Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Mendova se nuk do ta shihja më foton e babait tim…
Aktualitete

Mendova se nuk do ta shihja më foton e babait tim…

PrinderimiBy PrinderimiDecember 14, 2023No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bujari ishte në shtëpi. Për shkak se u mërzit, po ecte kot nëpër korridor. Nëna nuk i jepte leje për të dalë jashtë, ngaqë koha ishte e ftohtë dhe me shi. Ajo i tha se ishte më mirë ta kalonte kohën duke bërë mësimet dhe duke pikturuar. Bujari nuk dëshironte të mësonte e as të pikturonte. Mori topin dhe filloi të luante… Luante në kuzhinë pa ua vënë veshin qortimeve të nënës.

Në një moment topi i rrëshqiti nga duar dhe “trak” theu xhamin e dritares së kuzhinës. Nëna u nxeh shumë dhe i bërtiti: – Shko menjëherë në dhomën tënde dhe bëj mësimet

Bujari doli menjëherë nga kuzhina. Pa fjalë e kokulur.
Shkoi në dhomën e tij dhe pa për disa çaste shiun që po binte jashtë. U ul në tavolinën e studimit dhe hapi librin e historisë. Lexoi disa faqe, por ngaqë nuk donte të mësonte, e mbylli dhe e futi në çantë. Hapi derën e dhomës me kujdes dhe pa drejt kuzhinën.

Pa nënën teksa po mblidhte copat e xhamit përtokë. Më pas ajo doli për t’i hedhur copat e xhamave në koshin e mbeturinave, që ndodhej në bahçe. Bujari filloi të kërkonte nëpër sirtarët e vitrinës, duke thënë me vete: “Ndoshta gjej ndonjë gjë për të kaluar kohën.”
Në sirtar gjeti një foto shumë të vjetër. Fotoja ishte bardh e zi dhe e zverdhur nga koha. Bujari mendoi se mund ta bënte me ngjyra.

Menjëherë hyri në dhomën e tij. Mbylli derën dhe u ul në tavolinën e studimit. Zgjodhi ngjyrat me të cilat do të ngjyroste foton.
Ngriti duart lart dhe tha:
– Urraaa! Do ta ngjyros foton me këto ngjyra dhe do ta var në murin e dhomës sime. Kur ta shohë nëna se këtë e kam bërë unë, patjetër që do të gëzohet shumë, nuk do të më bërtasë më për xhamin që theva dhe do të më falë.
Në foto ishte një burrë i moshuar. Bujari ia ngjyrosi me të zezë flokët dhe mjekrën burrit të moshuar, fytyrën me të verdhë dhe sytë me blu.

Por ai donte ta ngjyroste edhe më shumë. Në kokë i bëri një kapelë të madhe, ndërsa në sytë i vizatoi një palë syze të kuqe.
“Tani, kjo foto u bë shumë komike!”-  tha me veten e tij.
Hapi një vrimë në pjesën e sipërme të fotos dhe e vari në një gozhdë që gjendej në murin pranë krevatit të tij. Pastaj u kthye në dhomën e ndenjës i entuziazmuar.

Nëna ishte ulur në kolltuk dhe po thurte triko. Bujari iu afrua dhe e pyeti:
– Nënë, akoma je e zemëruar me mua?
– Ti nuk më dëgjon aspak, gjërat për të cilat them mos i bëj, i bën përsëri me këmbëngulje. Të thashë disa herë që nuk duhet të luash me top brenda në shtëpi. Copat e thyera të xhamit mund të të dëmtonin. Më mërzite shumë!
– Të kërkoj shumë falje që luajta top brenda në shtëpi.
– Nëse më jep fjalën se nuk do ta bësh më, do të të fal.
– Të premtoj!..
Bujari mezi po priste t’ia tregonte nënës foton që kishte ngjyrosur.

– Nënë, sipas teje, çfarë po bëja në dhomën time?
– Nuk e di, po… me siguri po bëje… mësimet… – Nuk e gjete. – Më trego, atëherë, çfarë po bëje?!
Bujari vrapoi në dhomën e tij. E mori në dorë foton që kishte varur në mur dhe u kthye përsëri te nëna. Pasi fshehu foton prapa, i tha: – Kur ta shikosh këtë që po fsheh, do të më urosh! Nëna filloi të bëhej më shumë kureshtare. I tha t’ia tregonte menjëherë atë që po fshihte prapa. Më në fund Bujari ia tregoi foton…
– Mbahu, atëherë!.. – i tha ai dhe vështronte veprimet e nënës. Nëna pa foton. Fotoja në dorën e të birit ishte e babait të saj. Sa shumë ishte prishur! E pyeti:
– Ti e ke bërë këtë foto kështu?! – Sigurisht, unë…
Nëna e hutuar shikonte në fytyrë të birin. Ai i tha se e kishte marrë foton nga sirtari i vitrinës dhe se e kishte ngjyrosur, ngaqë ishte një foto pa ngjyra dhe e vjetër.

