Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Bullizmi»Pse ngacmuesit janë kaq të këqinj? Një ekspert i psikologjisë rinore shpjegon se çfarë fshihet pas sjelljes së tyre të dëmshme
Bullizmi

Pse ngacmuesit janë kaq të këqinj? Një ekspert i psikologjisë rinore shpjegon se çfarë fshihet pas sjelljes së tyre të dëmshme

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 10, 2024Updated:February 10, 2024No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Ngacmimi mund ta bëjë jetën tuaj të mjerueshme dhe dekadat kërkimore e vërtetojnë këtë. Fëmijët dhe adoleshentët e ngacmuar janë në rrezik për ankth, depresion, braktisje të shkollës, refuzim nga bashkëmoshatarët, izolim social dhe vetëdëmtim.
Të rriturit gjithashtu mund të ngacmohen, shpesh në ambientin e punës dhe ata mund të vuajnë po aq sa edhe fëmijët.
Së pari, le të përcaktojmë se çfarë është ngacmimi. Ngacmimi është sjellje e keqe dhe e dëmshme, që shkaktohet nga dikush me më shumë pushtet ose status sesa tjetri. Mund të jetë një fëmijë më I njohur/më popullor në shkollë ose edhe një mbikëqyrës/menaxher në punë, i cili në mënyrë të përsëritur zgjedh, ngacmon, irriton ose lëndon një person me më pak fuqi ose me më pak status.
Ngacmimi mund të marrë shumë forma fizike, si: shtyrja, goditja, përhapja e thashethemeve, mbajtja e dikujt jashtë grupit të miqve, vërejtje të vrazhda ose sjellje ngacmuese seksuale dhe ndjekje.
Ndonjëherë, ngacmuesit synojnë dikë për shkak të racës, fesë ose pamjes së tyre. Njerëzit që janë mbipeshë, ose me paaftësi fizike dhe zhvillimore, kanë më shumë gjasa të ngacmohen. Si rezultat, ata mund të kenë probleme në aspektin e shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe sjelljen vetëdëmtuese.
Pra, pse ngacmuesit e bëjnë këtë?
Njerëzit mësojnë se si t’i ngacmojnë të tjerët herët përmes asaj që psikologët e quajnë modelim dhe të mësuarit social. Kjo do të thotë që ngacmuesit shohin njerëz të tjerë duke ngacmuar dhe ata në thelb modelojnë ose kopjojnë këtë sjellje agresive.
Media është një fajtor i madh këtu. Kur sjellja e keqe ose e dhunshme vlerësohet dhe promovohet në muzikë, videolojëra, TV dhe filma, ngacmuesit do të imitojnë atë që shohin dhe dëgjojnë, veçanërisht nëse duket e mirë ose nëse shpërblehet.
Familja është gjithashtu një ndikues tjetër. Nëse fëmijët rriten në një shtëpi pa dashamirësi dhe afërsi, por me shumë ndëshkime fizike dhe konflikte të rënda, duke përfshirë edhe prindërit që zihen me njëri-tjetrin, atëherë fëmijët e shohin këtë sjellje si të pranueshme. Ata mund të vazhdojnë të trajtojnë bashkëmoshatarët e tyre po në këtë mënyrë.
Një gjë e ngjashme ndodh kur një fëmijë bie në një grup shokësh që janë ngacmues dhe kanë më shumë gjasa të ngacmojnë të tjerët vetë. Për ta thënë ndryshe, ata ngacmojnë sepse mendojnë se kjo i bën të duken të ngritur para miqve të tyre.
Dhe ngacmuesit ngacmojnë për shumë arsye të tjera. Disa e bëjnë këtë sepse i bën të ndihen më mirë për veten e tyre kur i përulin njerëzit e tjerë. Ngacmues të tjerë zbuluan se forca dhe frikësimi funksionuan për ta në të kaluarën, kështu që është një strategji e përshtatshme për të marrë atë që duan. Megjithatë të tjerët thjesht kanë vështirësi të kontrollojnë veten dhe nuk mund të qetësohen kur janë të zemëruar.
Dhe disa ngacmues tjerë, e bëjnë si një mënyrë për të ecur përpara në karrierë. Për shembull, një ngacmues i rritur në vendin e punës, mund të përhapë thashetheme të turpshme për një bashkëpunëtor, për të mbajtur një rival që të mos promovohet.
Si t’i trajtoni ngacmuesit?
Për fat të mirë, ka shumë mënyra për të ndaluar një ngacmues.
Nëse jeni fëmijë ose adoleshent, flisni për atë që ka ndodhur me një të rritur të besuar: një prind, mësues, drejtor ose këshilltar. Ata do t’ju ndihmojnë të bëni lëvizjen tuaj të ardhshme. Shkollat ​​janë të njohura me këtë lloj problem, për këtë edhe kanë zhvilluar politika për të mbrojtur viktimat e bullizmit.
Nëse jeni një i rritur që është ngacmuar në vendin e punës, bisedoni me departamentin tuaj të burimeve njerëzore ose një mbikëqyrës neutral që mund t’ju këshillojë për hapat e ardhshëm. Ju jeni gjithashtu të mbrojtur ligjërisht meqënëse ligjet e punës ndalojnë ngacmimet dhe sjelljet diskriminuese.
Cilado qoftë mosha juaj, është mirë të flisni me miqtë ose anëtarët e familjes që mund të mos jenë të përfshirë në incident, por që do të ofrojnë mbështetje. Angazhimi në aktivitete përballuese siç janë ushtrimet ose relaksimi me një shëtitje, mund të ndihmojë gjithashtu.
Dhe një fjalë të fundit: Bullizmi nuk është i pranueshëm. Nuk është thjesht “fëmijë janë, bre!” ose që ju jeni “shumë i ndjeshëm”. Nëse një ngacmues po ju shqetëson, mos u përpiqni ta trajtoni vet por dijeni që marrja e ndihmës është mënyrë e duhur për t’ia dalë mbanë.
Autore: Prof. Sara Goldstein
Përktheu: Perparim Blakaj
Prinderimi.com
bullizmi Ngacmimet Ngacmuesit Perparim Blakaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNuk dua të shkoj më në shkollë!
Next Article Çdo ditë bëjmë nga 40 kilometra rrugë
Prinderimi

Related Posts

Ankthi dhe depresioni

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

June 2, 2025
Ankthi dhe depresioni

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

June 2, 2025
Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,967

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,257

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,693
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Ankthi dhe depresioni

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

PrindërimiJune 2, 2025
Ankthi dhe depresioni

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

ModeratoriJune 2, 2025
Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

PrindërimiMay 30, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,967

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,257

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,693
Të zgjedhura

Si mund t’i kuptoj një mësues rreziqet e vetëdëmtimit apo vetëvrasjes nga nxënësit dhe çfarë duhet të veproj?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëjë një mësues që dyshon se ndonjë nxënës po vuan nga depresioni?

June 2, 2025

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.