Kushtet për kreativitet konsiderohen si inkubatori natyral për lindjen e ideve të reja.
Ndezja e aftësive kreative
Shumë nga dijetarët e menaxhimit ngulin këmbë se çdo njeri ka aftësi kreative, por shumë pak prej tyre i shfrytëzojnë këto aftësi dhe kanë sukses në jetë për shkak të tyre. Nuk ka dyshim, se ka shumë faktorë që ndihmojnë për ndezjen e këtyre aftësive tek njeriu dhe një nga këta faktorë është edhe krijimi i kushteve dhe i ambientit të përshtatshëm për kreativitet. Nëse vërejmë se në një vend të caktuar ka shumë shpikje dhe zbuli- me, duhet ta dimë patjetër se në atë vend kemi një ambient ku plotësohen kushtet për kreativitet. Ndërsa kur shikojmë se në një vend tjetër shpikjet dhe zbuli- met janë të pakta, atëherë duhet ta dimë se aty ka një ambient vrasës për kreativitetin. Prandaj, për të ndih- muar kreativitetin, duhet që të krijojmë kushtet e përshtatshme për të.
Mënyrat e përgatitjes së kushteve kreative
Xheri Martin, në shkrimin e tij “Si e stimulojnë drejtuesit kreativitetin në institucionet e tyre?”, ka përmendur dhjetë mënyra për përgatitjen e kushteve kreative në institucione, të cilat do t’i përcjellim këtu shkurtimisht dhe me pak ndërhyrje:
1. Nxitja ose stimulimi
Prindërit duhet t’i nxisin vazhdimisht fëmijët e tyre për çdo ide të re, që tregon sadopak kreativitet. Ata gjithashtu duhet që t’i nxisin fëmijët për të arritur mënyra të reja kreativiteti, edhe sikur idetë e tyre të duken të dobëta dhe shumë primitive. Po kështu, prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre çdo gjë të re nga bota e shpikjeve, në të gjitha fushat, për të përgatitur kushtet e duhura, në mënyrë që të nxitet kreativiteti i tyre.
2. Zhvilloji shpikjet e tua personale
Mendo se si mund të veprosh për t’i shtuar shpik- jet e tua, apo edhe për t’i përmirësuar ato tek fëmijët e tu. Për shembull, mund të marrin një kurs të posaçëm në kompjuter për vizatimin e trupave, që quhet CAD, ose edhe kurse të tjera që ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit të tyre.3. Shpërbleji fëmijët e tu
Shpërbleji fëmijët, sidomos ata që rrezikojnë për të krijuar diçka të re ose për të nxjerrë ide të reja, edhe sikur të dështojnë në përpjekjet e tyre. Atyre mund t’u japësh dhurata, t’i ftosh në festa, t’i lavdërosh para të tjerëve, t’u vendosësh fotografitë e shpikjeve dhe ideve të tyre në dhomën e ndejës, si dhe metoda të tjera shpërblimi dhe stimulimi për ta.
4. Hape derën për të gjitha idetë e reja
Madje edhe për ato ide që kanë lidhje me fëmijët e tu, në mënyrë që t’u hapësh mendjen për ide të tjera, të cilave ata mund t’u gjejnë ndonjë lidhje me idetë e tyre personale.
5. Nxite hobin e pikturës (përveç rasteve që nuk lejohen në fenë tonë)
Përveç hobit të pikturës, mund të nxisësh hobin e gatimit, të punimeve të enëve të baltës me dorë etj. Bëje këtë për ta përforcuar më shumë njërin nga parimet e kreativitetit, që thotë se duhet të bashkosh mes dy gjërave për të nxjerrë një të tretë. Kërko gjithmonë nga fëmijët e tu që të largohen nga imitimi i gjërave të zakonshme.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”