Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Si të veprojmë me një fëmijë kryeneç?
Aktualitete

Si të veprojmë me një fëmijë kryeneç?

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 4, 2024No Comments9 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Është natyrë e lindur e njerëzve për të pranuar atë që është e mirë ose atë që është e keqe. Prindërit janë ata që e formojnë besimin e fëmijës dhe shumë prej dëshirave dhe shprehive të tij. Kjo do të thotë se natyra e lindur e fëmijës nuk ka vetëmbrojtje autonome. Që ai të qëndrojë në rrugën e drejtë, t’u përmbahet udhëzimeve të besimit islam, ai ka nevojë për kujdes të pareshtur, udhëzim dhe drejtim. Këtë po e them si përgjigje ndaj shumë njerëzve, të cilët për kryeneçësinë e fëmijës thonë: “Ai është kryeneç dhe nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk mund ta ndryshojmë atë!” Mirëpo, kjo është thjesht e pavërtetë.

Nga ajo që e kemi parë më lartë lidhur me shkaqet e kryeneçësisë kemi konstatuar se ajo është një shprehi e fituar dhe vjen si rezultat i gabimeve në ndërveprimet me fëmijë dhe për shkak të disa rrethanave të këqija, të cilave i ekspozohet. Tani do të vazhdojë ti përmend disa nga parimet që na ndihmojnë ta trajtojmë një fëmijë kryeneç.

1. Një rregull i rëndësishëm është se një mjedis i mirë edukativ u ndihmon fëmijëve të çojnë një jetë normale dhe të mirë. Ndërsa një ambient i keq edukativ kontribuon në shfaqjen e shumë problemeve psikologjike dhe të sjelljes te fëmijët. Le të elaborojmë këtë më tepër në pikat vijuese:

Të qenit i drejtë me ta. Kur t’u përgjigjemi pozitivisht kërkesave të fëmijës, për aq kohë sa ato janë të arsyeshme dhe mesatare, ne mbjellim në vetëdijen e tyre një ndjenjë të mirënjohjes. Kjo mirënjohje zakonisht do të shprehet në përgjigjen pozitive të fëmijës ndaj kërkesave tona. Allahu ka bërë që njerëzit t’i përgjigjen bujarisë me bujari, faljes me falje dhe bashkëpunimit me bashkëpunim.

Komunikimi konstant. Të gjithë fëmijët kanë nevojë të ndjejnë simpati, dashuri dhe kujdes për ta. Prandaj, nëse babai ndan kohë çdo ditë të komunikojë me fëmijët e tij, të luajë me ta, të pyes se si po kalojnë, kjo do të ketë efekt të vërtetë në zvogëlimin e shpërfilljes së fëmijëve për atë që u kërkohet. Kjo është si në rastin e një shoku i cili rrallë refuzon t’u përmbahet kërkesave të një shoku të ngushtë.

Fjalët e mira. Shumica e prindërve do të zgjedhin të flasin me fëmijët e tyre me një prej dy llojeve të toneve: ose do t’u flasin me një tonë urdhërues, të ashpër dhe të thatë ose me një tonë të qartë, të vendostë, por në të njëjtën kohë të butë. Prandaj nëse toni i fundit është i mundshëm dhe e siguron përgjigjen e fëmijëve ndaj nesh, pse të zgjedhim tonin e parë? Një mënyrë e butë e të folurit me fëmijën nuk nxit një shpirt të kryeneçësisë dhe rezistencës.

Nëse në anën tjetër, ne u kërkojmë në një mënyrë të ashpër të bëjnë diçka ose të mos bëjnë diçka, atëherë aktivizohen mekanizmat e vetëmbrojtjes, zakonisht në mënyrë të pavetëdijshme dhe fëmija fillon të reagojë në mënyrë kryeneçe dhe negative.

