuar të mbesin të punësuar.
Sipas sondazhit, prindërit i kalojnë më shumë se 17 orë gjatë javës për angazhinet familjare dhe logjistikës. Kjo është e barazvlershme me një ektsra orar pune te pjesshme.
Me numra:
- 57% pohojnë që mbarëvajtja në të gjitha aktivitetet e tyre është sfidë.
- 54% hasin në veshtirësi të mbajnë të dhëna të çdo detaji të amgazhimeve familjare.
- 68% e prindërve ndjehen të mbingarkuar prej numrit të detyrave që ju nevojitet ti kompletojnë.
- 76% pohojnë që ata i kontrollojnë oraret e fëmijëve disa herë gjatë ditës duke u siguruar kështu që çdo njëri të jetë i mirëinformuar.
Paraja është edhe më stresuese, edhe pse, familjet shpenzojnë mesatarisht $458 për fëmiun për furnizimet me pajisje shkollore, ku shumicën e tyre i humbasin përgjatë vitit (rreth $175) dhe duhet të zëvendësohen. Kujdesi ndaj femijëve kërkon veshmbathje të reja, kujdes ndaj flokëve dhe shumë më shumë. Pastaj natyrisht artikujt special që ju shkaktojnë neveri prindërve për t’i gjetur sikurse lloje të caktuara të shënuesve dhe fletoreve, të cilët jo vetëm që kushtojnë por mund të shkaktojnë kokëqarje të madhe për ti gjetur.
Të gjithë e kemi të ditur që kthimi në bankat shkollore është koha kaotike për familjet, por sondazhi nënvizon sa problem i madh në të vërtetë është. Një pjesë e konsiderueshme e prindërve pajtohen që kthimi në bankat shkollore është edhe më i vështirë se stresi i pushimeve dhe është shokuese se 60% të tyre ju shkakton lot stresi nga kjo.
Si ta menaxhojmë kaosin e kthimit në bankat shkollore?
Tranzicioni nga pushimi veror në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor gjithmonë do të jetë pak a shumë me telashe, por ka mënyra më të mira për ta menaxhuar sesa kollapsimi në grumbullin e dyshemes së kuzhinës, apo jo?
Ekspertët tanë kanë disa sygjerime
Balancimi i orarit të ngjeshur
Jillian Amodio, terapist i licencuar (LMSW) dhe themelues I “ Nënat për shëndet mendor”, pohon se ju mund të filloni të arrini një menaxhim kohor më të mire, jo përmes menaxhimit të kalendarit ose duke qenë një makinë prindërore tepër eficiente, por duke kërkuar ndihmë dhe vendosur shëndetin mendor si gjë parësore.
“Vendos vet se në kënd mundesh të mbeshtetes në jetën tënde për përkrahje më të madhe. Gjyshërit, shoqëria, axhallarët e dajallarët, hallat e tezet, komshinjët, etj.” pohon ajo. “Eshtë më se e mirëseardhur kërkimi për ndihmë dhe shumë njerëz faktikisht gjejnë kënaqësi të qenurit në gjendje të ndihmojnë dikënd që kanë respekt.”.
Ndoshta gjyshja mund të kujdeset për transportin deri te shkolla disa herë gjatë javës, ose mund të mirreni vesh me shoqërinë për itinerare me veturat tuaja. Çfarëdo qoftë që ju ja lehtësoni vetes në kohë duhet ta bëni.
Ajo poashtu rekomandon pohimin e “Jo-së” më shpesh për të lehtësuar kalendarin familjar dhe të brendshmen tuaj.
“Vizitat në klasë pa paralajmërim, takimet e organizatave prindër-mësimdhënës, kthimi në ditët e bankave shkollore janë që të gjitha të mirëseardhura, por nëse agjenda e juaj është e mbingarkuar, është 100% në rregull të thuani JO! Të thënit JO, shpeshherë mund të konsiderohet si aspekt i vet-kujdesit,” shton Amodio.
