Çdokush le ta dijë se adoleshenca është një fazë e jetës, as e para dhe as e fundit. Fakti se është një fazë nënkupton se nuk mund të jetë ndryshe përveç se e përkohshme. Ky është një fakt i thjeshtë dhe le të na ndihmojë të kemi më tepër durim, shpresë dhe pritje për një të ardhme më të mirë.
Nga ana e tyre, adoleshentët shpesh ankohen se të rriturit rrallë i kuptojnë. Ata flasin për padrejtësitë që u bëhen nga të rriturit dhe se nuk u japin atë që u takon me të drejtë. Në anën tjetër, prindërit i kanë dyshimet e tyre. Ata mendojnë se adoleshentët janë kryesisht të ngutshëm dhe madje të pakontrolluar në sjelljen e tyre; se ata sjellin shumë të këqija duke e njollosur tërë familjen. Kështu ne kemi një situatë me akuza dhe kundër akuza dhe problemi është mjaft i njëjtë për të dy anët.
Ata nuk kanë bërë mjaft për të kuptuar fazën e adoleshencës dhe sidomos ndryshimet që ndodhin në personalitetin e adoleshentit gjatë kësaj faze.
Nëse prindërit ndajnë ca kohë për të njohur veten me natyrën e kësaj faze, ata sigurisht se do të jenë në një pozitë më të mirë në raport me adoleshentët. Ata do t’i trajtojnë situatat me një mënyrë më të pjekur. Këshilla që do ta japin do të jetë më e përshtatshme për nevojën e djalit ose të vajzës dhe këta të fundit do të ndjejnë atë. Kjo vlen edhe për adoleshentët.
Kur adoleshentët ta njohin veten mirë, kushtet dhe gjendjen nëpër të cilën kalojnë, ata do të jenë më të hapur dhe më të çiltër me familjet e tyre. Këtu kemi një fakt bazik dhe të përgjithshëm. Duke kuptuar vetveten, do t’u mundësosh të tjerëve t’ju kuptojnë. Kjo është e vërtetë për adoleshentët.
Sa më tepër që ata dinë për vetveten, aq më tepër do të mund të lidhen me familjen e tyre dhe të dëgjojnë këshillat e tyre. Tërë kjo thekson nevojën për t’u njohur me të gjeturat shkencore të edukatorëve dhe psikologëve për adoleshencën dhe adoleshentët. Më poshtë po paraqesim të gjeturat e tyre për këtë.
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët” (Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)