Si të lehtësoni ankthin e kthimit në shkollë tek fëmijët – 8 këshillat më të mira:
- Filloni të përgatiteni përpara
- Qetësia në veten tuaj
- Shikoni anët pozitive
- Bëni një hartë rrugore
- Flisni me një mik
- Mënyrë jetese e shëndetshme, mendje e shëndetshme
- Flisni me dikë
- Qëndroni kurioz
Sa herë që përfundon pushimi veror , është njësoj si t’iu them lamtumirë atyre ditëve të shkujdesura për fëmijën tim, dhe një valë ankthi na pushton. Si prind, kjo më shqetëson vërtet. Ndoshta edhe ju e keni ndjerë këtë përzierje eksitimi dhe shqetësimi ndërsa shkolla afrohet sërish. Ne e dimë se sa e rëndësishme është të flasim për këtë, ndaj le të zhytemi në një temë që prek zemrën e çdo prindi dhe nxënësi: ankthi i rikthimit në shkollës.
Pushimet verore kanë të bëjnë me lojëra pafund, pa detyra shtëpie dhe aventura familjare. Është koha kur orët e alarmit mund të pushojnë dhe të qeshurat jehojnë në ajër. Por pastaj kalendari rrokulliset, dhe ja ku është – fillimi i shkollës, duke trokitur në derë. Mes fletoreve të reja dhe lapsave të mprehur, shpesh ka një ndjenjë shqetësimi. Është si të ecësh në të panjohurën, dhe kjo është diçka me të cilën mund të ballafaqohen edhe të rriturit.
Në pjesët në vijim, do të flasim për ato shenja që nuk mund të injorohen dhe e meritojnë vëmendjen tonë. Dhe, më e rëndësishmja, ne kemi një kuti me këshilla të drejtpërdrejta – gjërat që mund të bëni – për të ndihmuar fëmijën tuaj (dhe juve) të përballojë më mirë këtë slitë me rul emocionesh.
Burimi: SplashLearn
Autori: Brajan Li
Përktheu: Arian Kaçiu, Prinderimi.com