Këshilla për mbështetjen e fëmijëve gjatë një tranzicioni sfidues
Çka do të mësoni?
- Çka është puberteti i hershëm?
- Cilat janë ndikimet në shëndetin mendor në pubertetin e hershëm?
- Si munden prindërit t’u ndihmojnë fëmijëve që po kalojnë fazën e pubertetit të hershëm?
Përmbledhje
Mosha mesatare e pubertetit në SHBA po bie. Puberteti i hershëm apo pjekuria e trupit të fëmijëve në një moshë të pazakontë, në përgjithësi para moshës 8 vjeçare për vajzat dhe 9 vjeçare për djemtë, mund të shkaktoj ankth, depression dhe probleme me imazhin e trupit. Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë ndryshimet emocionale që e shoqërojnë pubertetin, ashtu që të mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të përballojnë ndryshimet.
Puberteti shkakton ndryshime fizike dhe mendore. Në pubertetin e hershëm, femijët ende nuk i kanë mekanizmat që të përballen me ndjenjat e forta dhe të pa përballueshme që zakonisht e shoqërojnë pubertetin. Kjo mund të shkaktoj disponim të keq dhe shpërthime emocionale.
Në këtë fazë zhvillimi, fëmijët formësojnë identitetin e tyre dhe duan që të përshtaten në shoqëri. Ata mund të ndjehen të huaj dhe të mos ndjehen rahat nësë nuk shohin ndryshime trupore tek bashkëmoshatarët e tyre. Pjekuria e hershme mundet poashtu që t’i bëj fëmijët të duken më të vjetër, duke çuar në vëmendje të padëshiruar seksuale ose pritshmëri joreale të sjelljes.
Hulumtimet tregojnë se ankthi dhe depresioni i lidhur me pubertetin e hershëm mund të prekë vajzat më shumë sesa djemtë, pasiqë rritja fizike e hershme mund të veprojë si një avantazh social për djemtë. Por, djemtë mund të përjetojnë ndjenja agresioni dhe një dëshirë të papritur seksuale që ata mund të mos dijnë si ta menaxhojne.
Prindërit mund të ndihmojnë duke biseduar me fëmijët e tyre para se të filloj puberteti. Largimi i stigmatizimit dhe mësimi i fëmijëve se çka po ju ndodhë atyre, mund ta mbaj bisedën të hapur dhe t’u japë atyre mundësinë që të bëjnë pyetje. Modelimi i aftësive të shëndetshme përballuese është një mënyrë e shkëlqyer t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë t’i menaxhojnë ndjenjat e tyre. Nëse fëmija juaj ka vështirësi të komunikojë për eksperiencat e tyre me pubertetin e hershëm ose menaxhimin e efekteve të tij, trajtime si “terapia e sjelljeve kognitive” mund të jetë efektive.
Puberteti është një kohë intenzive trazicionale për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët, por mund të jetë posaqërisht e vështirë për fëmijët më të vegjël që po përjetojnë pubertetin e hershëm.
Puberteti i hershëm, i quajtur poashtu puberteti i parakohshëm, është kur trupi i fëmijës fillon të piqet në një moshë jashtëzakonisht të re, përgjithësisht para moshës 8 vjeçare për vajzat dhe 9 vjeçare për djemtë. Së fundi, mosha mesatare për pubertet ishte 11 vjeç për vajzat dhe 12 vjeç për djemtë, por tani shumë ekspert konsiderojnë çdo moshë mbi 8 apo 9 vjeç të jetë normale. Ekspertët përmendin shumë shkaqe të mundshme për pubertet të hershëm, duke përfshirë gjenetikën, të ushqyerit dhe/ose mbipeshën, shkaqet mjedisore dhe traumat. Puberteti i hershëm mund të shkaktoj shqetësime emocionale dhe të rris rreziqet për probleme me shëndetin mendor si ankthi dhe depresioni.
Shumë studime tregojnë se mosha mesatare e pubertetit ne SHBA po bie. Pasi gjithnjë e më shumë fëmijë po piqen më herët sesa pritet, është e rëndësishme për prindërit të kuptojnë ndryshimet emocionale që puberteti i sjell, dhe se si të ndijmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të përballimit për të parandaluar ndikimet negative afatgjata.
Çfarë e bën pubertetin e hershëm të vështirë?
Fëmijët që po përjetojnë pubertetin e hershëm mund të kalojnë nëpër ndryshime fizike dhe mendore para se ata të jenë mjaftueshëm të pjekur emocinalisht që t’i përballojnë ato ndryshime. Sandra L. Whitehouse, PhD, psikologe në “Instituti i Mendjës së Fëmijëve”, sqaron: ”Me pubertetin e parakohshëm, ata (fëmijët) nuk kanë funksionin ekzekutiv apo vetëkontrollin që do t’i lejonte ata të menaxhonin ndjenjat e tyre të forta. Është sikur një veturë në shpjetësi të plotë, por fëmijët nuk mund të arrijnë frenat apo timonin.”
