Praktikoj një disiplinë të përzemërt
Çdo disiplinë duhet të përfshihet në gjirin e një marrëdhënieje të përzemërt. Kjo do të thotë që prindi të ketë një sjellje të qartë (zgjedh nga tre deri në pesë rregulla dhe i thotë në mënyrë të thjeshtë, pa i vënë në diskutim, pa e bërë të ndihet fajtor dhe pa kërcënuar); të mos ua vërë veshin disa sjelljeve më pak të rëndësishme, ose që nuk janë të rrezikshme; të ruajë një sjellje pozitive (të përkrahë, të përgëzojë, të japë kohë, të dëgjojë, të shpërblejë); të bëjë të mundur që fëmija të përjetojë pasoja të natyrshme e logjike të veprimeve të tij, duke gjykuar veç veprimin dhe jo fëmijën.
DISIPLINA ME BEBET (0 – 9 MUAJ)
Nevoja:
⚫️ përkatësi;
⚫️ dashuri;
⚫️ përkujdesjet kryesore;
⚫️ zakone që t’i krijojë ritmet e tij;
⚫️ t’i flasin;
⚫️ t’i respektohet ritmi;
⚫️ ta mbrojnë nga rreziqet.
Disiplina:
⚫️ krijimi i zakoneve në lidhje me gjumin dhe ushqimin;
⚫️ krijimi i shprehive të mira më lidhje me mënyrën e vënies në gjumë;
⚫️t’i mësosh pak e nga pak se si të përballet me zhgënjimet dhe t’i durojë ato.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”