Nga Lira Gjika:
Të rritësh mirë një fëmijë do të thotë që prindërit:- të mos e ushqejnë me zor dhe vend e pa vend. Të mos e shohin se është bërë pis, por që është kënaqur duke luajtur e eksploruar. Të mos tremben kur luan me ujë apo në shi, por jo ta harrojnë pasi janë te zënë me smartphon-et Të mos kenë frikë se ftohet dhe për të qenë prindërit të qetë, e veshin trashë. Të mos e puthni pa e pyetur. Të mos dallojnë ato që nuk di dhe nuk bën.
Të mos lejojnë të tjerët ta prekin pa leje apo kur nuk do fëmija. Te mos lejojnë ta pyesin se kë do më shumë apo ka xhan. Prindërit ta prezantojë te të panjohurit për fëmijën dhe jo ti thonë “s’ke turp” kur fëmija heziton të përgjigjet. Te mos i thuhet “s’te kam xhan” apo “me turpërove” apo “fëmije i keq”. Te mos e etiketojnë si mbas një shenje fizike apo “frikacak”. Te mos e krahasojnë me fëmijë të tjerë. Ti flitet me zë të qetë, pa inat, mërzi e bezdi edhe kur bën gabim.
Ti dërgojnë për të fjetur në orën 20.30 dhe jo kur shkojnë vetë prindërit, pas orës 22.00 te darkës. Dhe ajo që është më e shpeshta dhe më e renda, prindër mos i gënjeni fëmijët./dritare.net