Si mund ta mësoj time bijë të flejë vetë?
Kam një vajzë shtatëmuajshe. Natën, fillimisht bie në gjumë duke pirë gji. Edhe kur natën kërkon vetëm gji. Në disa revista që kam lexuar thuhet se “mund ta mësoni fëmijën të flejë duke e lënë të qajë”. E kam provuar këtë mënyrë, por vajza qan shumë e megjithatë nuk bie në gjumë. Si mund ta mësojë të bjerë në gjumë vetë?
Vënia në gjumë e fëmijës duke e lënë të qajë e dëmton lidhjen midis nënës dhe fëmijës.
Vendi i një fëmije shtatëmuajsh është pranë nënës. Mos e largoni fëmijën nga vetja dhe mos u përpiqni ta mësoni të flejë duke e lënë të qajë. Kur fëmija qan, thërret nënën, dhe nëse nëna nuk i përgjigjet, lidhja emocionale midis nënës dhe fëmijës nis të dëmtohet. Fëmija e humb ndjenjën e sigurisë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”