Një paradoks i kohës sonë është se ndonëse jetojmë në një kohë kur komunikimi është lehtësuar tej mase, lidhja e njerëzve me njëri- tjetrin është dobësuar shumë. Për më tepër, njerëzit lidhen me ata që janë larg nëpërmjet mjeteve moderne të komunikimit, mirëpo shpesh kanë lidhje të dobëta me ata që i kanë afër.
Ky është një aspekt shumë dëshpërues në jetën tonë, sepse familja duhet t’i edukojë fëmijët me vlerat dhe parimet e duhura, e jo të edukohen nga shokët, artistët, atletët, ose njerëzit me famë botërore. Sot nuk po përballemi me një problem krejtësisht të ri; problemi i kujdestarëve përgjatë historisë nuk ka qenë se çfarë t’u thuhet fëmijëve ose çfarë vlerash dhe parimesh t’u jepen.
Problemi ka qenë gjetja e metodës së duhur për t’i përcjellë këto vlera dhe parime. Fatkeqësia është se përpjekjet në këtë drejtim kanë qenë krejtësisht joproduktive dhe pa rezultat të mirë. Ata nuk e kanë përdorur metodën Kur’anore. Nëse shikojmë Kur’anin Fisnik gjejmë se një e treta e tij i kushtohet rrëfimeve, përvojave të popujve përpara nesh etj. Ky është një indikacion se tregimi luan rol të madh në njohjen e individëve me natyrën, aftësitë, përgjegjësinë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohen. Allahu ka thënë në Kur’an për tregimet për popujt:
“Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë.” Jusuf, 111
Rrëfimi i tregimeve për fëmijët sigurisht se ka qenë një shpikje efektive e intelektit njerëzor për të ndërtuar komunikimin me fëmijët, për t’i udhëzuar ata dhe për njohjen e tyre me faktet për veten dhe për botën përreth tyre.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Fëmija lexon”