LOJËRAT DHE MOSHA
Loja dhe lodrat tanimë zënë një vend të rëndësishëm në kuadër të metodave të terapisë. Një mori kërkimesh tre- gojnë se shfrytëzimi i lojërave konform moshës së fëmijës ka ndikim të jashtëzakonshëm mbi zhvillimin e tij/saj.
Cilat janë ato lojëra që përshtaten në varësi të moshës?
0 deri në 12 muaj
Në muajt e parë të jetës fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, kështu që lodrat e përshtatshme për këtë moshë janë rraketaket, lodrat me muzikë, kukullat që nxjerrin zëra e kështu me radhë. Është e rëndësishme që të mos ke- në shumë volum apo zë të lartë, sepse fëmijët kanë veshë të ndjeshëm. Pas muajit të tretë zhvillohet shqisa e të parit dhe të prekurit.
Në këtë fazë janë tërheqëse lodrat me ngjyra, që mund t’i prekin me dorë. Përveç kësaj, në këta muaj fëmijët duan t’i rrokin me dorë sendet. Nga muaji i gjashtë u dalin dhëmbët, ndaj dhe në këtë listë duhen përfshirë lodrat prej kauçuku. Në këtë periudhë mund të preferohen edhe lodra që bëjnë muzikë, të bëra me stof të fortë, lodra elastike, kuti lodrash dhe vetura me ngjyra.
1 deri në 2 vjeç
Kjo është periudha kur fëmijët shtojnë aktivitetet fizike, kur për herë të parë shfaqin kreativitetin e tyre, kur nisin të lozin me fëmijët e tjerë, kur fitojnë aftësinë për të imituar, kur fillojnë të interesohen për veçoritë e lodrave. Tashmë nisin t’i drejtojnë vetë lojërat; duan që të nxjerrin zë prej tyre.
Lojërat ideale për këtë grupmoshë janë veturat, kamionët, trenat, zilet, daullet, bilbilat, ngjyrat e drurit, fletët e vizatimit, plastelina, librat me tregime të shkurtër, kubet, maketet, kovat me forma dhe setet kovë-lopatë. Puzzle-t me dy deri në katër pjesë janë lojëra që mund të shfrytëzohen në fund të kësaj periudhe.
3 deri në 5 vjeç
Kjo është periudha kur përshpejtohet zhvillimi i mus- kujve, shkathtësive gjuhësore dhe inteligjencës; kur rritet shoqërizimi. Është koha kur nëna, babai dhe shokët duhet të përfshihen më tepër. Ja disa lojëra të përshtatshme për këtë periudhë:
- lojëra që kanë në qendër tërheqjen me spango;
- lojërat me shtyrje tërheqje, si karrocat e bebeve, ka- rrocat e shitblerjes, ato të dorës etj.;
- biçikletat me tre rrota;
- lojërat në park;
- lojërat formuese, si blloqet prej druri, legot, kubet etj.;
- puzzle-t me gjashtë e më shumë pjesë;
- drurët me magnet;
- enët plastike;
- lojërat me numra, abakusi, lojërat me forma;
- kukullat me flokë dhe me sy të lëvizshëm, kafshët prej kauçuku;
- veturat e vogla, kamionë të mëdhenj, trena të vegjël etj.;
- lojërat me zall e me ujë që janë në përputhje me ku- shtet rrethanore, anijet, dragonjtë fluturues e kështu me radhë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)