Gabimi tjetër që prindërit mund ta bëjnë kur fëmija i tyre ka temperaturë është t’i bëjnë dush në përpjekje për t’ia ulur temperaturën.
“Është e rëndësishme që të mos i ftohni shumë shpejt. Vendosja e një foshnjeje ose fëmije në një dush ose banjë të ftohtë, do të ishte shqetësuese dhe mund të shkaktojë hipotermi”, ka thënë Jurcutz.
Hipotermia është një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit nën 35 gradë celsius.
Shenjat dhe simptomat përfshijnë:
- dridhje
- lëkurë e zbehtë, e ftohtë dhe e thatë
- bisedë e pakuptueshme
- frymëmarrje e ngadaltë
- lodhje ose konfuzion
Foshnjat me hipotermi mund të jenë të ftohta në prekje, jashtëzakonisht të qetë ose të përgjumur dhe mund të refuzojnë të ushqehen. /Telegrafi.
Çfarë mund të bëni për ta trajtuar temperaturën e fëmijës suaj
Kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për të voglin tuaj me temperaturë, Nikki ka thënë se gjëja kryesore është trajtimi i simptomave dhe jo numrin në termometër.
Duhet të përqendroheni në mbajtjen e të voglit tuaj të hidratuar. Njëherësh rekomandohet t’i jepni fëmijës ushqim shtesë, qoftë me shishe ose me gji.
Mund t’i jepni të voglit tuaj paracetamol ose ibuprofen për ta ulur temperaturën, ndërsa preferohet ta kontrolloni paketimin ose fletëpalosjen për t’u siguruar që ilaçi është i përshtatshëm për fëmijën tuaj ose të flisni me farmacistin ose mjekun nëse nuk jeni të sigurt.
Gjithashtu këshillohet ta mbikëqyrni rregullisht fëmijën gjatë gjithë natës kur është me temperaturë dhe të merrni këshilla mjekësore nëse jeni të shqetësuar.
Mirëpo, prindërit nuk rekomandohet ta kombinojnë ibuprofenin dhe paracetamolin, përveç rastit kur u thotë mjeku.
Nuk duhet t’i jepet paracetamol një fëmije më të vogël se dy muajsh, gjithashtu nuk këshillohet t’u jepet ibuprofen fëmijëve nën tre muajsh ose që peshojnë më pak se 5 kg, as nuk duhet t’ua jepni fëmijëve me astmë nëse nuk rekomandohet nga një mjek.
Kur duhet të kërkoni ndihmë
Në vijim janë pesë rrethana në të cilat duhet të kërkoni ndihmë për të voglin tuaj:
- kur temperatura është mbi 38 °C për foshnjat nën tre muajsh
- i vogli juaj është i dehidratuar, duke mos pirë ka më pak pelena të lagura
- i vogli juaj ka një skuqje që nuk zbehet kur e shtypni
- duken të përgjumur
- ata kanë konvulsione