Nga Carol Bainbridge
E kontrolluar si faktike nga: Sean Blackburn
Tabela e përmbajtjes:
- Tiparet dhe karakteristikat
- Pikat e zhvillimit
- Mbindjeshmëri ose mbieksitueshmëri
- Pikëpamje të ndryshme të termit “me dhunti/i talentuar”
- Testimi i inteligjencës
- Pse ka rëndësi?
“A është fëmija im me dhunti/i talentuar?” Kjo është një pyetje që bëjnë shumë prindër. Gjetja e përgjigjes nuk është gjithmonë e lehtë sepse fëmijët e talentuar janë individë.
Fëmijët e talentuar janë po të ndryshëm nga njëri-tjetri siç janë fëmijët jo të talentuar ndryshe nga fëmijët e tjerë jo të talentuar. Megjithatë, ato kanë një sërë tiparesh dhe karakteristikash të përbashkëta/njejta.
Nëse po pyesni veten nëse fëmija im është i talentuar, hidhni një sy këtyre tipareve të zakonshme dhe shikoni se sa prej tyre i përshtaten fëmijës suaj. Gjithashtu ju mund të kontrolloni për disa gjëra të tjera, si për shembull: A i ka arritur fëmija juaj momentet e zhvillimit në mënyrë të shpejtë? (1)
Edhe kur jeni i sigurt që fëmija juaj ka shumë nga ato tipare të përbashkëta që do të prezentohen këtu dhe ju e kuptoni se fëmija juaj ka përmbushur disa nga momentet e zhvillimit herët, ju ende mund të mos jeni tërësisht të sigurt.
“Jo të gjithë prindërit besojnë se fëmija i tyre është me dhunti/talent dhe prindërit e fëmijëve të talentuar shpesh nuk janë të sigurt ose hezitojnë të pretendojnë se fëmija i tyre është i talentuar.”
Sa më shumë të lexoni për fëmijët e talentuar dhe konceptin e dhuntisë apo talentit, aq më e lehtë do të jetë për ju të kuptoni nëse fëmija juaj është vërtetë i atillë.
Tiparet dhe Karakteristikat
Prindërit shpesh pyesin veten nëse fëmija i tyre është i talentuar kur shohin prova të shkathtësive të avancuara. Si për shembull, kur ata të shohin tek fëmijët: lexim nga mosha e hershme, kujtesë të shkëlqyer ose marrëdhënie të mira me të rriturit.
Ata mund të fillojnë të kuptojnë aftësinë e fëmijës së tyre duke hulumtuar karakteristikat e fëmijëve të talentuar n. përgjithësi. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se një fëmijë nuk duhet të ketë të gjitha tiparet për të qenë i talentuar. (2)
Pikat e zhvillimit
Shkathtësia ka tendencë të shfaqet në familje përgjithësisht, kështu që shumë nga tiparet që tregojnë dhunti janë të zakonshme midis anëtarëve të familjes së gjerë.
Prindërit mund të shohin një shenjë dhuntie tek fëmija i tyre dhe ta konsiderojnë atë sjellje krejtësisht normale, mesatare sepse edhe disa anëtarë tjerë të familjes kanë të njëjtin tipar.
Prindërit ndonjëherë shohin një listë tiparesh dhe nuk janë të sigurt nëse fëmija i tyre i përshtatet vërtet atyre përshkrimeve. Në këtë rast, është e dobishme të krahasoni zhvillimin e një fëmije me një tjetër sidomos në etapat mesatare të zhvillimit. Është gjithashtu një ide e mirë për të parë se çka aktualisht konsiderohet zhvillim i avancuar.
Mbindjeshmëri apo mbieksitueshmëri
Shumë fëmijë të talentuar kanë një ose më shumë “mbindjeshmëri” (3). Fëmija gjithashtu mund të ketë energji të tepërt dhe të jetë në lëvizje të vazhdueshme.
Ndërsa mbieksitueshmëritë janë të zakonshme, jo të gjithë fëmijët e talentuar i kanë këto ndjeshmëri të rralla.
Këtu janë pesë emocionet e tepërta të Dabrowskit me të cilat prindërit e fëmijëve të talentuar duhet të njihen: (4)
- Psikomotore
- Sensuale
- Imagjinare
- Intelektuale
- Emocionale
Pikëpamje të ndryshme të termit “me dhunti / i talentuar”
Një arsye pse prindërit dhe shumë të tjerë e kanë të vështirë të kuptojnë nëse një fëmijë është i talentuar apo jo, janë përkufizimet kontradiktore të termit “i talentuar” ose ‘’me dhunti’’. Jo të gjithë ata që përdorin këta terma i referohen domosdoshmërisht edhe të njëjtit grup.
Mësimi rreth historisë së termit dhe ndryshimeve në kuptimin e tij do të ndihmojë shumë prindërit të kuptojnë se çfarë është dhuntia dhe nëse fëmija i tyre është vërtetë me dhunti.
