Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Rutinat e gjumit për fëmijë

May 30, 2025

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Të mësuarit»Në çfarë moshe mund t’i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj? Një apo më shumë gjuhë amtare? 
Të mësuarit

Në çfarë moshe mund t’i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj? Një apo më shumë gjuhë amtare? 

PrinderimiBy PrinderimiMay 2, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Flisni disa gjuhë me fëmijën 

Në çfarë moshe mund t’i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj? 

Një apo më shumë gjuhë amtare? 

Bebet janë natyrshëm të talentuara për të mësuar gjuhë. Dhe madje edhe para lindjes së tyre: në barkun tuaj, bebeja juaj tashmë dallon tinguj të ndryshëm. Edhe nëse nuk e kupton atë që thoni, është në gjendje të dallojë muzikalitetin specifik të gjuhëve të ndryshme. 

Megjithatë, nuk ka kuptim t’i mësoni fëmijës tuaj një gjuhë të huaj që nuk e zotëroni vetë. Në të vërtetë, interesimi i fëmijës suaj për një gjuhë lind nga nevoja që të komunikojë me ju. Që nga lindja, të mësuarit ndodh përmes imitimit dhe sepse fëmija juaj dëshiron ndërveprim. Kjo është ajo që e bën atë të dëshirojë të kuptojë atë që i thuhet dhe të përgjigjet. Mënyra më e mirë për të nxitur mësimin e disa gjuhëve tek fëmijët është përdorimi i këtyre gjuhëve me ta në baza ditore. 

Nëse ju dhe partneri juaj secili i flisni fëmijës tuaj në gjuhën tuaj, mund të themi se ekzistojnë dy gjuhë amtare. Të dy gjuhët janë të pazëvendësueshme dhe të përbashkëta. 

Në varësi të situatës, njëra gjuhë do të preferohet mbi tjetrën, kjo vie në varësi të bashkëbiseduesit dhe mund të ndodhë që fëmija juaj t’ju përgjigjet në një gjuhë tjetër ndërsa ju flisni me të në gjuhën tuaj dhe anasjelltas. Në shkollë, dhe cilado qoftë gjuha e prindërve, gjuha vendase do të bëhet dominuese. Është gjuha me të cilën fëmija juaj do të mësojë dhe komunikojë me miqtë e tij. Pra, mos u shqetësoni nëse, ndonjëherë, fëmija juaj duket se braktis një gjuhë, ndoshta sepse tjetra është më praktike për të; Si adoleshent apo i rritur, ai do të jetë shumë krenar që është dygjuhësh! 

Të mësosh dy gjuhë në të njëjtën kohë: a është më e ndërlikuar? 

Ju ndoshta po pyesni veten nëse mësimi i dy gjuhëve njëkohësisht është më i vështirë për beben tuaj dhe nëse ky mësim i dyfishtë mund të vonojë zhvillimin e tij apo nëse rrezikon të përziejë gjuhët. Të jeni të sigurt, një fëmijë dygjuhësh nuk është i vetëdijshëm se është zhytur natyrshëm në dy sisteme gjuhësore. Ai do të mësojë shumë shpejt të bëjë dallimin midis dy gjuhëve dhe do të zgjedhë gjuhën e duhur në varësi të personit me të cilin po flet dhe situatës. Gjithashtu, nuk do të marrë dy herë më shumë kohë për të mësuar gjuhën! Fëmija juaj do t’i thotë fjalët e tij të para midis 12 dhe 18 muajsh, si çdo fëmijë, kur të ndihet gati. 

Të mësosh të flasësh në një gjuhë është komplekse dhe madje edhe një fëmijë që mëson vetëm një, në fillim ka vështirësi. Këto gabime gjuhësore janë pjesë e ndërtimit të gjuhës. Kështu që disa fëmijë dygjuhësh ndonjëherë do të përziejnë këto dy gjuhë, porse nuk duhet të jetë aspak shqetësuese për ju!  

Ndoshta fëmija juaj do të krijojë fjali të ndërtuara më mirë në një gjuhë, por do të përdorë fjalor më të saktë dhe më të pasur në gjuhën tjetër. Duhet të kemi parasysh se çdo fëmijë është unik dhe gjithashtu të vërejmë se kjo lloj përzierjeje është gjithashtu e zakonshme edhe tek të rriturit, kur ata flasin disa gjuhë. Nuk ka ndonjë metodë që do të funksionojë njejtë për të gjithë. E rëndësishme është që shkëmbimet të mbeten të natyrshme dhe që gjuha të mbetet mbi të gjitha një mjet komunikimi. 

