Metodat e komunikimit efektiv
a. Heshtja
Nuk ka faktor më të fuqishëm sesa heshtja që njeh mundësinë e të folurit. Duke heshtur para fëmijës, duke i lënë hapësirë fjale ai mund të nxitet që të flasë.
b. Kuptimi i ndjenjave
Kjo bën që të krijohet ideja se ai/ajo kuptohet nga të tje- rët, dëgjohet dhe çmohet.
“Më dukesh si i frikësuar!” “Më duket se je mërzitur pak me mësuesen…”
c. Porositë e aprovimit
Shfrytëzimi i drejtë i gjuhës së trupit, si: të shikuarit në sy, shfrytëzimi i tonit të zërit, afirmimi, tundja e kokës, vënia e duarve tuaja mbi shpatulla etj., të gjitha kanë një ndikim shkriftues.
d. Shfrytëzimi i gjuhës “unë”
Përdorimi i kësaj forme të shprehuri, si në pësore për subjektin folës, së paku eviton zënkat, inatosjen dhe thyen rezistencat e pabaza.
“Më vjen keq që e bëre pis tapetin!”
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)