Përtej ndryshimeve fizike që vijnë me pubertetin, ka edhe ndryshime emocionale dhe shoqërore. Fëmijët në pubertet kanë filluar të mendojnë për identitetin e tyre, kush janë ata, çka pëlqejnë, kush i tërheq ata. Ata mund të kenë ndjenja dërrmuese, disponim të keq, dhe shpërthime emocionale. Marrdhënia me prindërit e tyre mund të bëhet e tensionuar.
Është e zakonshme që në këtë fazë të zhvillimit, fëmijët të duan dëshpërimisht të përshtaten me bashkemoshatarët e tyre. Paul Mitrani, MD, PhD, psikiatër për adoleshent dhe fëmijë në “Instituti i Mendjes së Fëmijëve”, thotë se fëmijët mund të mos ndihen rahat për shkak se trupi i tyre po ndryshon para bashkëmoshatarëve të tyre. “Është një kohë kur ju vërtetë doni që të jeni si shokët tuaj, dhe nësë nuk mund të jeni, kjo mund të shkaktoj shumë stres.”
Fëmijët që kalojnë nëpër pubertet të hershëm mund të përjetojnë bullizim ose ngacmime seksuale (posaqërisht vajzat). Ata poashtu mund ta kuptojnë se disa njerëz mendojnë që ata janë më të vjetër sesa që realisht janë, gjë që mund të çojë në pritje jo reale të sjelljes dhe rrezik për ekspozim të hershëm ndaj sjelljeve të të rriturve si aktiviteti seksual apo përdorimi i drogës.
“Kur dikush supozon se ju jeni më i vjetër sesa që realisht jeni, ju ekspozoheni ndaj gjërave të ndryshme dhe ata mund të ju trajtojnë në mënyrë të ndryshme.” Dr. Mitrani spjegon. “Dhe ju mund të përjashtoheni nga bashkëmoshatarët tuaj nësë jeni më i gjatë apo më i zhvilluar.”
Cilat janë ndikimet e pubertetit të hershëm në shëndetin mendor?
Puberteti i hershëm i vë fëmijët para një rreziku të shtuar për probleme me emocione dhe probleme me shendetin mendor, si ankthi, depresioni, vetëvlerësimi i ulët, dhe imazh i dobët i trupit apo dismorfia e trupit.
Ndërsa ata vazhdojnë të piqen, fëmijët që kanë kaluar nëpër pubertet të hershëm kanë gjasa më të mëdha që të abuzojnë më substance narkotike, të përfshihen në aktivitete të hershmë seksuale (gjë që ndërlidhet me shtatzani në adoleshencë të hershme), si dhe të vuajnë nga çrregullime me ushqim.
“Është sikur ju po përpiqeni të futeni në një kallap të caktuar dhe kur nuk mundeni, nganjëherë ju “vetëmjekoheni ose ju bëni gjëra tjera që të mundoheni ta kontrolloni trupin tuaj.” Spjegon Dr. Mitrani.
Mund të ketë dallime të rëndësishme gjinore në ndikimet psikologjike të pubertetit të hershëm. Disa hulumtime tregojnë se vajzat në zhvillim të hershëm duket se janë më të cenueshme nga ankthi dhe depresioni, dhe se ato mund ta bartin atë rrezik për disa vite. Për djemtë, puberteti i hershëm mund të mos jetë dhe aq shqetësues. “Djemtë me pjekje të hershme kanë disa përparësi shoqërore sepse ata janë më të mëdhenjë dhe më të fuqishëm.” , – sqaron Dr. Whitehouse.
Por, kjo nuk do te thotë së djemtë nuk janë në rrezik për probleme emocionale. Me testosterone të ngritura, ata mund te kenë emocione më të fuqishme, një ngritje të mundshme të sjelljes agresive dhe një dëshirë seksuale të papritur që ata mund të mos dijnë se si ta menaxhojnë. Meqenëse puberteti i hershëm mund të shkaktoj ngecje në rritje, djemtë mund të ndjehen të vetëdijshëm për gjatësinë e tyre më vonë nëse ata mbesin më të shkurtër se bashkëmoshatarët e tyre.
