Person i zhvilluar nuk është ai që nuk ka të meta, por ai që nuk ndien nevojën e fshehjes së dobësive për shkak të frikës ndaj kritikës. Fusha e verbër është e pakët te njeriu i zhvilluar. Ai nuk ka frikë të përballet me fushat e verbra (me hijet). Madje për shkak të zhvillimit, ai është i gatshëm të përballet me fushat e verbra megjithëse mund ta lëndojnë.
Njeriu i zhvilluar i ka në harmoni mendimet, ndjenjat dhe sjelljet.
Njeri i zhvilluar është ai që ka më pak indiferencë mes gjykimit që ka për veten dhe gjykimeve që kanë të tjerët për të.
Njohja me të ka ndryshim nga dje në sot, sepse ai është vazhdimisht në zhvillim.
Njeri zhvilluar është ai që ka vetëvlerësim të lartë. Njohja e vetvetes do të thotë të kesh vetëvlerësim të lartë.
Njeriu që njeh veten është i qetë.
Njeriu që njeh veten është i hareshëm.
Njeriu që njeh veten është i drejtë.
Njeriu që njeh veten është i gjallë.
Njeriu që njeh veten është i thjeshtë.
Njeriu që njeh veten është i natyrshëm.
Njeriu që njeh veten është i dashur.
Njeriu që njeh veten është i vërtetë.
Njeriu që njeh veten është estetik.
Njeriu që njeh veten është krijues.
Njeriu që njeh veten është i vetëmjaftueshëm.
Njeriu që njeh veten është i kompletuar.
Kur ka kuptim të ekzistencës, rrugë të ekzistencës, qëllim të ekzistencës, mund të kemi shëndet fizik, emocional dhe mendor. Qëllimi i ekzistencës është njohja e vetvetes. Njeriu që njeh veten fillimisht di të jetë “Unë”. Vetëm njerëzit që janë “Unë”, mund të bëhen bashkë “Ne”.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”