Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Rutinat e gjumit për fëmijë

May 30, 2025

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»SHTIM (STEM)»Teknologji»Ndikimi i përdorimit të teknologjisë tek fëmijët
Teknologji

Ndikimi i përdorimit të teknologjisë tek fëmijët

PrinderimiBy PrinderimiJanuary 19, 2024No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Andaj është shumë e rëndësishme që të kuptohen drejtë këto efekte, për të mundësuar përdorimin e përgjegjshëm dhe të shëndetshëm të teknologjisë, në veçanti në raport me fëmijët.

Shkruan: Violeta Zefi. Foto e përdorur me leje nga Respublica
Shkruan: Violeta Zefi

Teknologjia është bërë pjesë integrale e jetës tonë të përditshme, andaj shmangia e tërësishme nga ajo është pothuajse e pamundur. Përdorimi i teknologjisë mund të ketë efekte pozitive, përkatësisht mund t’i ofrojë secilit mundësi për vetë-shprehje, kreativitet dhe lidhje me të tjerët, duke përmirësuar aftësitë e komunikimit dhe socializimit.

Mirëpo, krahas mundësive të jashtëzakonshme që ofron përdorimi i teknologjisë, për fat të keq, bashkë me të vijnë edhe shumë efekte negative, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. Andaj është shumë e rëndësishme që të kuptohen drejtë këto efekte, për të mundësuar përdorimin e përgjegjshëm dhe të shëndetshëm të teknologjisë, në veçanti në raport me fëmijët.

Një prej efekteve negative e përdorimit të tepërt të teknologjisë, posaçërisht të rrjeteve sociale, është mundësia që fëmijët t’i ekspozohen ngacmimeve kibernetike. Qasja në platforma të ndryshme “on-line” mund të lehtësojë bullizmin kibernetik, i cili ka pasoja negative në shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve. Fëmijët e ekspozuar ndaj ngacmimit kibernetik përveç ndjenjës së shqetësimit, kanë raportuar ndjenjë të lartë të turpit; janë ndjerë të lënduar dhe madje edhe kanë raportuar frikë për sigurinë e tyre. Për më tepër, jo rrallë fëmijët kanë tendencë të fajësojnë veten për ngacmimin kibernetik që përjetojnë.

Po ashtu, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën e fëmijës është një tjetër problem për të cilin jo rrallë herë prindërit nuk kanë shumë njohuri. Ekspozimi i pa monitoruar mund t’i mundësoj fëmijëve që të jenë në kontakt me përmbajtje pornografike, ato të dhunës, aktivitete që promovojnë vetë-dëmtimin, sjellje të rrezikshme, bullizem etj.

Për me tepër, faktorë si izolimi social dhe varësia ndikojnë që fëmijëve t’u reduktohet koha e ndërveprimit dhe socializimit me bashkëmoshatarët e tyre si dhe t’u limitohet në maksimum koha për të luajtur. Në anën tjetër loja konsiderohet si aktivitet krucial për zhvillimin e fëmijës fëmijët.

Studimet tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë kohë në rrjete sociale gjatë ditës kanë treguar mirëqenie më të ulët psikologjike, duke përfshirë nivele me të ulëta të kuriozitetit, vetëkontrollit, vështirësi në përqendrim, stabilitet të ulët emocional si dhe paaftësi për të përfunduar detyrat shkollore. Ndikimi në sjellje, në aspektin emocional dhe social të fëmijës influencohet dukshëm nga përdorimi i pambikëqyrur i teknologjisë.

Dukuri shumë e shpeshtë është edhe përdorimi telefonave dhe pajisjeve tjera elektronike për të shpërqendruar fëmijët gjatë kohës së ushqimit. Pikërisht koha e ngrënies është mundësi ideale për prindërit që të lidhen me fëmijët e tyre në mënyrë që të modelojnë zakone të shëndetshme të të ushqyerit.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të vendosin limite dhe udhëzojnë fëmijët e tyre për përdorimin e teknologjisë, duke kufizuar kohen para ekranit, monitoruar aktivitetet në internet dhe duke inkurajuar aktivitetin fizik dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë më bashkëmoshatarët. E kundërta, nëse prindërit për çështje praktike i përdorin pajisjet elektronike për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve apo stimuluar një sjellje të caktuar, kjo do krijoj një shprehi e cila me kalimin e kohës mund të shndërrohet në varësi për fëmijët e tyre.