Erika Katz, eksperte e prindërimit dhe zëdhënese e Life360 pohon se përdorimi i aplikacioneve mund të lehtëson stresin e kthimit në bankat shkollore duke ndihmuar mirëmbajtjen e gjësendeve në menyrë të organizuar.
“Sa i përket agjendës, në përgjithësi, unë e gjej shumë të lehtë që një person të jetë i ngarkuar me krijimin e agjendës dhe ta ndajë atë me pjestarët e tjerë të familjes ashtu që çdonjëri e ka të ditur se ku duhet te gjendet,”shpjegon Katz.
Ajo pohon nëse familjet e ndajnë me çdo anëtarë lokacionin, ata do të dijnë ku gjinden fëmijët, nëse janë në shkollë apo kudoqofshin. Në anën tjetër, iu mundëson që fëmijët të dijnë nëse prindërit apo kujdestarët janë rrugës ose janë vonuar.
Shpenzimet e kthimit në bankat shkollore
Mbingarkesa financiare e kthimit në bankat shkollore është një çështje tjetër që duhet trajtuar.
Kur është fjala për veshmbathje, përgjigjja e paevitiueshme është blerja e veshmbathjeve të dorës së dytë, me i ripërdorë ato ose dhënia e tyre shoqërisë (në vendin tonë një shembull i mirë përë këtë është merrfal.com).
Katz pohon që është e pranueshme shpenzimi në disa artikuj të veshmbathjeve në trend duke anashkaluar mbingarkesën në ormanin e teshave me rastin e kthimit në bankat shkollore, që mund të shkakton zbrazje të madhe në xhirollogaritë bankare përnjëherë. Shpërndajeni koston e veshmbathjeve të reja dhe të mbathurave përgjatë vitit për aq sa mundeni.
“Fëmijët rriten aq shpejtë. Mund të kenë madhësi tjetër të të mbathurave në fund vjeshte,” pohon ajo. “Mundohuni të përdorni çka posedoni dhe përmbushni në vazhdim.”
Një tjetër mësim nga Kitz është të bindni disa miq që të sjellin pak prej tepricës që nuk ju nevojiten më, dhe lejoni që fëmijët të bëjnë ndërrime të mëdha në mes tyre. Kjo e përforcon idenë e dorës së dytë dhe e bën shumë më të argëtueshme dhe tërheqëse – dhe lirisht mund të them, edhe relaksuese.
Për fëmijët e rritur, Katz poashtu rekomandon njoftimin e tyre me përdorimin e aplikacioneve për shitjen e veshmbathjeve të përdorura. I mëson të kenë iniciativë e mos ti hudhin, duke i shtuar kësaj që mund të perfitojnë disa dollarë dhe i mëson për të kursyer të holla për gjëra lluksi në të ardhmen po qe se dëshirojnë.
Në të vërtetë nuk ka formulë magjike për zgjidhjen e nevojave për furnizimet shkollore, por nëse kostoja është brengë e madhe, Jillian Amodio pohon se nuk duhet të frikoheni për të trokitur në derë të shkollës, ndoshta mund të ju bëjnë zgjidhje.
“Nëse familja e juaj has në vështirësi ti përmbush shpenzimet e kthimit në bankat shkollore, kërkoni udhëzimin e këshilltarëve sepse ndoshta mund të kenë burime per të ju ofruar,” pohon ajo. ”Kërkimi i ndihmës asnjëherë nuk paraqet shenjë të dobësisë dhe gjithmonë paraqet shenjë të dashurisë dhe qëndrueshmërisë!”
Binduni që do jeni ekspert të rutinës së re brenda pak javësh, dhe stresi i mbingarkesës dhe kaosit do të zbehen. E rëndësishme është mbrojtja e shëndetit mendor tek çdo pjesëtari të familjes në ndërkohë. Kjo mund të duket si kërkim ndihme nga shoqëria, familja, shkolla ose madje të thënurit ‘’Jo’’ diçkaje që normalisht do ishit të prirur të bënit.
Burimi: Parents
Autori: Evan Porter
Përktheu dhe përshtati: Burim Zeqiri, Prinderimi.com