Epoka e super-prindërve duket se ka marrë fund dhe më shumë prindër po përpiqen të adoptojnë stilin e “prindërimit dembel” në ditët e sotme. Kjo nuk do të thotë që po i lënë gjithë ditën të shikojnë video në YouTube. Kjo ka lidhje me heqjen dorë për t`i ndihmuar në çdo pengesë që fëmijëve u dalin para. Kështu u bën një nder duke i aftësuar.
Të jesh një prind dembel nuk është aq e lehtë sa duket sepse kërkon shumë durim të jesh i tillë. Përmes kësaj mënyre prindërimi, fëmijët mësojnë të kujdesen vete për veten.
Kjo mënyrë i bën fëmijët më të përgjegjshëm, sepse mësohen që herët t`i përmbushin vetë nevojat e tyre. Për rrjedhojë besojnë më shumë tek vetja dhe rriten si njerëz me vetëbesim të lartë që është çelësi i suksesit. Dhe në fund të fundit e shijojnë fëmijërinë me gjithë dinamikat e saj: duke mësuar dhe duke bërë gabime.
*Burimi Bright Side