Është mjaft e rëndësishme që të kategorizohen pyetjet që parashtrojnë fëmijët. Kësisoj përgjigjet do të varen në bazë të llojit të pyetjeve. Pyetjet e fëmijëve mund t’i kategorizojmë në këtë mënyrë:
1) Pyetjet të cilat kanë natyrë gjuhësore, ngjashëm me: Pse janë emërtuar gjërat me këta emra? Pse të mos ua ndërrojmë emërtimet? Pse të mos e zbulojmë një gjuhë tjetër të re?
2) Pyetje të lidhura me ekzistencën, ku në këtë frymë vijnë pyetjet e ngjashme si: Prej nga kemi ardhur? Ku do të shkojmë? Prej nga vijnë fëmijët? Çfarë do të thotë vdekja? Po gjithësia çfarë është?… etj.
3) Pyetje rebelimi, të cilat fokusohen sipas idesë: Pse nuk u lejohen fëmijëve çështjet që u lejohen të të rriturve? Këto pyetje vijnë më shumë si përpjekje e fëmijëve të ngjasojnë me të rriturit se sa që u ngjasojnë formës së pyetjeve në të vertetë.
4) Pyetje provokuese, janë ato të cilat fëmijët i sprovojnë aftësitë e anëtarëve të familjes duke i kundërshtuar më pas pikat e dobëta të cilat i hasin te ta. Në shumicën e rasteve janë përzierje e krahasimeve mes familjes dhe familjeve të shoqërisë së tij, që zakonisht sillen rreth vatrës së mundësive ekonomike dhe fizike të familjes.
5) Pyetje të shqetësimeve fëmijërore, shpesh herë fëmijët i parashtrojnë këto lloje pyetjesh në kompensim të ndjenjave shqetësuese që gjenden tek ata, me ç’rast nga pyetjet me të shpeshta që i mundojnë fëmijët janë pyetjet përreth mungesës së ndonjërit prej prindërve, apo dukuri tjera të braktisjeve.
6) Pyetjet hulumtuese përreth fizionomisë trupore, ku në fillim të këtyre pyetjeve hulumtuese të shtruara nga fëmija prijnë pyetjet që kanë të bëjnë me dallimet e fizionomisë trupore në mes të dy gjinive.
Nga ky kategorizim i pyetjeve mund të ndihmohen prindërit apo edukatorët që t’i kuptojnë prapavijën e pyetjeve të shtruara nga fëmijët e tyre; pra ngaqë fëmijët nuk pyesin vetëm se për ndonjë arsye të cilën mundohen ta kuptojnë.
Autor: Hamed Rakef
Përgatiti: Prinderimi.com