Sot ka një numër të madh platformash në të cilat fëmijët kanë qasje. Mirëpo, kohëve të fundit TikTok-u është njëra nder rrjetet social më të përdoruara nga ana fëmijëve dhe adoleshentëve. Aktualisht ky rrjet social numëron rreth një miliard përdorues të rregullt, ku gjysma prej tyre janë të moshës nga 10-29 vjeç. Koha se kur një fëmijë bëhet pjesë e një platforme on-line është moshë delikate, sidomos kur merret parasysh ndikimin që platformat e tilla kanë në shëndetin mendor të tyre.

Në një hulumtim të BIRN-it të realizuar përmes dhjetëra intervistave me mësues, prindër dhe fëmijë nga vendet e Ballkanit, u identifikua se prindërit nuk janë mjaftueshëm të informuar se çfarë rreziqesh paraqet përdorimi i Tik-Tok-ut për fëmijët e tyre. Studimi konstatoj se 69% e prindërve të anketuar konsiderojnë se fëmijët e tyre i kanë hapur llogaritë e tyre në këtë rrjet social para moshës 13 vjeçare, duke shkelur kështu edhe kushtet legale të përdorimit të platformës.

Dukë rritjen rapide të përdorimit të teknologjisë nga ana e fëmijëve, Asociacioni i Pediatërve Amerikan udhëzon prindërit që fëmijët 0-2 vjet nuk duhet të kenë kontakt me ekranet elektronike, të paktën jo pa praninë prindërve. Po ashtu, fëmijët e moshave 2-5 vjet preferohet që brenda ditës të kenë kontakt me teknologjinë jo më shumë se një orë. Edhe udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë japin të njëjtat rekomandime sa i përket ekspozimit të fëmijëve ndaj ekraneve elektronike.

Prindërit luajnë rol të rëndësishëm në formimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të fëmijëve të tyre kundrejt teknologjisë pasi ata shpesh janë modeli kryesor për ta. Fëmijët mësojnë duke vëzhguar sjelljen e prindërve. Kjo përfshin edhe përdorimin e teknologjisë nga ana e tyre. Andaj, prindërit mund të ndikojnë në përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tyre duke vendosur rregulla dhe kufij të qartë.

Megjithatë, përdorimi i përgjegjshëm i teknologjisë nuk është përgjegjësi vetëm e prindërve. Hartimi i politikave adekuate nga ana e institucioneve përgjegjëse është shumë i rëndësishëm dhe duhet të merret me shumë prioritet.

Nevojitet që të rishikohen plan programet shkollore gjithashtu. Fëmijët duhet të mësojnë qysh në moshë të re për efektet negative që mund të ketë përdorimi i teknologjisë në mënyrë të pa monitoruar dhe pakontrolluar.

Gjithashtu kërkohet të merren në konsideratë praktikat me të mira nga vendet e tjera, duke i adaptuar dhe përdorur ato në kontekstin social dhe kulturor të të gjitha vendet e Ballkanit.

Burimi: Respublica

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇfarë duhen të keni parasysh për të ushqyer fëmijën 6-9 muajsh?
Next Article Mos i llastoni fëmijët tuaj, para se të jetë tepër vonë!
Prinderimi

Related Posts

FOKUS

Rutinat e gjumit për fëmijë

May 30, 2025
Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,958

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,210

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,689
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Rutinat e gjumit për fëmijë

PrindërimiMay 30, 2025
Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

ModeratoriMay 29, 2025
Ankthi dhe depresioni

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

ModeratoriMay 29, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,958

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,210

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,689
Të zgjedhura

Rutinat e gjumit për fëmijë

May 30, 2025

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025

Cilat janë shenjat e depresionit që mund t’i vërejmë në vete, tek fëmijët apo tek të tjerët

May 29, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.