Tani të tregojmë përvojën e një të riu. Ai thotë: “Nuk mbaj mend të kem pasur një qëndrim konfrontues ndaj babait tim, e as të mos kem qenë i pabindur ndaj tij, përkundër asaj se kam qenë djali më i madh dhe përkundër shërbimit të madh që i kam ofruar për shumë vizitorë të babait. Kjo ka ndodhur duke i falënderuar mënyrës së sjellshme dhe shumë të njerëzishme të babait tim ndaj meje kur më thoshte të bëja diçka. Ai më thoshte: “Halid, të lutem a më sjell një gotë ujë?”, “Bëhu i mirë dhe ulja pak zërin televizorir”, ose “E di se po të kërkoj shumë por e njoh gatishmërinë tënde për të ndihmuar, prandaj të drejtohem ty në vend të dikujt tjetër”. Ndihesha shumë i lumtur kur e thoshte atë dhe i bindesha me plot kënaqësi.”

– Të mos e vëmë fëmijën në një pozitë të ngushtë. Kryeneçësia e fëmijës, shpesh është rezultat i ngushtimit të tij. Kjo mund të ndodh kur e urdhërojmë fëmijën të bëjë diçka menjëherë dhe me një tonë shumë të ashpër, duke mos i lënë alternativë dhe duke mos u siguruar se si ndihet lidhur me të.

Kjo e poshtëron fëmijën dhe nuk është çudi që ai të reagojë me kryeneçësi dhe mosbindje. Ky është reagimi i vetëm i pritur. Një alternativë më e mirë është ajo që një nënë e bën. Ajo i thotë të birit: “Dhjetë minuta i ke për të shkuar në shtrat”, ose “Më duhet kjo ose ajo nga supermarketi. A dëshiron ta marrësh atë tani apo pas drekës”, ose “Nëse ndihesh i bezdisur nga ndonjëra prej kërkesave të mia, thuaje me zë.”

Rëndësia e justifikimit. Është shumë mirë të përdoret justifikimi për t’i shpjeguar fëmijës shkaqet mbrapa kërkesës sonë për diçka, ose ndalesës sonë të diçkaje. Ky justifikim i ka dy përparësi:

a. Njëra është ruajtja e dinjitetit të fëmijës dhe kënaqja e ndjenjave të tij. Kur t’i themi fëmijës: “Shko tani fle, kështu që të zgjohesh me kohë për namazin e sabahut”, ne i japim atij shansin të thotë në vetvete ose me zë “Mund të zgjohem me kohë për namaz pa marrë parasysh sa vonë rri zgjuar”, ose “Vërtet jam kotur pas dreke dhe nuk kam nevojë për shumë gjumë natën”, ose “Alarmin e kam të zëshëm dhe më zgjon edhe nëse jam në gjumë shumë të thellë.” Edhe pse ne këtu i japim fëmijës shansin të diskutojë dhe të kërkojë arsye për të mos shkuar të flejë, në në të njëjtën kohë i ndihmojmë më tepër të ketë një ndjenjë më të mirë morale; mesazhi që i dërgojmë është: nëse nuk të pëlqen çfarë themi, më trego çka mendon dhe kjo e përmirëson ndjenjën e përgjegjësisë.Përparësia tjetër është të zgjuarit e të menduarit te fëmija, për shembull lidhja e shkaqeve me pasoja në mendjen e fëmijës. Ne duhet të bëjmë një lidhje midis heqjes dorë të tij prej diçkaje dhe pasojave të mira të kësaj, si dhe pasojave të këqija që vijnë nëse këmbëngul për të vazhduar me veprimin e tij. Për shembull kur i themi fëmijës “Ke ngrënë mjaft, duhet të ndalesh se shton peshë”, ose “duhet të ndalesh nëse dëshiron të kesh gjumë të mirë”, mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm kur ta përdorim këtë metodë sepse ajo i jep fëmijës përshtypjen se babai nuk është shumë serioz dhe se nuk prish punë nëse nuk i bindet. Për rrjedhim është me rëndësi që fëmija të dijë qartë se ai duhet të bindet se rregulli i familjes duhet të respektohet.

2. Injorimi. Kjo do të thotë që ne të injorojmë sjelljen kryeneçe të fëmijës, të bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kjo është një metodë shumë efektive në shumë situata. Një fëmijë mund të refuzojë të bëjë diçka vetëm për të dëshmuar vlerën e tij ose për të tërhequr vëmendjen ndaj tij. Duke u bërë se nuk po e shohim, ne mund të shtypim kryeneçësinë e tij.

