Tregohet për një nëpunës të ri që po qëndronte përpara një aparati, i cili grimcon letrat që duhen asgjësuar dhe në fytyrë i vërehej më. dyshja dhe konfuzioni. Një nga sekretaret kaloi andej dhe e pyeti: “Ke nevojë për ndihmë?”
Ai ia ktheu: Po. Si punon kjo makineri?
Kjo është mjaft e thjeshtë, – tha ajo. Ia mori raportin shumë të rëndësishëm që ai mbante në dorë dhe e futi në makineri, e cila filloi ta copëtonte letrën…
Ndërsa nëpunësi i ri po shikonte i shastisur, a thua se po shikonte ndonjë mister, i tha sekretares: Faleminderit shumë, por a mund të më tregosh tash ku dalin fotokopjet e këtij raporti?
Ligjëruesi botëror dhe autori amerikan Xhim Ron, thotë: “Prania ose mosprania e diturisë, mund t’i japin formë së ardhmes sonë”.
Francis Bacon thotë: “Dituria është fuqi”.
Sa më shumë dituri të kesh, aq më i dalluar bëhesh ndër njerëz, të cilët të pyesin për mendimin që ke ti për problemet e tyre dhe që presin këshillën tënde.
Ralf Ualdo Emerson thoshte: “Nëse dikush mund të shkruajë një libër, më mirë se është shkruar, ose të këshillojë në një mënyrë më të mirë, ose deri edhe nëse di të bëjë një çark për minjtë, më të mirë se ai që ka komshiu i tij, pastaj ta ndërtojë shtëpinë në tokat e largëta, derisa atje do t’i vijnë atij njerëzit për të marrë dituri prej tij.”
Njohuria është fuqi. Në varësi të njohurive që ke, aq do të jesh krijues dhe do të kesh më shumë shanse që të bëhesh i lumtur dhe i suksesshëm… Me njohuri, rritet shkalla e inteligjencës sate dhe mendja jote hapet për horizonte dhe fusha të reja. Njohuria është dy llojesh: njohuria e një gjëje, ose njohuria e burimit të informacioneve rreth asaj gjëje.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”