Nga Lira Gjika
Një fëmijë në moshën 0-5 vjeç ka të gjithë potencialët për t’u rritur në njerëzore. Por ai, fëmija, i vetëm nuk mund ta realizojë këtë proces sa të gjatë aq të ndërlikuar.
I duhen mbështetje,modelet dhe siguria, që të zhvillojë dhe organizojë psihën e tij. Këtë proces fëmija do ta realizojë vetë, por nuk duhet ta realizojë i vetëm, pa fjalën aprovuese dhe aprovimin e të rriturit.
Njeriu duhet të realizojë procesin e rritjes pa kthim prapa në kohën e duhur, përndryshe do të mbivendoset struktura e “llastikut” që nuk lejon individin të bëhet person. Çdo të thotë të jesh person: do të thotë të kesh kuptuar se je i limituar në kohë dhe hapësirë, por që ke arritur atë rritje që brenda këtyre kufijve gjendet pafundësia e njerëzores ku personi ka vendin e vet dhe fjalën e tij, që gjithmonë ka për të arritur një stadard më të avancuar./dritare