Një shënim mbi prindërimin autoritar/dominues: Kulturë detyrimi dhe frike
Ekziston një besim i përhapur, se stili autoritar i prindërimit është një mënyrë e efektshme për të parandaluar sjelljet devijante te fëmijët e tyre. Është interesante se ky mendim bazohet mbi një qasje që përqendrohet kryesisht në parandalimin e sjelljeve të këqija, në vend të inkurajimit të qëndrimeve mendore pozitive dhe] sjelljeve të mira.
Kontrolli dhe frika kanë përparësi ndaj marrëdhënieve familjare harmonike, ndërsa rezultati mund të jetë fëmijë të keqpërshtatur me pasoja të gjera për shoqërinë në tërësi. Për këtë arsye, dhe për shkak të popullaritetit të këtij stili, kemi vendosur të përqendrohemi më thellë në këtë çështje.
Sjellja mbizotëruese e prindërve karakterizohet nga zbatimi i paepur i rregullave dhe dominimi, dhe nga mungesa e dialogut, pjesëmarrjes dhe konsultimit. Farat e praktikave autoritare mbillen që në foshnjëri brenda familjes, dhe më pas përhapen jashtë shtëpisë, duke pushtuar shkollat, institucionet shoqërore dhe në fund qeverinë dhe sistemet politike.
Brenda familjes, babai ka autoritet të fortë mbi fëmijët, vëllezërit më të mëdhenj mbi më të vegjlit dhe djemtë mbi vajzat. Meshkujt, në përgjithësi, janë “bosët” dominues dhe gjithë atmosfera është e privuar nga konceptet e partneritetit dhe përgjegjësisë. Në kontrast me këtë, Profeti Muhamed (a.s.) ka inkurajuar konceptin e pastorisë (nga latinishtja për bari):
“Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për atë për të cilën jeni caktuar.” (Hadith)
Autor: H. Altalib, O. Altalib dhe A. Ebusulejman, 2022
Udhëzues për rritjen e fëmijëve: Marrëdhëniet prind-fëmijë