Shumë familje e aplikojnë këtë formulë. Mund të vëresh se si një fëmijë pesë vjeçar refuzon të ulet në tavolinën e bukës. Ai shtrihet në dysheme, pastaj kur askush nuk merret me të ose nuk i thotë të kthehet në tavolinën e bukës, ai do të kthehet para se të mbaroj ushqimi. Një nënë u thotë anëtarëve të familjes, nëse e shihni këtë fëmijë të egërsuar ose duke murmuritur për një gjë, mos e shikoni e as mos i flisni. Kjo do të funksionoj mirë, sepse kryeneçësia e fëmijës do të pakësohet.

3. Shpërblimi. Shumë studime kanë vërtetuar se mendja njerëzore i percepton aspektet negative shumë më shpejt sesa aspektet pozitive. Atëherë nuk është çudi që ne i vërejmë të metat në fëmijët tanë shumë shpejt, ndërsa na duhet shumë vëmendje për të vënë re anët pozitive të tyre. Le të mos marrim bindjen e fëmijës si normë. Ajo që në mendjen tonë na duket e natyrshme, kryesisht nuk është edhe për fëmijën tonë; për këtë arsye ata mund të mos kenë ndjenjën se duhet të binden. Ne gjithashtu duhet të ofrojmë shpërblime materiale dhe të premtojmë të bëjmë diçka që fëmija e do, si për shembull të dërgohet fëmija në një vend rekreacioni, të cilin e pëlqen. Ideja këtu është që në mendjen e fëmijës të lëmë përshtypje se bindja shpërblehet.

4. Ndëshkimi. Edhe nëse prindi është bekuar me fëmijët më të qetë dhe më të kuptueshëm, ai nuk mund të ketë sukses pa ndonjë formë të ndëshkimit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ndëshkimi patjetër duhet të jetë fizik ose i dhunshëm.

Nëse shpërblimi bëhet për të mbjellë në mendjen e fëmijës përfitimet e bindjes, “ndëshkimi”, bëhet për t’i bërë të kuptojnë të metat e mosbindjes. Le të shohim se çka ka bërë një baba për të shëruar kryeneçësinë e të birit. Ai thotë: “Biri im Sadi është një fëmijë i vështirë. Ai kryente çdo punë që i kërkohej pa vullnet dhe me shkujdesi. Kur vura re këtë, vendosa rregullat vijuese:

Gjumi është në ora nëntë. Çdo vonesë pesëmbëdhjetë minutëshe do të rezultojë me ndryshimin e orarit të gjumit për 20 minuta më herët.

– Moskryerja e një pune që i kërkon e ëma do të rezultojë në mosmarrjen e parave të xhepit për ditën e nesërme.

Vonesa për më tepër se gjysmë ore për t’u kthyer në shtëpi në kohën e caktuar do të rezultojë në ndalimin e tij për të dalë me shokë në rastin tjetër.

Babai tregon: “Në fillim e kisha shumë vështirë të zbatoja ndëshkimin. Fëmija e pranonte ndëshkimin pa i ndryshuar shprehitë e tij. Kjo zgjati për dy ose tre muaj dhe pastaj vura re se gjërat po përmirësoheshin. Mund të themi se fëmija hoqi dorë nga 70% e kryeneçësisë së tij. Kjo vërtet do të thotë shumë për mua.”

Është e domosdoshme që të mos shohim kryeneçësinë e fëmijës si një gjë të përkohshme që do të kalojë kur fëmija është gjashtë ose shtatë vjeç. Ka shumë studime që tregojnë se neglizhimi i kryeneçësisë së fëmijës do ta bëjë atë një person agresiv ose të çrregulluar psiqikisht, madje edhe pas moshës njëzet vjeçare, ndërsa me kujdes dhe këmbëngulje, shumë gjëra të këqija në jetën e fëmijës mund të eliminohen derisa të ndryshojnë.

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Problemet e fëmijëve”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleShkaktojnë ankth e probleme me gjumin, zbuloni arsyet e zhurmave të çuditshme që dëgjojmë në vesh
Next Article Problemi i egoizmit në shumë familje
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,163

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,163

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.