Disa këshilla për të mbështetur mësimin e disa gjuhëve tek një fëmijë: 

Ekspozimi ndaj këtyre gjuhëve, mosha, statusi i këtyre gjuhëve në rrethin dhe në mjedis ku jeton, janë të gjithë faktorë që mund të ndikojnë në mësimin e një gjuhe dhe zgjedhjen e gjuhës që do të flitet nga një fëmijë. Duhet të kemi gjithmonë parasysh se foshnja mbetet një fëmijë që ka personalitetin e tij, i cili mund të ketë preferenca ose të shprehë nevoja të ndryshme nga dëshirat e prindërve. E rëndësishme është mbi të gjitha të dëgjosh dhe të diskutosh. 

Këtu janë disa këshilla për ta ndihmuar fëmijën tuaj të mësojë një gjuhë të dytë 

  • Nëse mendoni se fëmija juaj është i humbur, mos hezitoni të ndani rolet, duke iu drejtuar gjithmonë fëmijës në të njëjtën gjuhë, veçanërisht nëse është gjuha juaj amtare, në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën tuaj të dallojë më mirë gjuhët e ndryshme; 
  • Nëse fëmija juaj duket se i shmanget një gjuhe, përpiquni ta futni atë në jetën e tij të përditshme në një mënyrë pozitive dhe të natyrshme, duke e promovuar në momente ndërveprimesh lozonjare: përdorni vjersha për fëmijë, tregoni histori, ofroni lojëra, etj, megjithatë, mos e detyroni dhe i jepni kohe, secili fëmijë ka ritmin e vet; 
  • Inkurajoni të tjerët përreth jush që të ndërveprojnë me fëmijën tuaj për ta bërë atë të dëshirojë të praktikojë gjuhë të ndryshme, për t’i treguar atij se të gjitha ato mund të jenë të dobishme për ndërveprim me mjedisin e tij; 
  • Nëse ju nuk jeni dygjuhësh, por dëshironi ta prezantoni fëmijën tuaj me një kulturë tjetër, mund t’ia besoni fëmijës tuaj një dadoje e cila mund t’ua kalojë gjuhën amtare atyre. Megjithatë, që fëmija juaj të bëhet vërtet dygjuhësh, ai duhet t’i ekspozohet një gjuhe shumë rregullisht dhe për një kohë të gjatë, për ta mësuar dhe mbajtur mend përtej viteve të tij të ardhshme.  

Çfarë duhet të dini 

Kur babi, mami dhe foshnja flasin disa gjuhë… 

Nëse ju dhe bashkëshorti juaj keni dy gjuhë të ndryshme amtare dhe zgjidhni të flisni me fëmijën tuaj në ato dy gjuhë, atëherë fëmija juaj do të ketë dy gjuhë amtare. 

Që nga lindja, një fëmijë është shumëgjuhësh 

Fëmija juaj do të përshtatet shumë shpejt me botën e tij të ngjyrosur me dy tinguj të ndryshëm gjuhësor dhe do të jetë në gjendje t’i dallojë shpejt ato. Mësimi i dy gjuhëve nuk e vonon zhvillimin e gjuhës. 

Rekomandohet praktika ditore 

Fëmija juaj do të dëshirojë të praktikojë një gjuhë vetëm nëse e lejon atë të komunikojë me ju ose me ata që e rrethojnë. Për ta bërë atë të dëshirojë të flasë një gjuhë, ofroni atij momente ndërveprimi argëtues. 

Burimi: bebe.nestle.fr
Përktheu dhe përshtati : Jetlire Maloku, Prinderimi.com

Fëmijët Gjuha amtare Gjuhët e huaja Mësimi i gjuhëve të huaja Mosha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleMesazh i sinqertë nga një nënë: Prindërimi, kjo luftë e vërtetë…
Next Article Rekomandim: ”Onward”
Prinderimi

Related Posts

FOKUS

Rutinat e gjumit për fëmijë

May 30, 2025
Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,958

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,210

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,689
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Rutinat e gjumit për fëmijë

PrindërimiMay 30, 2025
Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

ModeratoriMay 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

ModeratoriMay 29, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,958

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,210

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,689
Të zgjedhura

Rutinat e gjumit për fëmijë

May 30, 2025

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.