Nëna filloi të qante, kur e pa në atë gjendje foton e babait të saj, që e kishte humbur para disa vitesh. Bujari nuk po kuptonte asgjë nga ajo që po ndodhte. U shqetësua shumë kur pa lotët e saj që rridhnin pa pushim. E pyeti: – Pse po qan?!..

– Kjo fotografi ishte e vetmja që më kishte mbetur nga babai im…, –  foli ajo, pasi u qetësua disi. –  Kur më merrte malli për babain, shikoja atë fotografi. Ti e ke sjellë në këtë gjendje të… foton e gjyshit tënd duke e ngjyrosur. Nëna filloi përsëri të qante. Bujari u ndie fajtor dhe shkoi në dhomë duke e lënë nënën e tij vetëm. Rrugës mendoi: “Duhet të bëj diçka… Duhet ta rregulloj foton e ta bëj siç ishte më parë.” Vendosi ta çonte foton te fotografi më i vjetër i qyte[1]tit. Ai quhej Bardhi. Kur ia tregoi, fotografi plak i tha:

– Fotoja qenka prishur shumë, por për hatrin tënd, do të përpiqem ta rregulloj, edhe pse është shumë e vështirë. – Kjo është fotoja e vetme e gjyshit tim. Me të nëna ime çma[1]llet… Kur e pa nëna në këtë gjendje foton, u mërzit dhe qau shumë. – Mos u dëshpëro, bir! Do të bëj të pamundurën… Nëse ia dal mbanë, në mbrëmje do të ta sjell në shtëpi. Fjalët e fotografit i dhanë shumë shpresë Bujarit dhe ai shkoi me vrap në shtëpi.

Nëna po gatuante në kuzhinë. Bujari hyri pa zhurmë e pa u ndjerë në dhomën e tij. U ul në krevat, hapi duart dhe filloi të lutej: – O Zot! Të lutem bëj që xhaxhi Bardhi ta kthejë foton ashtu siç ishte. Nëna është mërzitur shumë… Nëna kishte përgatitur tryezën. Babai kishte ardhur nga puna dhe së bashku u ulën për të ngrënë. Ndërsa po hante, Bujari mendonte vetëm për gjendjen e fotos. Nëna e tij nuk donte t’i tregonte gjë babait, ngaqë ai ishte shumë i lodhur. Pasi hëngrën, kaluan në dhomën e ndenjes. Kur ra zilja e derës, nëna u ngrit nga vendi dhe shkoi ta hapte. Pas pak erdhi xhaxhi Bardhi. Babai i tha xhaxhi Bardhit:

– Mirë se erdhët! Sa surprizë e bukur! Bujari i puthi dorën xhaxhi Bardhit. Ndërsa nëna nuk e kuptoi shkakun e ardhjes së tij. Xhaxhi Bardhi ia dha nënës së Bujarit zarfin që kishte në dorë dhe i tha: – Urdhëroni, kjo është e juaja… Nëna e Bujarit kur e hapi zarfin, nuk u besoi syve… Fotoja e babait të saj ishte bërë më e bukur se ç’kishte qenë më parë. Ajo shkëlqente sikur të ishte një foto e re. Ia tregoi të shoqit dhe Bujarit. Edhe ata e pëlqyen shumë. – Të lumshin, duart! Të falënderoj shumë që ma bërë këtë nder…, –  i tha Bujari. Xhaxhi Bardhi i tha se këtë foto e kishte rregulluar me plot kënaqësi. Pastaj u largua.

Nëna e mori Bujarin në krahë dhe e puthi fort. Sytë iu mbushën përsëri me lot.
– Mendova se nuk do ta shihja më foton e babait tim. Ti je një fëmijë shumë i dashur!…
Babai i Bujarit e kuptoi çfarë kishte bërë i biri, por edhe ai u gëzua shumë nga gjesti i tij. Bujari e kuptoi se këtë lumturi e arriti për shkak të lutjeve që kishte bërë. Buzëqeshja e nënës së tij vlente më shumë se çdo gjë në këtë botë.

Autore: Hale Xhanat, ”Fotografia e gjyshit”
Nga seria: ”Historitë e Bujar çamarrokut”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi ndikon belbëzimi në aspektin fizik dhe emocional?
Next Article Tregim i mirësjelljes: Mbreti i pyllit nuk u mashtrua!
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,942

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,168

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,942

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,168

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.