E di se kur mund të kem besim tek im bir..
A kam besim tek im bir dhe tek aftësitë e tij? Për të pasur besim duhen vlerësuar në mënyrë realiste aftësitë dhe burimet e fëmijës. Duhet ta kuptojmë që po rritet dhe duhen pikasur përparimet e tij të njëpasnjëshme.
Verifikoni nivelin e njohjes që keni në lidhje me kufijtë e besimit që duhet t’i caktoni fëmijës suaj.
Im bir është në gjendje të m’i tregojë nevojat e tij:
• Është i aftë të mbrohet.
• Nuk është shumë kokëkrisur.
• Di se si t’i bëjë për vete të rriturit e tjerë.
• Di se si t’i bëjë për vete fëmijët e tjerë.
• Është i zoti t’ia dalë mbanë vetë në gjërat e thjeshta, si veshja apo hedhja e lëngut në gotë.
• Është në gjendje të afrohet me të tjerët.
• Ka zhvillim të mirë.
• Kupton mirë.
• Përshtatet mirë me situatat e reja.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”