Testimi i inteligjencës
Testimi i IQ-së mund t’i ndihmojë prindërit të përcaktojnë nëse fëmija i tyre është me dhunti, megjithëse ekspertët rekomandojnë që fëmijët të mos testohen para moshës pesë vjeçare dhe mundësisht para moshës nëntë vjeç, pasi rezultatet mund të mos jenë plotësisht të sakta. (5)
Prindërit zakonisht nuk duhet ta testojnë fëmijën e tyre për aftësi, përveç nëse është e nevojshme që ata dëshirojnë të mbrojnë nevojat arsimore të fëmijës së tyre. Testimi në anën tjetër, mund të sigurojë qetësi mendore për prindërit që kanë dyshime të vazhdueshme për aftësitë e fëmijës së tyre.
Pse ka rëndësi?
Prindërve të fëmijëve të talentuar shpesh u thuhet të mos “mburren” ose “le fëmijën tuaj të jetë fëmijë” ose të ndalojnë “shtyrjet”. Njerëzit që nuk kanë fëmijë të talentuar nuk i kuptojnë çështjet e përfshira këtu. Fëmijët e talentuar janë shpesh një mister për prindërit e tyre, të cilët mund të habiten dhe të mahniten me atë që fëmijët e tyre mund të bëjnë.
Disa fëmijë të talentuar janë të dobët sepse nuk sfidohen, ndërsa të tjerët arrijnë shumë (duke marrë nota të larta), por nuk sfidohen. Të dyja situatat mund të krijojnë probleme për fëmijët në shkollë e, edhe më vonë në jetë.
Shumë shpesh, këta prindër duan vetëm konfirmimin se ajo që po shohin është, në fakt, është e vërtetë dhe se fëmija i tyre duket se ka aftësi më të avancuara se fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. (6)
Natyrisht, atëherë njerëzit u thonë atyre prindërve se nuk ka shumë rëndësi, dhe në njëfarë mënyrë është e vërtetë. Ju nuk do ta doni fëmijën tuaj më shumë nëse është me dhunti ose më pak nëse nuk ka dhunti. Përkundër kësaj, do t’i kuptoni fëmijët më mire, do të dini ku dhe çka të kërkoni ndihmë për ta.
Librat e prindërve, për shembull, mund të ngatërrojnë dhe madje të zhgënjejnë prindërit e fëmijëve të talentuar, sepse përshkrimet dhe këshillat e dhëna nuk zbatohen dhe nuk funksionojnë për shumë (nëse jo shumicën) fëmijë të talentuar. Nëse e keni kuptar se keni një fëmijë me dhunti, do të thotë që ju dini tashmë të kërkoni edhe libra për prindërimin e fëmijëve me dhunti.
Të dish se fëmija juaj është me dhunti ju ndihmon gjithashtu të kuptoni më mirë nëse shkolla po ofron një mjedis të përshtatshëm arsimor për të. Mund t’ju japë gjithashtu qetësi mendore, t’ju ndihmojë të kuptoni fëmijën tuaj dhe t’ju fuqizojë që të ofroni mjedis më të mirë akademik për të.
Autore: Carol Bainbridge
Carol Bainbridge ka dhënë këshilla për prindërit e fëmijëve të talentuar për dekada dhe ishte anëtare e Shoqatës së Indianës për të Dhunuarit.
Përktheu: Perparim Blakaj, Prinderimi.com
Referenca
- Vaivre-Douret L. Developmental and Cognitive Characteristics of “High-Level Potentialities” (Highly Gifted) Children. Int J Pediatr. 2011;2011:420297. doi:10.1155/2011/420297
- Pfeiffer SI, Petscher Y. Identifying Young Gifted Children Using the Gifted Rating Scales—Preschool/Kindergarten Form. Gift Child Q. 2008;52(1):19-29. doi:10.1177/0016986207311055
- Gere DR, Capps SC, Mitchell DW, Grubbs E. Sensory Sensitivities of Gifted Children. Am J Occup Ther. 2009;63(3):288-295. doi:10.5014/ajot.63.3.288
- Van den Broeck W, Hofmans J, Cooremans S, Staels E. Factorial validity and measurement invariance across intelligence levels and gender of the Overexcitabilities Questionnaire-II (OEQ-II). Psychol Assess. 2014;26(1):55-68. doi:10.1037/a0034475
- National Association for Gifted Children. Tests & Assessments.
- Matthews MS, Ritchotte JA, Jolly JL. What’s wrong with giftedness? Parents’ perceptions of the gifted label. International Studies in Sociology of Education. 2014;24(4):372-393. doi:10.1080/09620214.2014.990225
Fernández E, García T, Arias-Gundín O, Vázquez A, Rodríguez C. Identifying Gifted Children: Congruence Among Different IQ Measures. Front Psychol. 2017;8:1239. doi:10.3389/fpsyg.2017.01239