Problemi i njerëzve që kanë marrë pjesë në seanca vlerësimi deri më sot është i njëjtë: vetëvlerësim i ulët… dhe problemet që krijohen nga kjo. (Këtu kam parasysh vetëm mungesën që i hap rrugën problemeve të caktuara. Kur e shohim si një vlerësim të përgjithshëm, mund të themi se pjesëmarrësit në seancat tona kanë vetëvlerësim më të lartë se mesatarja e shoqërisë.)
Ky është problemi themelor i njeriut të ditëve të sotme. Vetëvlerësimi është aq i ulët sa mënyrat e jetesës janë të destinuara t’i zhbëjnë njerëzit. Për fat të mirë, shumë prej nesh nuk humbasim në thellësinë e dëshpërimit dhe negativitetit, paçka se përjetojmë shumë ulje e ngritje. Ndonjëherë ndihemi mirë, e ndonjëherë si mos më keq. Nëse humbasim besimin te vetja në momentet kur nuk ndihemi mirë, ulim vetëbesimin; në këtë pikë fillojnë edhe problemet. A nuk është shumë e qartë se pas gjithë problemeve personale ku fshihet vetëvlerësimi i ulët, qëllimi i parë është të ngremë vetëvlerësimin?
Në fakt ajo terapi do të thotë të mësosh individin të ngrejë vetëvlerësimin. Zhvillimi individual është terapia më efektive. Terapia e vërtetë është edukimi dhe procesi i njohjes së vetes me qëllimin për të rindërtuar lidhjen me ‘Unin’, pra botën e brendshme të personit. Nëse procesi i edukimit nis një herë, ai vazhdon gjatë gjithë jetës. Gjëja që rrit me shpejtësi shijen e jetës është uria për të mësuar e për të ngopur këtë uri, ta sjellësh atë në trajtën e një shkolle ku mëson vazhdimisht. Gjëja që mësojmë është shumë tërheqëse: “Vetja.”
Ne e duam veten për aq sa e njohim, e duam jetën dhe të tjerët po aq sa duam veten; kaq e thjeshtë është. Një njeri që nuk ka respekt deh dashuri për veten, e ka të gënjeshtërt dashurinë për të tjerët. Shenjat e kësaj dashurie janë problemi që ka njeriu për të përmbushur nevojat emocionale të vetëdijshme apo të panjohura.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”