Identiteti racor ose etnik i fëmijës mund të ndikoj gjithashtu se si puberteti i hershëm ndikon tek ta. Për shembull, vajzat me ngjyrë shpesh përjetojnë atë që quhet “paragjykim të rriturish”- ato përceptohen si më pak të pafajshme dhe pritet nga to që të sillen më të vjetra sesa janë. Kjo mund të rezultoj në disiplinë më të ashpër në shkollë për të njëjtat shkelje sesa homologet e tyre të bardha. Kalimi nëpër pubertet të hershëm vetëm sa e përkeqëson këtë trajtim të padrejtë.
Si mund t’i ndihmoni fëmijës tuaj ta menaxhoj pubertetin e hershëm?
Prindërit nuk mund t’i kontrollojnë ndryshimet që do t’i sjell puberteti, por ka shumë mënyra që ta ndihmoni fëmijën tuaj për t’u përgatitur dhe menaxhuar këtë tranzicion.
Pavarsisht moshës së tyre, kur ju vëreni shenjat e para të pubertetit tëk fëmija juaj, është mirë që ju të konsultoheni me pediatrin tuaj. Për vajzat, puberteti zakonisht fillon me rritjen e gjoksit dhe rritjen e qimeve nën sqetulla apo vende intime. Për djemtë, testikujt më të rritur dhe qimet trupore mund të jenë shenjat e para.
Por, mënyra më e mirë që fëmija juaj të përgaditet për pubertet fillon shumë më herët sesa paraqitja e shenjave. “Sa më herët që mund të flisni për këto gjëra, në një mënyrë që i përshtatet moshës, aq më mirë.” thotë Dr. Mitrani. Filloni të diskutoni herët me fëmijën tuaj për pubertetin, madje rreth moshës 7 ose 8 vjeçare. Është e rëndësishme të largoni stigmatizimet rreth pubertetit dhe të lejoni fëmijën tuaj që të bëj pyetje.
Mbani mend që ju nuk keni nevojë të ju sqaroni çdo gjë përnjëherë. Në fakt, kjo mund t’i trullos apo ti bëj konfuz ata. Merreni shtruar dhe me ngadalë dhe lejoni që pyetjet e fëmijës të përcaktojnë rrjedhën e bisedës.
“Nëse fëmija juaj ka pyetje, pyetni se përse duan ta dijnë. Mundohuni të mërrni më shumë informacione për atë që po ju pyesin juve, dhe jepuni informacione vëtëm për atë që po ju pyesin,” këshillon Dr. Mitrani.”ju doni që t’i keni këto biseda sa më herët, por ju poashtu doni ta lexoni ambientin.”
Kur duhet prindërit të kërkojnë mbështetje për shëndetin mendor?
Nëse fëmija juaj po kalon në pubertetin e hershëm dhe ju jeni të shqetësuar për shëndetin e tyre mendor, ju mund t’i ndihmoni ata duke i pajisur me aftësi të përballimit të situatës. Dhe konsultimi me terapistët shpesh është një mënyrë efektive për ta bërë këtë.
“Shumë nga ajo që terapia ka të bëj me terapinë e sjelljes kognitive, terapia e sjelljes dialektike- është që t’u a mësoj fëmijëve aftësitë që ju duhen atyre që të jenë të vetëdijshëm për veten e tyre dhe të jenë të vetëdijshëm për emocionet e tyre.”, sqaron Dr.Whitehouse. “Dhe mësimi i strategjive për të njohur kur kanë mendime që ndoshta janë sfiduese për ta.”
Prindërit mund të fillojnë të mësojnë për këto aftësi qysh herët, por gjatë pubertetit, komunikimi efektiv me fëmijën tuaj mund të bëhet i vështirë.
“Marrëdhënia mund të bëhet e vështirë kur vie puberteti, pasiqë natyralisht detyra zhvillimore e adoleshentëve është që të ndahen dhe të individualizohen nga prindërit e tyre.” thotë dr. Whitehouse “ Kështu që ata kanë vështirësi që të flasin me fëmijët e tyre, dhe kështu ka më shumë konflikt aty ku nuk kishte më parë. Prindërit ndihen sikur fëmija i tyre është rrëmbyer nga një përbindësh dhe fëmijët ndjehen njësoj për prindërit e tyre! Kështu që një terapist mund të ndihmoj në ndërtimin e urave të komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve.
Është poashtu e dobishme për prindërit të përforcojnë aftësitë përballuese dhe rregullimin emocional në shtëpi. Një nga mënyrat më të mira është që vetë të modelojne aftësi të shëndetshmë përballuese, pasiqë fëmijët marrin modele përballuese nga të rriturit për rreth tyre.
Autore: Jessica Souza
Ekspertet klinik: Sandra L. Whitehouse, PhD, Paul Mitrani, MD, PhD
Përktheu: Visar A.Demiri, Prinderimi.com
Burimi: https://childmind.org/article/how-early-puberty-affects-childrens-mental-health/