Vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, i miratuar sipas tyre në vitin 2020, është një përpjekje për mjegullimin e reagimeve të ashpra që vijnë nga shoqëria kosovare, njofton Prinderimi.com
Ky reagim turpërues i MASHTI-t vjen pas shumë përpjekjet për të shfaqur reagimet e drejta të prindërve, mësimdhënësve dhe së fundi të komunave me radhë ndaj Kurrikulës së ndyrë të ”Edukatës seksuale”
Lexo poashtu:
Komunat e Kosovës me rend bojkotojnë Kurikulen e ndyrë të ”Edukatës seksuale”
Këtë veprim MAShTI e bën nën petkun e një procesi “profesional, etik e transparent”, por nuk mund të anashkalohet fakti se ky rishikim ishte në të kaluarën i pranishëm dhe kjo s’është gjë tjetër veçse një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj presionit të grupeve të ndryshme shoqërore që kanë ngritur zëra kundër edukimit seksual të tërësishëm në shkolla.
Reagimi i Ministrisë se gjoja ‘‘nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual’‘ është mungesë e guximit institucional për t’u përballur me dështimin, në përpjekje për të futur shthurjen gjithshoqërore dhe degradimin e fëmijëve dhe familjes në përgjithësi.
”Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, të miratuar në vitin 2020. Për procesin e rishikimit Ministria do të formojë një komision me ekspertët më të kualifikuar në vend. Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra.
Për largimin e tërësishëm jo vetëm të doracakëve por të të gjitha përpjekjeve për futjen ilegale të mësimeve të ndyta nën petkun e emërtimin ”edukatë seksuale” MAShTI jep një përgjigje se doracakët do të largohen përkohësisht, duke u krijuar një komision shqyrtues, ani pse kaq vite e pranishme në mesin tonë, nuk është bërë një gjë e tillë ndërsa përkitazi me këtë temë janë trajnuar në mënyrë tinëzare 2500 mësimdhënës.
”Po ashtu, njoftojmë mësimdhënësit dhe prindërit se doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MAShTI-t deri në përfundim të rishikimit nga komisioni me ekspertët më të mirë në vend dhe të gjitha palët kompetente që i japin siguri e qartësi këtij procesi. MAShTI është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje. Në këtë linjë, çdo vendim jokompetent nga institucionet komunale nuk prodhon asnjë efekt juridik.” – thuhet tutje në njoftimin zyrtar.
Rrjeti i Prindërve të Kosovës do të vazhdojë kërkesën për heqjen e tërësishme të ”edukatës seksuale” në shkollat tona. Këta doracakë japin informacione degjeneruese, shtyejnë fëmijët nga moshat e hershme të eksplorojnë, përjetojnë ose shprehin seksualitetin e tyre në të gjitha format.
Këta doracakë janë sulm ndaj normave të besimit dhe vlerave kulturore të shoqërisë tonë, nxisin për sjellje të papërshtatshme, japin informacione që qojnë nxënësit e gjitha moshave drejt eksperimentimit të hershme me trupin e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, rrisin shanset për marrëdhënie seksuale jashtë martesore dhe në fazen e adoleshencës. Doracakët kanë përmbajtje të turpshme, degjeneruese, me tema rreth orientimeve seksuale dhe zgjedhje të identitetit gjinor që bien ndesh me bindjen shoqërore morale.
Përgjegjësia për edukimin mbi seksualitetin bie mbi prindërit dhe ata përcaktojnë varësisht moshës dhe përgatitjes psiko-fizike, me mbikëqyrje të duhur duke u përhapur informacioni mbi seksualitetin dhe shëndetit riprodhues në mënyrë të përshtatshme.
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.